10.07.2015 Views

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përgatitja e mësuesit për orën e mësimitDijet e nxënësve varen nga përgatitja e mësuesit dhe nga zhvillimi i mësimit nga ai,si dhe nga planifikimi i drejtë i orës së mësimit. Përmirësimi i cilësisë së dijeve ështëi lidhur ngushtë me rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe të efektivitetit të saj.Gjatë përgatitjes për mësim, mësuesi ka parasysh:♦ Të mësuarit e teknologjisë të këtë karakter edukativ e të zhvillohet në nivel tëlartë shkencor. Që të realizohet kjo, mësuesi duhet të punojë me këmbëngulje dhesistematikisht, për rritjen e kualifikimit të tij profesional, pedagogjik dhe metodik.♦ Orët e mësimit duhet të kenë lidhje të ngushtë me njëra-tjetrën. Që të realizohetnjë lidhje e tillë, mësuesi duhet të krahasojë dhe të ndërlidhë orën aktuale me orëne mësimit të kaluar.♦ Vëmendje e madhe në mësim i duhet kushtuar aktivizimit të veprimtarisë mendore,zhvillimit të të menduarit dhe përfytyrimeve hapësinore të nxënësve, aftësimit të tyrepër zgjidhjen e detyrave të ndryshme.♦ Mësuesi duhet ta pasqyrojë mirë në ditar strukturën e përafërt organizative të orëssë mësimit, vëllimin dhe përmbajtjen e materialit mësimor, qëllimin dhe detyrat.Në mësim, sigurisht që lejohen shmangiet nga ditari, por pa u larguar nga qëllimikryesor i orës së mësimit.Detyrat e përdorura në orën e mësimit të ndahen në kryesore dhe në ato të dorës sëdytë.Përmbajtja dhe metodat e mësimit të mendohen mirë, në përputhje me arritjet më tëreja të shkencës, por duke pasur parasysh veçoritë e moshës së nxënësve.Gjatë orës së mësimit duhet shfrytëzuar materiali i tekstit të teknologjisë, por duhetshfrytëzuar edhe materiali i shumëllojshëm plotësues e ndihmës. Mësuesi duhet tazgjedhë literaturën metodiko-shkencore dhe nga kjo literaturë të përdorë gjithçka qëshërben për zgjerimin e horizontit të nxënësve.Aftësitë njohëse të nxënësve duhet të shfrytëzohen plotësisht gjatë mësimit.Gjatë përgatitjes për orën e mësimit mësuesi duhet të mendojë edhe për pyetjet emundshme që mund të bëjë nxënësi gjatë orës së mësimit. Ata mund të pyesin seç`është modifikimi, si duhet deshifruar marka e gizës GH 12-28, nga se dallohettornoja me komandim të programuar nga tornoja e zakonshme, ç`është shkëmbimi indërsjellë etj.20

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!