07.11.2015 Views

Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_2015

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Strategjia e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2014-2020

shërbim të ofruar në parametrat 2-10Mb/sec. Ndërkohë, 794 shkolla furnizohen nga PAP me një

shpejtësi 8Mb/sec.

• Raporti kompjuterë për nxënës është 1:35 ose më keq.

• Nxënësit mund të marrin informacion vetëm në laboratorët kompjuterikë; në më shumë se 1/3 e

shkollave, nxënësit kanë mundësi të kufizuara për marrjen e informacionit online.

• Mungojnë përmbajtjet digjitale në gjuhën amtare; shfrytëzohen vetëm përmbajtje nga interneti,

që dallojnë nga burimi i shfrytëzuar; është shfaqur rreziku i ekspozimit përballë përmbajtjeve të

papërshtatshme.

• Nga shkollat e arsimit bazë publik, raportohen 15731 PC, nga të cilët 11331 janë funksionalë,

ndërsa 4400 PC janë jofunksionalë. Shkollat raportojnë 1631 laptopë, nga të cilët 432 janë

jashtë funksionit.

• Përdorimi i SMAI-s nuk funksionon si bazë për hartimin politikave në të gjitha nivelet. Për këtë

arsye, zhvillimi i plotë i tij mbetet një nga përparësitë e reformës.

• Moduli GIS (Geographical Information System) & SIMS (TA-ALB-10) përfaqëson një sistem

të pa përditësuar me të dhënat aktuale dhe nuk është i mirëmbajtur.

• Moduli Financiar që menaxhon financat dhe buxhetin e IA-ve në nivel qendror dhe lokal

funksionon vetëm pjesërisht në disa DAR-e.

• Investimet në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore për t’i përdorur këto

sisteme ka qenë tepër i reduktuar, çka ka sjellë përdorimin e reduktuar.

Shkak tjetër i uljes së cilësisë së arritjeve është dhe mbipopullimi i klasave në zonat e periferive të

qyteteve kryesore, si rezultat i migrimit të brendshëm. Reagimi i ngadaltë i sektorit publik ndaj

migrimit nga fshati në qytet ka bërë që shkollat në qytete dhe në zonat periferike urbane të punojnë

mbi kapacitetin e tyre. Në të kundërt, në disa zona rurale raporti nxënës/mësues është shumë i ulët.

Ndërkaq, infrastruktura e dobët e transportit nuk mundëson përqendrimin e shkollave ndërsa ofrimi

i shërbimit të transportit shpesh herë nuk i plotëson nevojat e nxënësve dhe bëhet faktorë për

braktisjen e shkollës

Në mjaft raste, gjendja e objekteve dhe e terreneve sportive (të hapura dhe të mbyllura) ka

ndikuar në mos realizmin e veprimtarive kurrikulare në shkolla.

SIGURIMI I CILËSISË SË ARRITJEVE

Në këtë dokument, termi “sigurimi i cilësisë së arritjeve” u referohet vlerësimit, inspektimit dhe

auditimit, funksione këto që realizohen përmes vetëvlerësimeve dhe vlerësimeve të jashtme.

Vetëvlerësimi realizohet nga institucioni arsimor, ndërsa vlerësimet e jashtme të cilësisë realizohen

nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve.

Vlerësimi i brendshëm i cilësisë shpreh efektivitetin e proceseve që zhvillohen në institucion dhe

Faqe 26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!