12.06.2013 Views

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

MODEL PLANI MËSIMOR - KIMI 9

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

d) Meqënëse në elektrodën që përcaktuam si anodë ka një dendësi më të madhe me elektrone, në

krahasim me elektrodën që u përcaktua si katodë, elektronet marrin një drejtim të caktuar nga anoda në

katodë.

Shembull 3

Cilët janë produktet e elektrolizës së bromurit të kalciumit CaBr2 të shkrirë?

Çfarë çlirohet në anodë dhe në katodë? Shkruani reaksionet.

Zgjidhje

Në kripën e shkrirë CaBr2 gjenden jonet:

CaBr2 → Ca 2+ + 2Br –

Në katodë do të reduktohen jonet Ca 2+ , procesi shoqërohet me marrje elektronesh dhe zvogëlim të

numrit të oksidimit , ndërsa në anodë do të oksidohen jonet bromur Br – , procesi shoqërohet me dhënie

elektronesh dhe rritje të numrit të oksidimit.

Proceset që ndodhin në elektroda janë:

Katodë (-) Ca 2+ + 2e – → Ca (reduktim)

Anodë (+) 2Br – → Br2 + 2e – (oksidim)

Reaksioni i përgjithshëm:

CaBr2 = Ca + Br2

Produktet e elektrolizës së bromurit të kalciumit CaBr2 janë: në katodë depozitohet kalcium metalik

dhe në anodë çlirohet brom gaz Br2.

Shembull 4

Shkruani reaksionet që ndodhin në elektroda inerte gjatë elektrolizës së tretësirës ujore të sulfatit të

bakrit CuSO4.

Cilat janë produktet e elektrolizës?

Zgjidhje

Në tretësirën ujore të sulfatit të bakrit gjenden jonet:

CuSO4 → Cu 2+ + SO4 2–

H2O ↔ H + + OH -

Jonet që gjenden në tretësirë: jonet bakër Cu 2+ , jonet sulfat SO4 2– , jonet hidrogjen H + ,(që në ujë janë

gjithmonë jone hidron H3O + ) dhe jonet hidroksid OH – .

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!