14.07.2013 Views

Emigrantët - Tribuna News

Emigrantët - Tribuna News

Emigrantët - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

20

Komuniteti

Numri i të papunëve, gjysmë milioni

Papunësia po kap shifra alarmante

në Greqi, pasi vetëm

në katër muajt e parë të vitit

2009, mbi 86.000 persona kanë humbur

vendin e punës dhe e kanë rritur

ushtrinë e të papunëve në 466.878

nga 380.776 persona që ishte vjet në

muajin prill.

Shoqëria greke është duke u përballuar

me një “shok” të madh, pasi

rritja e papunësisë në muajin prill

me 22.6% e çoi shifrat zyrtare të papunësisë

në 9.4% nga 7.7%, sikundër

pretendonte qeveria.

Konfederata e Sindikatave të Greqisë,

GSEE, mohon shifrat zyrtare të

Emigrantët, të interesuar

për pasaportat biometrike

Që nga fillimi i muajit Korrik, 1400

qytetarë, kryesisht emigrantët të kthyer

në vendlindje për pushimet verore, janë

drejtuar në zyrat e Gjendjes Civile për

t’u pajisur me karta identiteti dhe pasaporta

biometrike.

Por numri më i madh vihet re në

zyrën e aplikimit pranë Bashkisë në

Korçë. “Qytetarë dhe veçanërisht

emigrantë të ardhur nga Greqia janë të

shumtë këto ditë në sportele, ku blejnë

kuponat për pasaporta biometrike”, tha

përgjegjësja e zyrës, Rajmonda Malo.

Sipas saj, që nga fillimi i muajit janë

shitur 1400 kupona, nga të cilat 660

për pasaporta biometrike dhe 740 për

karta identiteti.

“Një interesim i veçantë për pajisjen

me pasaporta biometrike vihet re tek

emigrantët, që e shikojnë këtë dokument

identifikimi si një domosdoshmëri

për fëmijët e tyre”, thotë Malo.

Zyrat e shërbimit postar dhe ato të

aplikimit këto ditë punojnë me personel

të plotë për të përballuar në kohë

kërkesat e qytetarëve për pajisjen me

karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

“Meqënëse dhe në ditët në vijim

pritet të jetë në rritje numri i shitjes së

kuponave nga ardhja e emigrantëve

për pushime, do të punojmë me personel

të mjaftueshëm dhe orar të zgjatur”,

tha përgjegjësja e zyrës postare në

Korçë.

Ajo theksoi se përcaktimi i afatit të

pajisjes me karta identiteti deri në datën

30 Dhjetor 2009, ka nxitur qytetarët

që të shpejtojnë për pajisjen me karta

identiteti.

papunësisë, duke bërë fjalë për një

papunësi reale në masën 15%. Kryesisht

kategoritë më të prekkura nga

papunësia janë të rinjtë, femrat dhe

ishujt. Dhe lajmet më të këqija ende

nuk kanë ardhur, sipas specialistëve

të GSEE.

Sipas një studimi të specialistëve

të Institutit të Punës retë që po grumbullohen

mbi kryet e punonjësve

në Greqi sa vijnë e bëhen më të zeza.

Dhe kjo për faktin se në 12 muajt që

do të pasojnë do të preken nga kriza

ekonomike shumë ndërmarje, por

edhe punonjësit e tyre.

Në studim theksohet se 6 në 10

ndërmarrjet në Greqi, do të bëjnë

pushime të detyruara nga puna, 5 në

10 ndërmarrje do të “ngrijnë”” pagat,

pra nuk do të ketë asnjë shtesë, qoftë

edhe në masën që parashikon ligji,

ndërkohë që 4 në 10 ndërmarrje do

të kufizojnë subvencionimet dhe orët

jashtë orarit.

15.5% shifrat reale

të papunësisë

Papunësia në Greqi po kap majat.

Në muajin prill ishte 9.4% nga 7.7%

që ishte në prillin e vitit të kaluar. Kjo

gjë ka sjellë që 86.000 punonjës të

jenë tashmë të papunë.

