07.11.2015 Views

Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_2015

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

Hyrje

“Jepu njerëzve lëmoshë apo një mjet pune, ata do të jetojnë pak më mirë.

Jepu atyre arsim, ata do të ndryshojnë botën”

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020 (në vijim, SZhAPU) (1) është një nga

përbërësit e Planit Strategjik të Arsimit 2014-2020. Ajo plotëson aspektet e pa përmbushura të

strategjisë 2009-2013 dhe mbështet përsosjen e mëtejshme të sistemit arsimor (2) që vlerësohet si një

nga promotorët e zhvillimit të vendit dhe të përpjekjeve tona integruese. Dokumenti i Strategjisë

parashtron përparësitë arsimore kombëtare për periudhën në fjalë dhe përbën, kështu, një platformë

gjithëpërfshirëse, brenda së cilës të mund të kontribuojnë aktorët institucionalë dhe grupet e

interesuara. Dokumenti është propozim për transformimin, për reformimin dhe për zhvillimin e

arsimit tonë, sipas një modeli të frytshëm planifikimi, menaxhimi dhe vlerësimi. Ai merr parasysh

parimet dhe praktikat më të mira, trajton gjendjen e SAPU-së dhe propozon ndërhyrjet për secilën

prej përparësive të vlerësuara si më të rëndësishme, duke shmangur, njëherazi, përshkrimet e

panevojshme.

Strategjia e hartuar pajtohet me prirjet kryesore të zhvillimit të arsimit në Europë dhe në botë. Si e

tillë, ajo synon: (i) të përmirësojë cilësinë e arsimit për të gjithë; (ii) të identifikojë veprimtaritë

kryesore dhe të planifikojë buxhetet e nevojshme; (iii) të ndihmojë bashkëpunimin mes agjencive

qeveritare, partnerëve tanë dhe grupeve të tjera me interes ndaj arsimit, në drejtim të shtrirjes së

veprimtarive dhe të investimeve në arsim, në kufijtë e një kuadri të njësuar konceptimi, planifikimi

dhe financimi. Bazuar në këtë dokument, zhvillohen planet operuese për secilin vit, në të cilët

përcaktohen objektivat vjetorë, veprimtaritë konkrete dhe mjetet / burimet përkatëse.

Puna për hartimin e Strategjisë ka filluar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (në vijim, Ministria),

në prillin e vitit 2014. Gjatë periudhës prill-gusht 2014, u përgatit “Raporti Paraprak për Reformën

e SAPU-së”. Nga diskutimi i gjetjeve dhe i propozimeve të Raportit u përftua korniza e konceptimit

të Strategjisë, objektivat dhe pritshmëritë sipas përparësive të përcaktuara. Në periudhën shtatordhjetor,

u thellua kërkimi për të njohur dhe evidencuar gjendjen në sistem, në aspektet e

veprimtarisë së tij. Në vitin 2014, u organizuan tre workshope, në të cilët ekspertë vendas dhe të

huaj, mësues, përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe shoqëria civile kanë kontribuar si në

identifikimin e pikave të forta / problemeve / vështirësive, ashtu dhe në zhvillimin e kornizës

konceptuese. Këto veprimtari u shoqëruan me ngritjen e ekipeve që shtjelluan aspektet e veçanta të

Strategjisë.

(1) Në këtë strategji nuk përfshihet arsimi dhe formimi profesional, pasi strategjinë e tij e ka zhvilluar

MMSR-ja. [MMSR (2014), “Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020”]

(2) MASH (2009), “Strategjia Kombëtare e APU-së 2009 - 2013”.

Faqe 10

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!