07.11.2015 Views

Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_2015

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

MAS-i menaxhon kompenson të gjitha shpenzimet e lidhura me botimin e teksteve shkollore, me

bursat e nxënësve, me materialet didaktike, si dhe me transportin e mësuesve dhe të nxënësve.

Mbajtja e disa shërbimeve në nivel qendror përben përparësi, shërbime si transporti i nxënësve dhe i

mësuesve ose bursat mund të realizohen më mirë nga niveli lokal. Edhe pse realizimi i

decentralizimit në sistemin arsimor do të rriste efikasitetin për këtë shërbim, duke ulur shpenzimet,

planifikimi buxhetor i detajuar është i nevojshëm për të rritur përgjegjshmërinë ndaj këtyre fondeve

në të dyja nivelet, qendror dhe rajonal.

Një nga kërkesat kryesore të reformimit të skemës së menaxhimit dhe të financimit të shërbimeve

arsimore është ndërtimi dhe funksionimi i modelit të bazuar në kërkesë dhe në performancë. Për

këtë, në nivelet e ndryshme të sistemit financiar, do të duhet të zhvillohen kapacitetet, që të

përfshihen aktivisht të gjithë aktorët realizues dhe raportues në hartimin e planit të detajuar

buxhetor dhe në zbatimin e tij.

Me qenë se MAS-i, nuk merr raportime për sasinë e financimit qe qeveria vendore i akordon sektorit

të arsimit në përgjithësi, dhe nen-sektorëve të tij, kjo e ka penguar seriozisht MAS-in që të hartojë

një planifikim financiar të besueshëm dhe efektiv. Për kapërcimin e kësaj dukuri, por dhe për të

rritur shkëmbimin e informacionit financiar midis MAS-it, MF, qeverisë vendore dhe shkollave, do

të përsoset SMIA, që të mbledhë dhe të menaxhojë efektivisht këtë lloj informacioni.

Do të rishikohen praktikat aktuale e sigurimit të të ardhurave nga shkollat, duke synuar rritjen e

mbështetjes financiare të arsimit baze, jo vetëm nga qeveria qendrore por edhe nga ajo vendore.

Shkollat dhe komunitetet duhet të kenë kontroll të plotë të të ardhurave. Përqindjet që i kalojnë

shtetit nga këto fonde duhet të rishikohen, me tendence zvogëlimin e tyre, që të nxiten më shumë

komunitetit dhe stafi shkollor. Shkolla duhet lejuar të rritë pavarësinë në përdorimin e të ardhurave

të krijuara nga pajisjet dhe nga mjediset e veta, si dhe nga punonjësit që përfshihen jashtë orarit të

punës.

MAS-i duhet të rishikojë shpenzimet në IAL sipas modelit "përfituesi i shërbimit paguan koston",

me qellim që të favorizojë financimin e niveleve të tjera të arsimit. Fondet shtesë, të përfituara nga

burimet e brendshme e të jashtme, duhet të përdoren me përparësi nga APU-ja.

Për vlerësimin e përafërt të kostove të nevojshme për zbatimin e SZhAPU-së janë respektuar

programi i buxhetit afatmesëm i MAS-it, për periudhën 2015 - 2017, projektet e ndryshme me

financim ose bashkëfinancim me donatorët, që kanë filluar zbatimin apo që mendohet të fillojnë në

fusha të veçanta, si dhe llogaritjet për projekte dhe veprimtari të tjera që po kryhen në partneritet me

organizma e institucione politike e financiare ndërkombëtare, me qeveritë e vendeve të tjera si dhe

me shoqërinë civile, asistenca e të cilave nuk është vetëm teknike, por edhe financiare. Një pjesë e

kostove, në varësi të masave, përveç MAS-it dhe institucioneve të tjera të varësisë apo të

autoriteteve arsimore vendore e shkollave, do të mund të përballohen nga të ardhurat nga sektori

Faqe 40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!