06.01.2013 Views

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

duhet të jetë i gjatë, por ai duhet të adresojë nevojat më kryesore dhe prioritetet e komunitetit për atë

vit. Përmbledhja duhet gjithashtu të diskutojë ndikimet për mos adresimin e këtyre problemeve

kryesore.

Për shembull, nëse një drejtori e shërbimeve publike dorëzon kërkesë për asfaltimin e rrugëve të

caktuara në komunë, drejtori i drejtorisë duhet të japë arsyetim pse rrugët duhet të asfaltohen.

Megjithatë, drejtori i drejtorisë duhet të përgatisë një diskutim përmbledhës për gjendjen e rrugëve në

komunë dhe probleme me mirëmbajtjen e tyre. Ai duhet të identifikojë ku janë problemet kryesore në

komunë. Drejtori i Planifikimit Hapësinor duhet të ofrojë një përmbledhje të statusit të planeve

hapësinore në komunë dhe arsyen pse disa plane rregulluese urbane duhet të hartohen para të tjerëve.

Vlerësimet mund të plotësohen nga anketimet e qytetarëve dhe përmbledhjet për gjendjen ekzistuese

mund të gjenden në planet komunale, planet për zhvillim ekonomik, etj.

1.6 Përpilimi i kritereve për prioritizimin e projekteve

Çdo vit, ekzistojnë më shumë projekte se sa duhet të realizohen dhe për të cilat ekzistojnë fonde. Madje

edhe profesionisti më me përvojë i PIK ka vështirësi në vendosjen e rëndësisë komparative në listën e

projekteve të përmirësimit kapital. Kjo, veçanërisht është e vërtetë kur vendoset se cili projekt është

më i mirë për komunitetin dhe jo vetëm për vetveten. Kur bëhet krahasimi ndërmjet dy projekteve të

ngjashëm, siç janë projekti për shtrimin e dy rrugëve, krahasimi është relativisht i lehtë. Duke i krahasuar

faktorët siç janë numri i automjeteve që qarkullon në një rrugë brenda një dite, gjatësia e rrugës ose sa

aksidente trafiku mund të eliminohen, është më lehtë të zgjidhet investimi më efikas. Por, bërja e këtij

krahasimi është shumë më i vështirë kur bëhet krahasimi ndërmjet dy projekteve jo të ngjashëm.

Keni parasysh krahasimin e rëndësisë relative të katër projekteve në vijim:

• Zëvendësimi i një shkolle fillore të vjetër me një të re dhe moderne. Shkolla ka 2000 nxënës në

vit.

• Shtrimi i një rruge kryesore prej 10 km që ka pasur shumë aksidente trafiku. 20,000 automjete

qarkullojnë në atë rrugë

• Blerja e tri kamionëve zjarrfikëse për një komunë e cila këto pajime i ka të vjetruara.

• Hartimi i planit të ri rregullues për një pjesë urbane të komunës e cila po përjeton një presion të

madh zhvillimi.

Nëse i pyetni përfituesit e këtyre projekteve për rëndësinë e tyre, siç janë:

- prindërit të cilët kanë fëmijë në shkollë,

- pronarët e bizneseve të cilët janë të vendosur në atë rrugë që duhet të riparohet

- pronarët e shtëpive shtëpitë e të cilëve janë djegur dhe të cilëve ndoshta dikush i ka vdekur

vitin e kaluar nga zjarri për shkak të pajimeve zjarrfikëse joefikase,

- drejtorin e drejtorisë së planifikimit hapësinor / urbanizmit,

Do të shihni qëndrime krejtësisht të ndryshme të rëndësisë komperative të këtyre projekteve. Komunat

duhet t’i tejkalojnë mendimet personale në zgjedhjen e këtyre projekteve dhe duhet të përdorin një

sistem objektiv të menaxhimit, i cili ju ndihmon në vlerësimin dhe prioritizimin e projekteve. Ky sistem

jo vetëm që i ndihmon nëpunësit të PIK dhe drejtorëve të drejtorive me bërjen e rekomandimeve

mbrojtëse, por ai gjithashtu u jep besim qytetarëve se komuna po përkujdeset në procesin e zgjedhjes së

projekteve dhe investimeve kapitale. Përfundimisht kuvendi komunal duhet të jetë i bindur se PIK të cilin

e miratojnë bazohet nën nevoja të njëmendta të komunitetit nga i cili përfiton i tërë komunitetit.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!