12.06.2013 Views

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shembull 3

Përcaktoni reaksionet e mëposhtme nëse janë ekzotermike apo endotermike

C(ng) + O2(g) = CO2(g) ΔH = - 393,5 kJ (reaksion ekzotermik)

CaCO3(ng) = CaO(ng) + CO2(g) ΔH = + 178 kJ (reaksion endotermik)

S(ng) + O2(g) = SO2(g) ΔH = - 297 kJ (reaksion ekzotermik)

CO(g) + 1/2 O2(g) = CO2(g) ΔH = - 283 kJ (reaksion ekzotermik)

2H2O(l) → 2H2(g) + O2(g) ΔH = + 572 kJ (reaksion endotermik)

Shembull 4

Ndërtoni grafikun e këtij reaksioni e një reaksioni ekzotermik dhe endotermik me të gjitha të dhënat si:

Ep, Er, ∆H, Ea.

a) 2SO2 + O2 → 2SO3

b) 2KClO3(ng) = 2KCl(ng) + 3O2(g)

Zgjidhje

Reaksioni i parë meqënëse është reaksion djegie atëhere ky është një reaksion që shoqërohet me çlirim

energjie në trajtë nxehtësie. Efekti termik i reaksionit ∆H është negative.

Në këtë çast mësuesi duhet të qartësojë para nxënësve, përse efekti termik ka shenjë negative, pra është

më i vogël se zero.

Mësuesi u rikujton nxënësve se në një reaksion ekzotermik energjia e substancave që marrin pjesë në

reaksion është më e madhe se energjia e produkteve të reaksionit.

Mësuesi shkruan në dërrasë formulën e efektit termik:

∆H = Ep- Er , meqënëse Er > Ep kjo sjell që shënja e ∆H të dalë negative.

Mësuesi i del për detyrë që të shpjegojë dhe analizojë, që nxehtësia që çlirohet gjatë këtij reaksioni

ekzotermik, një pjesë e saj i shkon reaktantëve për të bërë të mundur zhvillimin e reaksionit deri në

shndërrimin e reaktantëve në produkte dhe pjesa tjetër e energjisë së tepërt i kalon mjedisit, prandaj ky

reaksion shoqërohet me çlirim nxehtësie.

Reaksioni i dytë, meqënëse është reaksion shpërbërjeje, është një reaksion që shoqërohet me thithje

ose marrje energjie në trajtë nxehtësie nga mjedisi. Efekti termik i reaksionit ∆H është pozitiv.

Në këtë çast mësuesi duhet të qartësojë para nxënësve, përse efekti termik ka shenjë pozitive, pra është

më i madh se zero.

Mësuesi u rikujton nxënësve se në një reaksion endotermik energjia e substancave që marrin pjesë në

reaksion është më e vogël se energjia e produkteve të reaksionit.

23

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!