14.07.2013 Views

Emigrantët - Tribuna News

Emigrantët - Tribuna News

Emigrantët - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

8

i është përgjigjur po-

LSI zitivisht kërkesës së

Partisë Demokratike, si fituese e

zgjedhjeve, për të marrë pjesë në

koalicionin qeverisës. Ndonëse

përgjigjja pozitive e LSI nuk

ka vonuar shumë, asaj “Po”-je i

është kushtuar vëmendja, kujdesi,

përgjegjshmëria dhe përgjegjësia

që kërkon një vendim

historik. Ashtu si për të gjithë

Nga ILIR META

vendimet e përmasave të tilla,

diskutimi dhe debati emocional

për to tretet shumë shpejt dhe ajo që mbetet është racionalja e

vendimit, pra thelbi i tij dhe pasojave që ai prodhon.

Thelbi i situatës dhe pozicionit të LSI-së për të marrë pjesë

në bashkëqeverisje nuk është zgjedhja midis Berishës dhe

Ramës. Të kontribuosh për një perceptim të tillë, është një

zgjedhje me këndvështrim të ngushtë e folklorik, devijim i qëllimshëm

nga thelbi i problemit. Po kështu të trajtosh opsionin

politik bazuar në emra të përveçëm, është më e pakta një amatorizëm

politik, por kryesisht është një manipulim i pastër, që

nuk mund të vazhdojë gjatë.

Thelbësore është të vlerësosh zgjidhjet dhe pasojat që sjell

çdo opsion, por atë zgjedhësh midis krizës dhe stabilitetit.

Konventa e jashtëzakonshme e LSI-së, një shembull i shkëlqyer

i funksionimit të demokracisë së brendshme, tregoi se

institucioni më i lartë i LSI-së kishte adoptuar pikërisht këtë

këndvështrim racional.

Lajmi se një prej gazetave më prestigjioze

të botës vetëm pak ditë më parë, me

rastin e tubimit të G-8-ës në Itali, jepte

njoftimin tërësisht të pabazuar e spekulativ se,

një nga vendimet e këtij Samiti do të ishte zëvendësimi

i Italisë nga Spanja, edhe pse përbën

një justifikim spektakolar për nivelin e shumë

mediave të tjera, gjithsesi nuk ka se si ta ulë

vëmendjen tonë në lidhje me një sërë pyetjesh

që i interesojnë shumëkujt: Ç‘bëhet me mediat

tona? Sa janë ato përcjellëse të interesit publik?

Si e kryejnë detyrën e

shenjtë të vëzhguesit

ndaj dukurive politike

dhe jo vetëm ndaj atyre

politike? Në ç‘raport

janë në to informimi

me komentin e përcaktuar?

Sa dhe si e kanë

përballuar konkurrencën

e mediumeve të

Nga AGIM ISAKU

Forum

Forum

tjera, sikundër është,

të themi, interneti? Sa

i rezistojnë ato banali-

tetit të rrugës dhe imponimit të politikave redaksionale?

Në këto media, në ç‘raporte janë e

vërteta, gjysmë e vërteta dhe spekulimi? Sa janë

të pavarura këto media, sa autosuficente dhe sa

kanë mundësi të vetërregullohen, sikundër lipset

të ndodhë me çdo pushtet të pavarur të një

shoqërie demokratike, të hapur, konkurruese

dhe funksionale?

Posaçërisht, pas një fushate elektorale, pavarësisht

raporteve formale të të ashtuquajturit

Bord të Monitorimit të Mediave, një sërë pyetjesh

edhe më thelbësore shtrohen para gjendjes

së mediave shqiptare, pyetje që duket se do të

rëndojnë edhe më shumë në të ardhmen jo të

largët të tyre.

Me rastin e këtyre zgjedhjeve, shumëkush

pretendoi se me ligjin e ri elektoral, roli i mediave

do të rritej ndjeshëm. E vërteta është se

gjatë gjithë periudhës parazgjedhore, por edhe

postzgjedhore, mediat thuajse u fokusuan vetëm

në politikë dhe fushatizëm, në një fushatizëm

mbase edhe më të shfrenuar sesa vetë partitë

politike. Fakti që të paktën tre televizione të

rëndësishëm u impenjuan drejtpërsëdrejti deri

në porosi serioze në lidhje me dukurinë tashmë

të bërë normë të sondazheve, përbën një pro-

Opsioni LSI-PS, pavarësisht pamundësisë reale si rezultat i

qëndrimit konstant armiqësor të saj për eliminimin e LSI-së,

nuk sjell asnjë zgjidhje, sepse nuk krijon maxhorancë. Ai sjell

kontestimin e zgjedhjeve, protestat, zgjedhje të parakohshme,

destabilizim politik, pra sjell krizën.

