10.07.2015 Views

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

Teknologjia - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

projeksioni i dytë i pikës M. Nga kjo pikë hiqet paralele me boshtin O 1Z 1dhe nëtë matet segmenti m 1M 1i barabartë me koordinatën Z m. Vija e thyer O 1mx, m 1M 1përbëhet nga tre segmente, çdonjëri prej të cilëve është një nga koordinatat e pikës M.Madhësitë e vendosura në projeksioni aksonometrik gjatë ndërtimit duhet të matenme kompas në projeksionet ortogonale të trupit gjeometrik, të cilat mendohet se janëvizatuar në shkallën 1:1.Shpjegimi i hollësishëm dhe ndërtimi me faza i aksonometrive në dërrasën e klasëslidhet me të mësuarit nga ana e nxënësve të metodave më racionale të ndërtimit.Që të përvetësohen këto metoda, duhet të përpunohen me shembuj në fazën epërforcimit, me detyra shtëpie dhe me zgjidhje ushtrimesh të larmishme në orët emësimeve dhe të detyrës grafike.Përvoja tregon se, në rastet kur përvetësohen mirë projeksionet aksonometrike tëtrupave gjeometrike, nuk ka vështirësi në përvetësimin e projeksioneve aksonometrikedhe të pikturës teknike të modeleve dhe detaleve. Kjo është e lidhur jo vetëm me faktinse modelet dhe detalet janë bashkime të trupave gjeometrike ose pjesëve të tyre,por edhe me atë që trupat gjeometrike janë objektet e para vëllimore që studiohen.Ka mendime se për të bërë një lidhje të shpejtë të elementeve gjeometrike me objektetreale, krahas studimit të projeksioneve ortogonale dhe aksonometrike të trupavegjeometrike, të bëhet edhe studimi i projeksioneve ortogonale dhe aksonometriketë modeleve mësimore, të formuara nga bashkime pjesësh prizmatike, piramidale,cilindrike etj., duke arritur te modelet komplekse.Gjatë studimit të temës për projeksionet aksonometrike të modeleve mësimore ështëe rëndësishme të theksohet se, para së gjithash, të studiohet forma e modelit ngaprojeksionet ortogonale të tij. Gjatë studimit të formës, modeli duhet ndarë në trupate veçantë gjeometrikë që e përbëjnë dhe pastaj, ashtu siç shpjegohet në tekst, tëpërcaktohet nga lloji i aksonometrisë dhe pozicioni i të vizatuarit.Ushtrimet për ndërtimin e projeksioneve aksonometrike të modeleve dhe detalevekëshillohen të zhvillohen duke e marrë modelin ose detalin nga projeksionetortogonale. Kjo gjë ndikon në zhvillimin e shpejtë të përfytyrimeve hapësinore tënxënësve, pa të cilat do të ishte i vështirë leximi i vizatimeve në kapitujt e ardhshëm.Prerjet në projeksionet aksonometrike. Prerja, si rregull, kryhet me dy rrafshereciprokisht pingule dhe figurat e prerjes vijëzohen. Drejtimi i vijave të vijëzimeve40

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!