19.03.2015 Views

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti - kishadhejeta.com

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti - kishadhejeta.com

Kjo është dita që na e dhuroi Zoti - kishadhejeta.com

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Tetor 2008

Kisha dhe jeta

11

Gjystina dhe mt. Flora (shqiptare).

Bashkëpunëtorët tanë kanë qenë edhe 16

animatorë të rinj, në përgjithësi në moshën 16-17

vjeç, me të cilët jemi takuar që nga muaji qershor

për programimin e aktiviteteve.

Kampi i të vegjëlve ishte një përvojë krejtësisht

e re për ata fëmijë në moshën 6-9 të fshatit.

Përralla e Borbardhës na ka përcjellë për një javë

(nga 30-06-08 deri 06-07-08); Borëbardha përfaqëson

bukuria e vërtetë dhe mirësia e vërtetë që

ne dëshirojmë.

Dy javët e tjera të organizuara u kanë pëlqyer

shumë fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë marrë

pjesë në Kampin Veror në Sukth (nga 21-07-08 deri

03-08-09). Hirushja e keqtrajtuar nga njerka dhe

simotrat na ka mësuar respektin ndaj çdo qenieje

njerëzore.

Gjatë këtyre aktiviteteve verore nuk ka

munguar kurrë momenti i lutjes dhe momenti i

reflektimit, laboratori me punime të ndryshme,

ashtu si edhe ekskursionet, loja, kënga, banset

dhe... “merenda”!

Caritasi Kombëtar na ka ndihmuar ekonomikisht

për realizimin e Kampit “Pinoku” dhe Kampit

“Hirushja”, duke na propozuar për reflektimin dhe

sensibilizimin edhe temën e shfrytëzimit të grave

dhe fëmijëve në Shqipëri. Faleminderit.

Por një falënderim të veçantë i drejtojmë

sidomos Zotit që na ka dhënë këto mundësi të

edukojmë dhe të rritemi në fe. Shpresojmë që më

ndihmën e Tij mund të përsërisim përvoja të tilla

edhe vitin tjetër.

In memoriam Q Pretash Kaçaj

Nga: Franc Radoja

Pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 85 vjeçare,

ndërroi jetë në Tiranë më datë 30 tetor të këtij

viti, besimtari i devotshëm, intelektuali i palodhur dhe

linguisti shumë i vyer, Pretash Kaçaj.

Pretashi lindi në Bajzë të Kastratit me 2 prill 1923

në një familje të mrekullueshme malësorësh, dhe si bir i

një familjeje të tillë nuk kishte se si të mos e pasqyronte

fortësinë e karakterit të malësorit të vërtetë edhe në të

gjitha ditët e kalvarit të jetës së tij. Vitet e para të jetës

së tij shkollore, i kreu në bankat e shkollës së fshatit të

tij, për të shkuar e vazhduar edukimin e tij arsimor në

gjimnazin françeskan “Illyricum”, e sikurse u shprehte

vetë sa qe gjallë, ai studioi në atë gjimnaz, pikërisht

në kohën kur drejtor i tij ishte i madhi Padër Gjergj

Fishta, për të cilin fliste me aq shumë mallë, respekt dhe

emocion. Në bisedat e vazhdueshme me të, ai nuk linte

asnjëherë pa përmendur edhe profesorët e tij si Prof. Dr.

Gjon Shllakun, P. Athanas Gegaj, P. Frano Kiri, P. Leon

Kabashi, P. Danjel Gjeçaj., etj... . Që në moshë ende të

vogël, merrte pjesë në korin e kishës së bashku edhe me

kushëririn e tij, baritonin me famë shqiptare dhe botërore

Luk Kaçaj. Që herët mësuan të interpretonin pothuajse

gjithë repertorin klasiko-kishtar.

