Create successful ePaper yourself
Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.
Produktet e elektrolizës së tretësirës ujore të Na2SO4 janë: në katodë çlirohet gaz hidrogjen dhe në

anodë çlirohet gaz oksigjen.

Shembull 6

Gjatë elektrolizës së nitratit të argjendit AgNO3 në anodë u çliruan 5,6 l oksigjen. Ç’sasi argjendi

grumbullohet në katodë?

Zgjidhje

Të dhëna: VO2= 5,6 l , mAg = ?

Nitrati i argjendit AgNO3 në tretësirë ujore shpërbashkohet sipas skemës:

AgNO3 → Ag + + NO3 –

Uji shpërbashkohet sipas skemës :

H2O ↔ H + + OH –

Jonet që gjenden në tretësirë: jonet argjend Ag + , jonet nitrat NO3 – , jonet hidrogjen H + dhe jonet

hidroksid OH – .

Drejt katodës drejtohen jonet Ag + dhe jonet H + . Nga këto dy jone në katodë shkarkohen jonet argjend

Ag + sepse në rradhën e aktivitetit gjenden poshtë hidrogjenit, kjo do të thotë se jonet e argjendit

reduktohen më me lehtësi se jonet e hidrogjenit.

Drejt anodës drejtohen jonet NO3 – dhe jonet OH – . Nga këto dy jone në anodë shkarkohen jonet OH -

sepse janë më aktiv se jonet nitrat NO3 – , kjo do të thotë se jonet hidroksid oksidohen më me lehtësi se

jonet nitrat.

Proceset që ndodhin në elektroda janë:

Katodë (–): 4Ag + + 4e – → 4Ag (reduktim)

Anodë (+) : 4OH – → 2H2O + O2 + 4e – (oksidim)

Reaksioni i përgjithshëm:

4AgNO3 + 2H2O = 4Ag + O2 + 4HNO3

Produktet e elektrolizës janë: në katodë grumbullohet argjend Ag metalik ,kurse në anodë çlirohet gaz

O2. Në tretësirë mbeten jonet H + dhe NO3 – . Meqënëse në tretësirë mbeten jone hidrogjen mjedisi ka

karakter acid.

Kthejmë në mole 5,6 l oksigjen

1molO

2

22,

4 lO2

x molO2

5,

6 lO2

⇒ x = 0,25 mol O2

Nga barazimi ndërtojmë raportin në mole midis argjendit dhe oksigjenit:

4 mol Ag x mol Ag

= ⇒ x =1 mol Ag

1 mol O 0,

25 mol O

2

2

31