86.000 të papunë të rinj iu

shtuan listave brenda një viti,

me femrat të jenë në krye të

të papunëve të rinj. Rritja galopante

e papunësisë, e cila

u vërejt në muajin prill, është

mesazh paralajmërues për

verën dhe periudhën që do të

pasojë...

Numri i përgjithshëm i të papunëve

ka shkuar në 466.878 nga 380.776

persona që ishte vjet në muajin prill.

Bëhet fjalë, pra, për një rritje galopante

të papunësisë, e cila ka prekur

kryesisht të rinjtë, gratë dhe banorët

e ishujve.

Të dhënat tregojnë se pas muajve

të verës dhe në fillim të shtatorit do të

konstatohet një tjetër rritje e madhe e

papounësisë, me sipërmarrjet e vogla

e të mesme, të pushojnë punonjësit

nga puna, por edhe me sektorin e turizmit,

i cili do të bëjë pushime të punonjësve

sezonale, kryesisht në ishujt

dhe zonat e mëdha e të frekuantuara

turistike.

Dhe këto nuk janë veçse disa të

dhëna të vogla të madhësisë së krizës

ekonomike. GSEE pretendon se

papunësia reale është 15.5%, pasi po

qe se nuk përllogaritet papunësia e

Stage dhe punësimi i përkohshëm,

disaorësh në javë, atëherë shifrat janë

jashtëzakonisht më të larta.

Filluan uljet e çmimeve.

Çfarë duhet të kenë parasysh konsumatorët

Çmime të reduktuara deri në 70%

përfshijnë uljet e sezonit veror që

hynë në fuqi të mërkurën. Tregtarët

shpresojnë se me ofertat joshëse do

të mund të rigjallërojnë tregun, pasi uljes

drastike të xhiros që u shënua dy muajt

e fundit.

Periudha e uljeve do të zgjasë, si përherë,

deri më 31 gusht 2009.

Konfederata Greke e Tregtisë, në një

njoftim për shtyp i fton konsumatorët që

t’i realizojnë pa frikë blerjet e tyre, “duke

treguar përsëri bresimin e tyre ndaj bizneseve

tona dhe të shfrytëzojnë shanset që

u ofrohen këtë periudhë dhe duke blerë

artikuj me cilësi të shkëlqyer, me çmime

të ulëta e korrekte”.

Konfederata, u tërheq vëmendjen konsumatorëve

që këta të “mos impresionohen

nga reklamat e ndryshme, por të bëjnë

testin e nevojshëm të tregut, në bazë

të raportit cilësi – çmim dhe kryesorja, të

mos blejë në shitoret ambulante, të cilat

ofrojnë produkte me cilësi të keqe dhe pa

asnjë garanci”.

Kujdes!

Nga ana e vet, sekretariati i përgjithshëm

i Konsumatorit (një instancë e ministrisë

së tregtisë), tërheq vëmendjen

e konsumatorëve për mënyrën se si ata

realizojnë blerjet e tyre. Konsumatorët do

të duhet të kenë parasysh:

- Blejmë në bazë të programacionit familjar

dhe duke ditur se cilat janë mundësitë

tona financiare.

- I shmangemi përdorimit pa kriter të

kartave të kreditit dhe të kredive për konsum.

- Kontrollojmë me kujdes cilësinë e artikujve

që blejmë. Në rast defektesh kemi

të drejtë të kërkojmë zëvendësimin apo

kthimin e produktit. Nuk zëvendësohen e

nuk kthehen vetëm produktet që u është

ulur pmimi pikërisht për arsye të defektit,

apo konsumatori ka marrë dijeni që më

parë.

- Krahasojmë me kujdes çmimet dhe nuk

mashtrohemi nga gjoja përqindje të larta

uljesh, apo nga produkte të zgjedhura që

të “joshin”.

- Kërkojmë gjithmonë faturë për blerjen

që bëmë.

Kërkojmë që garancia dhe udhëzimet e

përdorimit të artikullit të blejmë të jenë në

gjuhën greke.

- Denoncojmë çdo problem që ndeshim

(ulje fiktive, produkt defektoz, etj.), në

linjën telefonike 1520 të Sekretariatit të

përgjithshëm të Konsumatorit, që funksionon

nga ora 08, 00 deri 22, 00.