Me shumë dhimbje dhe me buzë që i dridheshin

nga malli, kujtonte pjesëmarrjen e tij në funeralin e atij

që ishte shndërruar në udhërrëfyes të të gjithë të rinjve

françeskan e më gjerë, pra Padër Gjergj Fishtës, në vitin

1940. Në vitin 1942 shkon për një vit formimi në kuvendin

françeskan të Troshanit. Gjatë viteve të shkollës ndër

fretër, përvetësoi në mënyrë shumë të mirë disa gjuhë të

huaja si; greqishten e vjetër, latinisht, gjermanisht, italisht

dhe frëngjisht. Në vitin 1945, e pikërisht me 4 dhjetor,

me urdhër të qeverisë shqiptare, Pretashi së bashku me

42 kolegë të tjerë shkon në Kosovë për të hapur shkollat

shqipe duke qëndruar atje deri në vitin 1948. Po në

këtë vit kthehet në Shqipëri dhe fillon punën si mësues

në fshatin Rrjodh të Malësisë së Madhe. Në periudhën

1949-1979, Pretashi punoi si mësues në shumë fshatra të

zonës së Lezhës si; Kaçinar, Piraj, Shënkoll si dhe fshati

i fundit ku punoi ishte Grykë Manati, por kësaj periudhe

i takon edhe burgu stërmundues. Dhe do të ishte pikërisht

viti 1951, në të cilin ndërkohë që po jepte mësim në

shkollën e Kaçinarit, kur e arrestuan në shkollë duke i’a

lidhur duart me një tel të ndryshkur. Arsyeja? Arratisja

e vëllait të tij Prekës. Që nga ai çast nis edhe rruga e

gjatë e kalvarit të mundimeve të kësaj familjeje. Gjatë

kësaj periudhe ai pa me sytë e vet tmerret poshtëruese të

burgjeve të Lezhës, Shkodrës, Durrësit e Tepelenës. Nga

jeta në burg, -kujtonte Pretashi, - e tmerrshme ishte dita e

shokëve që nuk arrinin të realizonin normën pasi ishin të

vjetër ose të sëmurë, e vjetërsisë apo sëmundjes i shtohej

edhe dajaku në mbrëmje para se me fjetë. Me shumë

kënaqësi nga burgu, kujtonte vetëm ditët që arrinte të realizonte

normën edhe për D. Nikollë Mazrrekun, P. Leon

Kabashin, P. Zef Pllumin., etj..., pasi duke qenë më i ri

se ata, mundte të lëvizte disa lopata material më shumë e

kështu ata merrnin disa të rrahura më pak. Gjithashtu me

shumë dhimbje kujtonte ditët kur në burgun e Tepelenës,

i erdhi lajmi i vdekjes së babait të tij, por që nuk arriti as

të shkonte për ta përcjellur për në banesën e fundit. Besoj

kjo nuk do koment. Pas lirimit nga burgu, Pretashi shkoi

të jetonte në Bajzë pranë farefisit të vet, edhe pse tashmë

nuk kishte as shtëpi dhe asnjë pronë sado të vogël, por

i duhej ta fillonte gjithçka nga fillimi. Gëzimi i vetëm

i tij në gjithë ato vite të tmerrshme, sikurse shprehej ai

vetë, ishte Katerina, gruaja e tij, si dhe dhurata prej shtatë

fëmijësh që Zoti i kishte bërë, e që Katerina me gjithë

vuajtjet e një gruaje heroinë arriti që ti rriste me shumë

nder dhe dinjitet.

Pas daljes së tij në pension, Pretashi iku nga Bajza

e Kastratit dhe u vendos së bashku me familjen e tij në

Ishull të Lezhës, ku me shumë mundë, arriti të krijonte

një jetë modestë e dinjitoze për familjen e tij. Më pas,

nga 1994 dhe deri në mbarim të ditëve të jetës së tij jetoi

në Tiranë, bashkë më djalin e tij të vogël Salvadorin, ishfutbollistin

e talentuar të kombëtares sonë. Gjatë ditëve

të sëmundjes së tij, kërkoi vazhdimisht të kishte pranë

meshtarin, pasi vetë shpesh herë e thoshte se, pa rrëfim

dhe kungim, jeta e tij nuk do të kishte asnjë kuptim. Dhe

ashtu ndodhi në të vërtetë: i pajtuar me njerëzit nëpërmjet

rrëfimit, i forcuar për falje nëpërmjet kungimit, me 30

tetor mbylli sytë për këtë jetë, për ti hapur për në jetën

e pasosur.

Pushoftë ne paqe!

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!