29.06.2013 Aufrufe

Anhang Interviews

Anhang Interviews

Anhang Interviews

MEHR ANZEIGEN
WENIGER ANZEIGEN

Sie wollen auch ein ePaper? Erhöhen Sie die Reichweite Ihrer Titel.

YUMPU macht aus Druck-PDFs automatisch weboptimierte ePaper, die Google liebt.

lirë i krijoi mundësi këtyre klerikëve që të rindërtojnë jetën fetare në Amerikë me të njëjtat

parametra siç ka qenë në Shqipëri dhe si rrjedhojë ne sot në Amerikë kemi 35 objekte kulti

100% shqiptare të katër besimeve që kanë qenë tradicionale tek ne. Mund të them një

shembull: New York ka dy xhami, dy kisha katolike, kishën ortodokse dhe teqe po kështu

dhe Detroit e vende të tjera. Detroit ka dy kisha katolike, një xhami, një teqe të madhe

bektashiane. Pra dua të them që këto e ruajtën fenë dhe menjëherë mbas kthimit të

komunizmit ata klerikë që i rezistuan sistemit të burgjeve dolën nga burgjet dhe rifilluan

punën për ngritjen e fesë, siç është rasti i myslimanëve, i drejtuesit Hafiz Sabri Koçit, i cili

bëri 25 vjet burg. Ky dhe At Zef Pëllumbi dhe të tjerë sëbashku filluan të ringrejnë objektet e

kultit. Po të shkosh në Shkodër mund të gjesh dhe fotografi të varura në Xhaminë e Plumbit

katolikë e myslimanë bashkë. Po kështu dhe në ceremoninë dhe meshën e parë në Shkodër

janë katolikë e myslimanë bashkë.

Po kështu dhe nga Amerika klerikët, të cilët siç thamë më sipër ndihmuan në ringritjen e fesë

dhe vazhdojnë të ndihmojnë. Dua të them se feja është një gjë e munguar për shqiptaret

gjatë kësaj periudhe. Por etja për demokraci dhe siç është etja për demokraci që njerëzit që

sakrifikuan dhe vdiqën për demokraci, shumë njerëzve iu kthye etja për besim, sepse për

shumë kohë ata besonin fshehurazi, tani ata ishin të lirë. Mund të them që për një kohë

shumë të shkurtër është bërë shumë në fushën e ringritjes së fesë dhe sot mund të themi që

jemi ndër vendet me rritje më të mirë në numrin e besimtarëve në Evropë.

4. Pas viteve ’90 në Shqipëri fetë fituan sërish lirinë e praktikimit të tyre. Në këtë

periudhë kemi jo vetëm rizgjimin e feve ekzistuese, por edhe ardhjen e praninë e

shumë misioneve të feve ekzistuese dhe të feve jo shumë të njohura në Shqipëri. Si do

t’i përshkruanit ju marrëdhënien e feve midis njëra-tjetrës?

Është ajo që përmenda më lart, shembulli që së bashku ata kanë hapur bashkë objektet

fetare dhe vazhdojnë të kenë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ata kanë disa

lloj organizimesh të përbashkëta dhe marrin pjesë, po t’i shikosh, në festa zyrtare, ata

shkojnë me njëri-tjetrin në çdo aktivitet që bën njëri apo tjetri. Ne si institucion kemi

marrëdhënie shumë të mira me komunitetet fetare. P.sh. çdo vit mbas Krishtlindjeve, ne e

festojmë bashkë Vitin e Ri, pra katër besimet tradicionale fetare dhe shteti. Sivjet ishin dhe

përfaqësues të Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare (VUSH).

5. Në shumë shtete, jo vetëm të Bashkimit Evropian, ekziston një lidhje e ngushtë

midis shtetit dhe fesë. Në pikëpamjen tuaj, a është e nevojshme një ndarje e shtetit

dhe fesë? Pse është / nuk është e nevojshme?

Në të gjithë vendet e Evropës shteti është i ndarë nga feja. Por marrëdhëniet e shtetit me

fenë duhet të rregullohen mbi bazën e legjislacionit, sepse në fund të fundit sot në secilin

128

Hurra! Ihre Datei wurde hochgeladen und ist bereit für die Veröffentlichung.

Erfolgreich gespeichert!

Leider ist etwas schief gelaufen!