06.01.2013 Views

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

Planifikimi i Investimeve Kapitale - Emi-kosovo-rti.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

1.6.1.2 Përjashtimi i projekteve tjera. Në komunat me numë të madh të projekteve, përcaktimi

i prioriteteve mund të thjeshtëzohet me përjashtimin e projekteve të caktuara nga procesi të cilët nuk

duhet të përfshihen për arsye të caktuara. Ekziston një numër projektesh që duhet përjashtohen

menjëherë, si:

• Projekte të cilët zbusin emergjencën (këto duhet të ndërmerren jashtë procesit të PIK)

• Projektet e vogla apo margjinale (të cilët nuk i përmbushin minimum të kostos)

• Projektet nën procedurë gjyqësore (projektet të cilat do të vonohen për shkak të vonesave

gjyqësore)

• Projektet e konceptuar në mënyrë jo përkatëse që kërkojnë analiza të mëtejme

• Projektet e shtrenjta kur ekzistojnë vetëm fonde të kufizuara në dispozicion

Në seksionin 2.2 më poshtë (faqe 34), ky doracak rekomandon që nëpunësi i PIK të jetë përgjegjës për

pasqyrim të plotë të të gjitha projekteve për të eliminuar punët jo të nevojshme për komitetin e PIK.

1.6.2 Grupimi i projekteve sipas kategorive bazike funksionale. Pjesa më e madhe e

projekteve dorëzohet nga drejtoritë komunale. Me grupimin e projekteve në kategori funksionale, bëhet

largimi i projekteve nga konteksti i drejtorisë dhe lehtësohet krahasimi i projekteve me njëri tjetrin.

Grupimi i projekteve në këtë mënyrë gjithashtu lehtëson punën e zyrtarëve komunal për t’ua shpjeguar

projektet qytetarëve. Shumë komuna përdorin këtë qasje dhe krijojnë listën e tyre të kategorive, si:

• Rrugët, rrugicat dhe urat

• Mjetet për mbeturinat e ngurta

• Parqet dhe rekreacioni

• Furnizimi me ujë

• Shërbimet shëndetësore

• Objektet shkollore

• Kanalizimet për ujërat e zeza,

ujërat atmosferik dhe

drenazhimet

• Objektet e sigurisë publike

• Ndërtesat publike

• Planet rregulluese urbane

• Zhvillimi ekonomik

• Pajimet kompjuterike

• Pajimet e tjera

• Të ndryshme

1.6.2.1 Radhitja e thjeshtë e prioriteteve. Mënyrë më e thjeshtë për t’i prioritizuar projektet

kërkon që secila drejtori t’i vendosë projektet në radhitjen prioritare para se ato t’ia dorëzojë nëpunësit

të PIK. Për shembull, nëse drejtoria e urbanizmit ka gjithsej 11 projekte për shtrimin e rrugëve, ata

thjesht mund t’i radhisim ato sipas prioritetit prej 1- 11 nën kategorinë “Rrugët, Rrugicat dhe Urat”. Kjo

i jep mundësi nëpunësit të PIK që t’i listojë projektet sipas kategorive dhe gjithashtu sipas prioritetit të

drejtorisë, por gjithashtu mundësinë që t’i grupojë projektet me prioritet më të lartë në një vend. Ky

është një proces i thjeshtë të cilin madje edhe komunat më të vogla mund ta përdorin.

1.6.2.2 Prioritet sipas kategorive të nevojave elementare. Një teknikë tjetër e thjeshtë, por më

kuptimplote është që drejtoritë së pari t’i identifikojnë projektet sipas kategorive funksionale dhe

shfrytëzuese, sipas seksionit 1.6.3 më lartë, dhe pastaj të identifikojnë rëndësinë e projekteve sipas

kritereve të përcaktuar paraprakisht. Ky grupim i jep mundësi nëpunësit të PIK që të krijoje një listë të

përgjithshme të projekteve sipas kategorive dhe niveleve të ndryshme të prioritetit. Është me rëndësi që

të kihet parasysh se duhet pasur korrespondencë ndërmjet projekteve me prioritet të lartë dhe

vlerësimeve të drejtorive, të bëra në seksionin 1.5 më lartë. Çdo drejtori mund t’i grupojë projektet e

tyre në listën vijuese të projekteve prioritare:

18

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!