14.07.2013 Views

Emigrantët - Tribuna News

Emigrantët - Tribuna News

Emigrantët - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

16

Ndërkombëtare

Presidenti i sapozgjedhur i Parlamentit

Evropian, Jerzy Buzek

shprehu angazhimin dhe mbështetjen

e tij për zgjerimin e mëtejshëm

të Bashkimit Evropian me

vendet e Ballkanit.

“Mund të deklaroj se tashmë

kemi një situatë premtuese dhe

interesante në Ballkan. Në këtë

rajon nuk ekzistojnë më tensione

dhe këto vende po përpiqen që të

bëhen pjesë e BE-së dhe ky është

një lajm shumë i mirë. Ne kemi

ndryshuar qëndrimin e këtyre

vendeve dhe kjo tendencë duhet

të vazhdojë, pasi është shumë e rë-

ndësishme”, vlerësoi Buzek.

Parlamenti Evropian zgjodhi

presidentin e tij të parë nga një

shtet ish-komunist me një shumicë

dërrmuese votash në favor të

ish-kryeministrit polak Jerzy Buzek.

TRIBUNA • E PREMTE 17 KORRIK 2009

Buzek: Ballkani duhet të anëtarësohet në BE

Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i avionit

Një avion pasagjerësh është rrëzuar

të mërkurën pak pas ngritjes

nga një aeroport në në veriperëndim

të Iranit.

Media shtetërore tha se 168 pasagjerët

dhe personeli në bordin e

avionit kishin vdekur.

Një oficer i brigadës së zjarrëfikësve,

tha se avioni kishte shpërthyer

në momentin kur ishte përplasur

në tokë pranë qytetit Kazvin.

Avioni i tipit Tupolev ishte i kompanisë

së fluturimeve Caspian Airlines

dhe fluturonte nga Teherani

për në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan.

Kur kishin kaluar vetëm 16 minuta

që nga nisja e fluturimit, ai u

zhduk nga radarët.

Një dëshmitar tregoi se si kishte

rënë si plumb prej qiellit.

Një tjetër dëshmitar, tha se ishte

sjellë vërdallë për pak kohë në kërkim

të një fushe për ulje emergjente,

ndoshta pas problemeve me motorin

apo prej një zjarri në bord.

Media shtetërore tregoi pamje të

një krateri të madh të hapur në tokë

prej rrëzimit.

Irani është famëkeq përsa i takon

sigurisë së fluturimeve.

Për shkak të sanksioneve të vendosura

nga Shtetet e Bashkuara, Irani

mbështetet në një flotë ajrore të

vjetëruar dhe e ka të vështirë të blejë

pjesë këmbimi.

Disa pilotë sjellin në Iran fshehurazi

pjesë këmbimi nga jashtë.

Por teksa sanskionet nuk prekin

avionët që vijnë nga Rusia dhe Ukraina,

këta avionë që i përkasin flotës

ajrore iraniane duket se nuk janë

më në formën e tyre më të mirë.

Iran - katastrofat më të rënda ajrore në 10 vitet e fundit

14 mars 1997 - Një avion ushtarak iranian me 80 persona

në bord rrëzohet në një rajon malor të pjesës verilindore të

Iranit, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe

ekuipazhit.

2 shkurt 2000 - Një avion iranian e Trupave Ajrore i modelit

“C-130” humbet kontrollin ndërkohë që po ngrihej nga aeroporti

i Teheranit dhe përplaset me një avion pa pasagjerë

të kompanisë “Iran Air”. Të dy avionët

shkatërrohen dhe të gjashtë personat

në bordin e “C-130” humbin jetën.

17 maj 2001 - Një avion rus

“Yak-40” me 29 persona

në bord, përfshi ministrin

iranian të Transporteve,

Rahman Dadman dhe disa

zëvendësministra, rrëzohet

në veri të Iranit duke shkaktuar

vdekjen e të gjithë personave

në bord.

12 shkurt 2002 - Një avion i “Iran

Air Tours” i modelit “Tupolev-154”

rrëzohet pranë qytetit perëndimor Khorramabad.

Të 118 personat në bord humbin jetën.

23 dhjetor - Një avion ukrainas i modelit “Antonov An-140”

u rrëzua në një mal në pjesën qendrore të Iranit, duke

shkaktuar vdekjen e 46 personave. Pjesa më e madhe e

pasagjerëve ishin zyrtarë të lartë ukrainas dhe rusë të aeronautikës,

të cilët po udhëtonin drejt Iranit për të testuar

një kopje të avionit të ndërtuar nga iranianët. Aksidenti u

deklarua se ishte si pasojë e një gabimi të pilotit.

19 shkurt 2003 - Një avion iranian “Ilyushin-76” i transportit

të trupave ushtarake u rrëzua në juglindje të Iranit duke

shkaktuar vdekjen e 276 trupave të Gardës Revolucionare

dhe të ekuipazhit që ndodhej në bord.

10 shkurt 2004 - një avion i kompanisë ajrore “Kish”, i llojit

“Fokker-50”, rrëzohet gjatë uljes në aeroportin e Sharjah në

Emirateet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar vdekjen e 43

prej 45 pasagjerëve që ndodheshin në bord.

6 dhjetor 2005 - Një avion i Forcave Ajrore Iraniane i tipit

“C-130”, me 94 persona në bord, rrëzohet mbi një ndërtesë

banimi dhjetëkatëshe në rajonin Shahrak-e Towhid në

Teheran, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në

bord dhe të paktën 22 personave në ndërtesë.

