07.11.2015 Views

Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_2015

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

Kurrikula e planifikuar, ajo e zbatuar dhe kurrikula e përvetësuar përfaqësojnë bazën e sistemit

arsimor. Ndaj, përmirësimi i cilësisë së arritjeve të nxënësve në APU po nis me reformimin e

kurrikulës dhe me modernizimin e procesit të nxënies. Kurrikula e reformuar e arsimit

parauniversitar integron për herë të parë kurrikulën e APSh me atë të APU-së, duke konfiguruar

përmasat e reja të një sistemi arsimimi dhe edukimi nga mosha 3-18 vjeç. Njëherazi, ajo është

njësuar me kurrikulën e sistemit arsimor parauniversitar të Kosovës.

Kurrikula e re e APSh mbështet zhvillimin social-emocional, fizik dhe intelektual të fëmijës. Ajo do

të sigurojë përfshirjen aktive të fëmijëve në procesin e të nxënit, duke pranuar që fëmijët

parashkollorë nxënë nëpërmjet lojës, pjesëmarrjes aktive në mjedisin rrethues, nëpërmjet përvojave

konkrete dhe duke komunikuar me bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Kurrikula parashikon

zhvillimin e një sërë veprimtarish dhe përdorimin e një sërë materialesh didaktike që nxisin

zhvillimin e përshtatshëm të fëmijës sipas moshës, mjedisit, nivelit të zhvillimit dhe nevojave

individuale, duke përfshirë edhe fëmijët me nevoja të veçanta.

Kurrikula e re e APU-së bazohet në qasjen me kompetenca dhe organizohet sipas një strukture që

mbështet zhvillimin e tyre. Struktura e re integron kompetencat sipas fushave të nxënies, shkallëve

kurrikule dhe rezultateve të nxënies. Ajo do të zhvillojë shtatë kompetencat kyçe, të krahasueshme

me kompetencat e kornizës europiane për nxënien gjatë gjithë jetës, si dhe do të strukturohet sipas

rezultateve të nxënies për kompetenca dhe për fusha të nxëni.

Struktura e kurrikulës së re organizohet sipas shkallëve të kurrikulës dhe fushave të nxënies.

Koncepti i shkallëve bazohet në karakteristikat e zhvillimit moshor të nxënësve dhe siguron kushtet

për të respektuar më mirë ritmet e ndryshme në zhvillimin e tyre. Ato të mundësojnë lidhjen e qartë

të rezultateve të nxënies përgjatë shkallëve, fleksibilitet më të madh në planifikimin dhe

organizimin e punës mësimore-edukative dhe forcimin e përgjegjësisë e të llogaridhënies për

cilësinë e arsimit që ofrohet nga shkolla.

Për secilën fushë, përcaktohen rezultatet e të nxënit që mundësojnë zhvillimin e kompetencave

kyçe, lidhjen ndërmjet lëndëve dhe veprimtarive mësimore, zbatimin e praktikave të reja të

mësimdhënies në nivel shkolle. Si e tillë, kurrikula do të sigurojë baraspeshën ndërmjet njohurive,

shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve të secilës fushë të nxëni, si dhe integrimin brenda dhe

ndërmjet tyre.

Kurrikulat e reja përshtatin përmbajtjet kurrikulare dhe procesin e nxënies me kërkesat e zhvillimit

moshor, me aspiratat e nxënësve dhe të prindërve. Ato normalizojnë ngarkesën e përmbajtjeve

përmes mënjanimit të materialeve të panevojshme dhe rregullimit të kohës mësimore.

Edhe për gjuhët e huaja, MAS-i do të vijojë të bazojë sistemin kurrikular në "Kuadrin e Përbashkët

Evropian të Referencave për Gjuhët: mësimdhënia, nxënia dhe vlerësimi" si dokument që

Faqe 44

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!