07.11.2015 Views

Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_2015

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

ZhP-në; mungon baza e nevojshme e të dhënave në këtë fushë dhe nuk janë plotësisht funksionale

rregulloret për akreditimin e programeve dhe të organizatave që ofrojnë trajnime për ZhP-në të

mësuesve; ka vonesa ose dobësi në licencimin e mësuesve. Mbeten problemet me nivelin jo të

përshtatshëm të pagave të mësuesve dhe me sistemin e gabuar dhe aspak motivues të kompensimit

për punën e kryer. Përfshirja e pamjaftueshme e të gjithë mësuesve në programet e aftësimit,

instrumentet e munguara për identifikimin dhe çmuarjen e nevojave për ZhP-në, larmia dhe

thellësia e programeve trajnuese janë dobësi të tjera që kërkojnë trajtim urgjent nga ekspertët, në

kuadër të zbatimit të strategjisë.

Problemet e konstatuara theksojnë edhe më shumë rëndësinë e të nxënit cilësor gjatë gjithë jetës,

për të pasur një sistem efektiv ZhP-je. Për këtë arsye, tani, pas përfundimit të paketës kurrikulare,

do të zhvillohen politika, programe dhe projekte që do të zhvendosnin përparësinë nga procesi i

përvetësimit të kurrikulës zyrtare, në fushën e aftësimit, të përgatitjes praktike dhe të licencimit

periodik të mësuesve. Sipas legjislacionit në fuqi, format e ZhP-së së mësuesve janë trajnimi në

shkolla, rrjetet profesionale, këshillimet, kurset afatshkurtra dhe ato afatgjata. Në legjislacion

theksohet se mësuesit dhe drejtuesit trajnohen të paktën 3 ditë në vit dhe se trajnimet zhvillohen

sipas sistemit “kërkesë - ofertë”, në bazë të kërkesave nga institucionet arsimore dhe të ofertave nga

agjencitë trajnuese që mund të jenë publike ose private. Ndërkaq, trupa mësimore e një shkolle i

ngjan më shumë një bashkësie individësh të izoluar profesionalisht, sesa të një organizate

profesionale që mban përgjegjësi të përbashkëta dhe kërkon e gjen bashkërisht rrugëzgjidhje për

arritje cilësore të nxënësve të shkollës. Asistenca profesionale ndaj mësuesve, nga ana e drejtuesve

të shkollave, është e papërfillshme. Ajo ka zëvendësuar këshillimin profesional me kontrollin dhe

rezulton me efektivitet të ulët.

Joefikase ka rezultuar dhe politika e zbatuar nga Ministria për liberalizimin e tregut të shërbimeve

trajnuese. Kështu, sot, asnjë nga FE-të nuk siguron kushte për ZhP-në e mësuesve, ndërsa shumë

operatorëve privatë që ofruan trajtime, u mungoi ekspertiza profesionale. Edhe programet e ofruara,

në pjesën më të madhe, nuk iu përgjigjën si duhet nevojave të përfituesve. Nga ana tjetër, punonjësit

arsimorë u përfshinë me vështirësi në veprimtaritë trajnuese për mungesë të informimit rreth

programeve të ofruara, por edhe pse pagesat për shërbimet e ofruara ishin të larta. Për arsye si këto,

do të rritet niveli i financimit për ZhP-në e mësuesve në shërbim dhe do të ndryshojë mënyra e

financimit. Procedurat e reja të financimit do të motivojnë financiarisht FE-të që të ofrojnë trajnime

të tilla.

Në kontekstin e përgjithshëm, gjejmë një botë që karakterizohet nga ndryshime të shpejta, nga

globalizimi në rritje dhe nga ndërlikimi gjithnjë e më i madh i marrëdhënieve shoqërore, kulturore

dhe ekonomike, të udhëhequra nga dija. Konteksti i ndryshimeve të tilla, doemos, duhet të

reflektohet në objektivat e ardhshme të planifikimit strategjik në arsimin tonë.

Ky kontekst i përgjithshëm na ndihmon të identifikojë dhe kuptojmë sfidat që ekzistojnë realisht,

kapërcimi i të cilave kërkon politika të reja.

Faqe 30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!