TRIBUNA • E PREMTE 17 KORRIK 2009

Bravo, biri i Palasës

S h u m ë

k r y e p l e q

ndërroi Palasa.

Asnjë nga

ata nuk vuri,

qoftë edhe një

gur, në fasadën

e saj.

Një vënd

m e

h i s -

tori shekullore, të lavdishme, një fshat

që nxorri personalitete dhe kuadro, më

shumë se çdo fshat tjetër i Shqipërisë.

Me bukuri natyrore që mund të përthithë,

të joshë, e të zhvillojë aq shumë turizëm.

Por fatkeqësisht i lënë pas dore,

nga shumë kuadro që drejtuan fshatin

krahinën dhe më gjërë. Duhej të vinte

zoti Theodhori Ll.Kashta që fshati ynë i

dashur të demonstronte madhështinë e

bukurisë së vetë. Bravo THODHORI.

Me respekt dhe mirënjohje, jo vetëm

unë, por gjithë ne të malluarit e fshatit

tonë, që duam ta shohim për herë e më

të bukur, tokën ku lindën të parët tanë,

ku lindën e do të lindin bisqet e rinj, gjithë

ne, jemi dhe do të jemi pranë teje,

me dashuri, me veneracion. Thodhoriu

ka mbi një vit që u zgjodh kryeplak. Ndonëse

koha është e pakët, përpjekjet, për

një ecuri të mbarë, janë aq të dukshme

dhe aq pozitive sa na gëzojnë të gjithëve.

Nisma e parë kishte të bënte me

pastërtinë e fshatit. U shporrën plehrat

dhe kalbësitë që e rëndonin pamjen. U

vendos rendi dhe qetësia, duke shkulur

në të njëjtën kohë, rrënjët e sjelljeve dhe

mënyrave të jetesës arkaike, si vjedhjet,

fyerjet, etj. Filantrop dhe dinjitoz, është i

mirëpritur në çdo strehë, ku qahen hallet

dhe dertet. Dhimbjet dhe ankthet e

bashkëfshatarëve tanë. Është atributi i

tij ndërtimi i Bulevardit të ri Megal Petra,

Platia shën Dhimitri, rrugë e standarteve

Evropjane, me kanalizime, trotuare,

ndriçim e të tjera. I pa shpjegushëm është

fakti i pengesave që sjellim për këtë

mundësi që na jepet. Dhe u pezulluan

punimet e rrugës tjetër Shardho Qëndër,

se Palasikotët nuk kanë derdhur akoma

kontributin prej 75 evro. Me këtë rast u

bëj thirje bashkëfshatarëve të mi të nderuar,

të derdhin sa më parë këtë kuotë,

për të hapur rrugën e ndërtimit të ujësjellësit,

që e kemi aq shumë nevojë, për të

larguar sherret e pa nevojshme për një

pikë uji. Shtoj se të gjithë ne duhet t’i bëhemi

krah zotit Thodhori, jo me fjalë dhe

retorika të bukura por me praktika dhe

ndihmesa konkrete në perespektivën e

së arthmes. Me të gjitha energjitë tona.

Me tërë vullnetin dhe pathosin tonë. Se

i thonë, Trimit të mirë i duhen shumë

shokë.

Thodhoriu ka lindur në Palasë më

1952. Punoi si teknik mekanik në Vlorë,

ka 2 djem, është legjistatura e dytë

që zgjidhet në kryepleqësinë e fshatit,

kam besim se nuk do tërhiqet nga vështirësitë

dhe nuk do t’i lëshojë armët e

veta. Palasës i mungonte Kryeplaku i ri,

THODHORI KASHTA. Tashmë ajo e ka

birin e saj, siç ka pranvera lulen, siç ka

zogu, krahët. Siç kanë ëndërrat e bukura

shtrojet e mira, le ta ndihmojmë birin

tonë, birin e Palasës plakë, që punët të

ecin edhe më mirë.

PAVLLO.A .KOKA

Kryetar i shoqatës Shën Dhimitri të

Palasikotëve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!