Ky koalicion është i parealizueshëm edhe si produkt i rrethanave

të përgatitura nga Kodi Zgjedhor, kryesisht i qëllimeve

malinje të PS-së për të zhdukur LSI-në, i sistemit ku numri i

votave për një mandat të LSI-së ishte disa herë më i lartë se

për PS-në dhe vota e LSI-së ishte e pambrojtur nga mungesa e

komisionerëve të saj.

Opsioni PS-PD, i mundshëm për t’u realizuar, siç janë shprehur

edhe drejtues të lartë të PS-së, gjithashtu është një zgjidhje

problematike, pasi LSI me 4 deputetë nuk mund të realizojë

volumin sasior të një opozite ndaj një koalicioni të madh. Pra,

qeverisja do të ecte pa oponencë të mirëfilltë opozitare dhe

kriza në mos e shpejtë, do të ishte afatmesme.

Ndërsa koalicioni aktual PD-LSI është alternativa e vetme që

garanton stabilitet.

Ajo krijon një maxhorancë institucionale, midis partish të

pavarura e me profil politik të spikatur, një koalicion dinjitoz,

pa mjegullën e pazareve të trafikimit të qenieve parlamentare.

Në këtë koalicion, përtej interesave të LSI-së për të zbatuar

premtimet e saj elektorale, ka një mundësi reale për të gjetur

konsensuse sa më të gjera për të realizuar prioritete e objektiva

kombëtare të stabilitetit, zhvillimit e integrimit që i shërbejnë

gjithë shqiptarëve.

Ndërkohë kritikët më të mëdhenj të LSI-së dhe të këtij koalicioni

po kërkojnë të përcaktojnë kushtet e pjesëmarrjes sonë

vë se të paktën pretendimi për përgjegjshmëri

i mediave - veçanërisht i atyre që thirren media

elektronike, - është rritur ndjeshëm. Debatet

e shpeshtuara si kurrë më parë, pavarësisht se

herë ishin të qëlluar e herë të dështuar, gjithashtu

flasin në të mirë të kësaj përpjekjeje. Por

nga ana tjetër nuk mund të mos të të bjerë në

sy se pikërisht kësaj tendence për seriozitet të

mediave, partitë politike iu kundërpërgjigjën

me një “stil” të ri komunikimi: ato i përgatisnin

në laboratorët e tyre politikë kasetat me lajmet

e fushatës, gjë që bënte që publiku të mund

të ndiqte se ç‘ndodhte në fushatë atë që partitë

dëshironin që populli të shikonte. Në këtë

mënyrë, me një “truk” të thjeshtë, partitë (më

saktë: liderët e tyre) anashkaluan dhe e nxorën

jashtë loje gazetarinë e mirëfilltë informative.

Praktika sipas së cilës partitë u ofrojnë mediave

“shërbimet” e veta, nuk është një dukuri shqiptare,

por në kushtet e mungesës së gazetarit të

terrenit, më shumë sesa “shërbim”, kjo praktikë

ishte thjesht dhe vetëm një mënyrë më shumë

për t‘i hequr publikut të drejtën e kontrollit

(përmes mbulimit mediatik) të veprimtarisë së

mirëfilltë politike të partive dhe liderëve të tyre.

A ndodhte kjo për “lehtësinë” që sillte ofrimi i

shërbimit? Sigurisht që jo. Një gjykim i thjeshtë,

po të mbajmë parasysh qoftë edhe ato pak

raste të incidenteve të njohura me “policitë”

partiake, nuk e ka të vështirë se kemi të bëjmë

me një proces të rrezikshëm të korruptimit të

mediave në funksionin e tyre primar: atë të informimit.