9 janar 2006 - Një avion ushtarak rrëzohet

në pjesën veriperëndimore të

Iranit, duke shkaktuar vdekjen

e të paktën 11 persona në

bord, përfshi disa trupa të

komandove të Gardës

Revolucionare.

1 shtator - Një avion

pasagjerësh i “Iran Air

Tours” i modelit “Tupolev-154”

merr flakë gjatë

uljes në aeroportit në qytetin

veriperëndimor Mashhad,

duke shkaktuar vdekjen e 29

personave.

27 nëntor - Një avion ushtarak i prodhimit rus

të tipit “Antonov-74” rrëzohet pak pas ngritjes nga aeroporti

i Teheranit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 36 personave

në bord.

24 gusht 2008 - Një Boeing “737-200”, që i përkiste një

kompanie private kirgize “Itek-Air” dhe që përdorej nga një

kompani iraniane, rrëzohet në aeroportit Bishkek. Rreth 70

persona, përfshi anëtarë të një ekipi lokal baskebolli për

adoleshentë, humbën jetën.

15 korrik 2009 - Një avion i “Caspian Airlines” i tipit “Tupolev”,

me 153 pasagjerë dhe 15 anëtarë ekuipazhi që

udhëtonte nga Teherani drejt Erevanit në Armeni, rrëzohet

pranë qytetit Qazvin duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave

në bord.

Fitorja e Buzek ishte garantuar

më parë pasi grupet parlamentare

konservatore, socialiste dhe liberale

kishin rënë dakord për emërimin

e tij për 30 muajt e parë të

sesionit të Parlamentit Evropian.

Masa të reja për krizën, në vjeshtë

Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së

Bashkimit Evropian, duke prezantuar para europarlamentarëve programin e presidencës

suedeze, deklaroi se kriza ekonomike ende nuk ka përfunduar dhe se situata

mund të përkeqësohej. Sipas tij, Evropës i duhen masa të reja për krizën dhe bisedimet

për këtë çështje do të fillojnë në vjeshtë. Reinfeldt u përqendrua në çështjen

serioze të punësimit dhe situatës së financave publike. Ai shpjegoi se pa një strategji

konkrete për konsolidimin e financave publike, Evropa do të përballej me një papunësi

në masë, që do të shoqërohej me tensione sociale dhe rritje të barrës fiskale.

Misioni në Mars: përfundon fluturimi virtual

Gjashtë vullnetarë, të mbyllur që

prej 31 marsit në një ambjent të veçuar

nga bota e jashtme në Moskë

për të simuluar kushtet e një udhëtimi

drejt planetit Mars, dolën këtë

javë pas eksperimentit 105 ditësh.

Gjashtë burrat dolën duke buzëqeshur

dhe dukeshin në formë të

mirë.

Qëllimi i eksperimentit ishte të

testoheshin efektet psikologjike dhe

fiziologjike të një qëndrimi për

një kohë të gjatë i mbyllur, veçanërisht

stresi, veprimtaria hormonale,

imuniteti, cilësia e gjumit

dhe humori brenda ekipit.

Etapa e mëtejshme, e parashikuar

për në fund të vitit, do të

ketë të bëjë me mbylljen e gjashtë

personave në një sallë për 520 ditë

ose e barabartë me kohëzgjatjen e

plotë të një misioni në Mars.

Në rastin më të mirë, një udhëtim

vajtje-ardhje Tokë-Mars, që

Agjencia Hapësinore Evropiane

shpreson se mund ta ndërmarrë

rreth vitit 2030, do të zgjaste 520

ditë: 250 për vajtje, 30 për qëndrim

në vend dhe 240 për kthimin.

Francezi Cyrille Fournier, pilot

i kompanisë ajrore “Air France”

dhe gjermani Oliver Knickel, inxhinier

ushtarak, ishin zgjedhur nga

Agjencia Hapësinore Evropiane mes

5 650 kandidatëve.

Bashkëudhëtarët rusë të ekuipazhit

ishin dy kozmonautë, një mjek

dhe një specialist i çështjeve fizike

dhe sportive.

Eksperimenti u zhvillua në Institutin

rus për problemet biomjekësore

(IBMP) në Moskë.

Britania mbron operacionin në Afganistan

Ministri i Jashtëm

britanik, David Milliband

ka mbrojtur rolin

që luan Britania e

Madhe në Afganistan,

në javën kur numri i

ushtarëve britanikë

të vrarë atje e ka kaluar

numrin e atyre të

vrarë në Irak. Gjithsej

184 ushtarë britanikë

janë vrarë deri tani

në Afganistan, 15 prej

tyre vetëm gjatë kësaj jave. Tetë prej tyre u vranë gjatë 24 orëve të fundit.

Por ndërsa në Britani po kthehen gjithmonë e më shumë arkivole të mbështjellë

me flamur, po shtohen pikëpyetjet rreth përfshirjes së vendit në ofensivën

e atjeshme dhe ndaj objektivave të saj.

Në një përpjekje për të siguruar mbështetje, z. Milliband argumentoi se trupat

britanike në Afganistan po luftonin për të ardhmen e vendit të tyre.

“Ne e dimë se zonat e thella malore të Afganistanit dhe Pakistanit, zona kufitare

mes tyre, janë përdorur për të kryer sulme të tmerrshme mbi SHBA dhe

Britaninë. E dimë se deri në momentin kur të sigurohemi se forcat afgane

mund të ofrojnë një siguri minimale për popullin e tyre, ne nuk do të jemi të

sigurt në tokën tonë”, tha ai.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!