07.11.2015 Views

Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_2015

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

Reforma kurrikulare e arsimit të mesëm të lartë, e ndërmarrë në vitin 2010, dhe ajo e arsimit bazë, e

realizuar në vitin 2013, nuk arritën të zhvillojnë një kurrikul bashkëkohore me bazë kompetencat,

ashtu siç po zbatohet ajo aktualisht në vendet e BE-së e më gjerë, pasi ato nuk arritën të zhvillojnë

një kurrikul të re me bazë kompetencat.

Kurrikula e arsimit parashkollor është hartuar për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Zhvillimi i saj nuk

është mbështetur në ndonjë kornizë kurrikulare të hartuar posaçërisht për të ose si pjesë e Kornizës

Kurrikulare të arsimit parauniversitar. Ajo orientohet nga standardet e përmbajtjes dhe standardet e

arritjes dhe nuk ka koherencë dhe vijueshmëri konceptimi dhe zbatimi. Mungojnë tërësisht

instrumentet vlerësuese të cilësisë në APSh. Në këtë aspekt, “janë zhvilluar standarde për të nxënët

e hershëm ndërkohë që po zhvillohet një kuadër i ri për zhvillimin e hershëm të fëmijëve. Procesi i

inspektimit për mjediset e zhvillimit të hershëm të fëmijëve po i nënshtrohet reformës. Për qeverinë

do të ishte e dobishme që të siguronte një proces të harmonizuar inspektimi për të siguruar

përputhshmërinë me standardet e cilësisë” (15) .

Kurrikula e arsimit bazë i referohet teorisë bihejvioriste të njohjes. Ajo është konceptuar dhe

shtjellohet sipas orientimeve të pedagogjisë me objektiva. Kurrikula është e strukturuar në

kurrikulën bërthamë dhe atë me zgjedhje (kurrikula në bazë shkolle) dhe është e organizuar sipas

lëndëve. Ka, por jo në mënyrë të mjaftueshme, elemente të integrimit ndërlëndor (dituria e natyrës,

vendlindja). Ndonëse pretendohet se është hartuar mbi bazën e standardeve të përmbajtjes dhe të

arritjeve, në fakt këto standarde janë zhvilluar dhe u miratuan në vitet 2002-2004 për të gjitha lëndët

e arsimit 8-vjeçar dhe nuk janë përditësuar për sistemin 9-vjeçar. Shkolla harton dhe menaxhon

kurrikulën me zgjedhje, që zë rreth 15% të kurrikulës shkollore, duke u bazuar në interesat dhe

prirjet e nxënësve si dhe në mundësitë e vetë shkollës.

Qasja kurrikulare e arsimit të mesëm është hibride. Ajo u referohet teorive bihejvioriste dhe

konstruktiviste. Kurrikula është e organizuar në kurrikul bërthamë dhe në kurrikul me zgjedhje.

Kurrikula bërthamë është e detyruar dhe e njëjtë për të gjithë nxënësit. Kurrikula me zgjedhje zë

19% të kurrikulës së gjimnazit dhe përbëhet nga: kurrikula me zgjedhje të detyruar (11%) dhe

kurrikula me zgjedhje të lirë (8%). Në kurrikulën me zgjedhje të lirë, përgjatë 3 viteve të gjimnazit,

nxënësit janë të detyruar të zhvillojnë orët e planifikuara për shërbimet komunitare, projekte

kurrikulare, module lëndore/ profesionale si dhe për përforcim. Plani mësimor i kurrikulës bërthamë

është i ngarkuar. Pesha e vlerësimit të lëndëve në kurrikulën bërthamë dhe me zgjedhje dallon

lëndët dhe dënon vetë zgjedhjen. Mundësitë e ndryshme të zbatimit nga shkolla krijojnë pabarazi në

zgjedhje. Mënyra e organizimit dhe e strukturimit të kurrikulës krijon probleme në menaxhimin e

saj nga shkolla. Për elementë të veçantë të kurrikulës, mungon koherenca ndërmjet konceptimit dhe

zbatimit të tyre, si p.sh., ndërrimi i lëndëve me zgjedhje brenda shkollës dhe nga një shkollë në

tjetrën, projektet kurrikulare, modulet profesionale. Plani mësimor aktual rezulton një nga më të

(15) Banka Botërore, (2014). Zhvillimi në fëmijërinë e hershme. Shqipëria.

Faqe 24

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!