Kjo mënyrë anormale të sjelli, bashkërenduar

me të ashtuquajturën “mbështetje politike”

të mediumeve të ndryshme, rritën ndjeshëm

peshën publike të liderëve të partive

politike dhe krijuan një atmosferë kotësie në

lidhje me programet qeverisëse, kualitetet e

qeveritarëve të ardhshëm, skemave qeverisëse

e kështu me radhë, ca gjëra aspak të parëndësishme

këto për një fushatë politike zgjedhore.

Në të vërtetë, prirja për rritjen e autoritetit të

këtyre liderëve, përveç traditës ballkaniko-komuniste,

ishte shënuar kohë më parë, qysh me

realizimin e ndryshimeve kushtetuese të prillit

2008. Më pas kjo u fuqizua me kodin “e ri” elektoral.

U arrit për herë të parë në këtë fushatë që

pa asnjë ndrojtje a modesti formale, “liderët” të

flisnin vetëm në vetë të parë. Më i spikatur në

këtë drejtim ishte Rama, i cili thuajse e shmangu

tërësisht përdorimin e togfjalëshit Partia

Socialiste, sikur të ishte diç e neveritshme. Të

gjitha këto ishin të vërteta, por sjellja e mediave

me atë çka ndodhte realisht në fushatë, u dha

këtyre një dimension të frikshëm që e kishin

përpunuar me stafet e veta partiake. Dhe sigurisht

edhe i ngarkoi ata në një masë të madhe

(të padrejtë, vallë?!) me përgjegjësitë personale

në lidhje me rezultatet zgjedhore. Veçanërisht

Edi Rama duhet ta kishte menduar këtë para se

të binte dakord që do të përdorte këtë teknologji

të manipulimit të opinionit publik në lidhje

me supervlerat e veta. Të paktën duhet ta dinte

se ashtu sikundër shmangu strukturat e partisë

nga çdo vendimmarrje dhe publicitet zgjedhor,

po ashtu duhet ta përballojë vetë dështimin,

ashtu sikundër duket se ishte përgatitur ta përdorte

(keq) fitoren.

Sepse vërtet që ai dhe anturazhi i katapultuar

në Partinë Socialiste pa asnjë kriter kontributesh

dhe vlerash pretendonin për një të ashtuquajtur

politikë të re, por nuk kishte se si ta

harronte se ndërkohë që në SHBA mbaheshin

zgjedhjet, publiku ishte informuar deri në detaje

(shpesh në dukje të padobishme) në lidhje

me jetët personale dhe kualitetet njerëzore jo

vetëm të atyre që garonin, por edhe të familjarëve,

miqësive apo armiqësive personale. Sepse

një politikë e re së pari do të thotë transparencë,

çka nënkupton edhe bazën e kontrollit të

qeverisjes nga publiku i gjerë. E, në këtë “garë”

informimi mediat e atij vendi nuk mbanin anë.

Kurse këtu ndër ne as të ashtuquajturat “media

kundërshtare” nuk e tentuan kapërcimin e

kufijve që u kishin vendosur “liderët” në mënyrë

të padukshme. Kjo dukuri, quajtur shqip:

bishtnimi nga e vërteta, përveç të tjerave, ua uli

ndjeshëm fuqinë ndikuese mediave në opinionin

e gjerë publik dhe votuesit, pavarësisht pretendimeve,

u orientuan të votonin thjesht dhe

vetëm në mënyrë tradicionale, çka në Shqipëri

TRIBUNA • E PREMTE 17 KORRIK 2009

Koalicioni PD-LSI, alternativa e vetme që garanton stabilitet

Sa ndikuese janë mediat tona?

në koalicion, a thua se është përgjegjësi e tyre të administrojnë

personalitetin politik të LSI-së. Pasioni dhe mllefi i çon drejt

irracionalitetit. Thelbi i koalicionit të ri është i përcaktuar:

“Koalicioni për Integrim i Shqipërisë dhe shqiptarëve”. Stabiliteti

dhe integrimi janë dy kushte themelore për çdo forcë

politike në vend. Standardet dhe kushtet që kërkon integrimi

janë të qarta. Janë kushte përtej të majtës e të djathtës. Edhe

për PS-në të tilla duhet të jenë. Dikush mund të ketë ndjeshmërinë

e sinqertë se identiteti i LSI-së mund të dëmtohet në

një koalicion me Partinë Demokratike. Por identiteti i një force

politike nuk mund të dëmtohet kur ajo bëhet pjesë e zgjidhjeve

dhe stabilitetit dhe jo e krizave, mbrojtëse dhe kontribuuese

për çështjet e mëdha kombëtare, si integrimi dhe tërësia e reformave

që e bëjnë integrimin një realitet të prekshëm për çdo

shqiptar.

Këtë identitet LSI do ta forcojë më shumë edhe duke thyer

tabutë, e duke sjellë një risi të jashtëzakonshme politike dhe

produkt i pjekurisë politike dhe vizionare duke mbajtur shikimin

nga e ardhmja, nga integrimi, së pari i shqiptarëve midis

tyre, e pastaj i shqiptarëve me Evropën.

LSI i jep një goditje polarizimit ekstrem politik e social të

shoqërisë krijuar nga konfliktualiteti politik. Impakti i tij do

të jetë tepër paqtor e pajtues, por do të kontribuojë edhe në

gjykimin e politikës jo nga këndvështrimi pasionant e i paragjykuar,

por nga vlerësimi racional mbi bazën e performancës

dhe rezultatit konkret.

Në fund të fundit, kjo është mënyra si gjykon elektorati evropian,

pjesë e të cilit do të jetë së shpejti edhe ai shqiptar.

nënkupton mundësinë e ndonjë vendi pune.

Le të marrim një shembull që dëshmon më

së miri se kur mediat kanë një qëndrim të denatyruar

me të vërtetën, fuqia e tyre influencuese

zbehet. Një nga figurat e reja që u prezantua

në këtë fushatë zgjedhore ishte ajo e drejtuesit

të G99-ës. Erion Veliaj është, sipas një sërë

kalkulimesh, figura më mediatike në tetë vitet

e fundit. Prezenca e tij në ekrane dhe media të

ndryshme vjen menjëherë pas Ramës dhe Berishës.

Ai nuk guxonte të kapërcente oborrin e

shtëpisë së tij dhe menjëherë raportohej në të

gjitha mediat. E raportonin kur mbërrinte në

periferi të Tiranës. Kur takonte dy pleq që jetonin

të vetmuar. Në fshatra të thellë. Nëpër gryka

të zgafellave të minierave të mjera. Atje ku

një fëmijë qante e grindej. Nëpër protesta për të

cilat asnjëherë nuk e morëm vesh se sa mbështetës

kishin. E, me gjithë këtë mbulim të jashtëzakonshëm

mediatik, megjithëse gjithkush e

di se mbështetja e komisionerëve të PS-së nuk

i mungoi, rezultati i tij elektoral nuk e arriti as

0.99 përqindëshin, qoftë edhe për një humor që

kjo kohë tensionesh e lyp.

A do të kishte ndodhur kjo diku gjetkë, atje ku

mediat e rrisin autoritetin e tyre jo falë mbështetjes

që u jep pushteti, por falë profesionalizmit,

i cili ka në themel lirinë? Sigurisht që jo.

Me mbylljen e zgjedhjeve jo rrallë kanë filluar

të dëgjohen edhe zëra që fajësojnë mediat

apo përfaqësues të tyre në lidhje me rezultatet.

Puna ka shkuar deri atje saqë ka filluar nëpërkëmbja

reciproke dhe cinike e atyre që kanë një

lloj zëri autoritar në këto media. Thuhen për ta

gjëra që zakonisht lipsej t‘u thuheshin politikanëve.

Tek-tuk dëgjon edhe që ky apo ai gazetar

e figurë publike “na mori në qafë”. Nuk është e

vështirë të kuptohet se kjo është thjesht dhe vetëm

një mënyrë tashmë e njohur e politikanëve

për të anashkaluar përgjegjësitë e tyre politike.

Po a kanë “faj” mediat për këtë rënie të autoritetit

të tyre? Kanë vetëm fajin e madh që

pranuan ta dhuronin lirinë dhe të viheshin

në shërbim të hapur politik. Të tjerat janë të

nënkuptuara. Dhe rezultati i parë që dha ky

nënshtrim ishte pikërisht ajo që politikanët i

shmangen me vetëdije ta thonë: rënia e influencës

publike.

Dhe atyre nuk kemi pse ua kërkojmë këtë

gjë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!