29.06.2013 Aufrufe

Anhang Interviews

Anhang Interviews

Anhang Interviews

MEHR ANZEIGEN
WENIGER ANZEIGEN

Erfolgreiche ePaper selbst erstellen

Machen Sie aus Ihren PDF Publikationen ein blätterbares Flipbook mit unserer einzigartigen Google optimierten e-Paper Software.

ku Gjerasimi, Sevastia dhe Parashqevia kontribuan në hapjen e shtegut të dijes me

mbështetjen e misioneve ungjillore? Kush mund ta mohojë përkthimin e Biblës në gjuhën

shqipe? Kjo u pasua edhe me materiale të tjera, që ndihmuan në zhvillimin e mëtejshëm të

gjuhës shqipe. Kristoforidhi përgatiti midis të tjerash dhe “Fjalorin e gjuhës shqipe“ dhe

“Gramatikën e gjuhës shqipe“, ç’ka avancoi më tej njohjen e shqipes në nivele evropiane.

Kush mund të mohojë faktin që Gjergj Qiriazi ishte nënkryetar i Kongresit të Manastirit dhe

anëtar i Komisionit të Punës së Alfabetit, që i kreu punimet në shtëpinë e tij? Kush mund të

mohojë faktin që motra e tij Parashqevi Qiriazi, ishte sekretare e Komisionit të ABC-së, që

Grigor Cilka ishte nënkryetar i Komisionit të Punës së Abetares? Kush mund të mohojë faktin

që Kongresi mori vendim për të hapur shtypshkronjën e vet dhe Gjergj Qiriazi u caktua

drejtor i saj dhe kjo ishte shtypshkronja e parë shqiptare? Kush mund të mohojë faktin që në

Kongres morën pjesë 150 delegatë, nga të cilët mbi 35 ishin shqiptarë protestantë, kurse të

tjerët ishin shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

Siç shihet ungjillorët paskan qenë sëbashku me këto komunitete fetare ndërsa bëhej fjalë për

një ngjarje të tillë historike. Njëkohësisht mund të themi jo pa krenari, se kjo trashëgimi e

hershme është vlerë e bashkëudhëtimit të këtyre komuniteteve në harmoni dhe në paqe,

ç’ka hedh poshtë çdo mendim tjetër në Shqipëri, se mos ungjillorët ndoshta thyejnë

harmoninë e konsoliduar fetare që ka ekzistuar më parë ndërmjet katër komuniteteve të

ashtuquajtura “historike”. Do të mjaftonin këto pak fakte nga moria e veprimtarisë historike së

ungjillorëve, për të qartësuar idenë se gjithmonë kanë ekzistuar tryeza dialoguese të

përbashkëta me këto komunitete fetare, sepse jemi bashkëkombës.

Përsa u përket ungjillorëve në ditët e sotme, mund të themi se ata janë të grupuar nën një

ombrellë koordinative që quhet Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë (VUSH). Themelet e

VUSH-it datojnë në nëntor të vitit 1892 dhe themeluesi i saj është Gjerazim Qiriazi, i cili

është lauruar me çmime të nivelit më të lartë për kontributet e tij patriotike. Kur them që

VUSH-i është themeluar nga Gjerazim Qiriazi, atëherë s’bëj tjetër veçse pohoj të vërtetën

historike që ungjillorët shqiptarë kanë qenë në Shqipëri shumë përpara vitit 1900 dhe kanë

pasur në themel të tyre dashurinë për Perëndinë, për kombin dhe për gjuhën shqipe e

shprehur kjo është në kredon e veprimtarisë së tyre: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin,

Uratë për mëmëdhenë!

Ungjillorët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gjuhën shqipe, gjë që

pasqyrohet në statutin e VUSH-it të asaj periudhe. Kësisoj besimtarët ungjillore janë dukuri

historike në Shqipëri dhe kanë lënë gjurmët e tyre në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

Përkthimi i Biblës ishte ngjarje epokale. Madje, Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi kur

46

Hurra! Ihre Datei wurde hochgeladen und ist bereit für die Veröffentlichung.

Erfolgreich gespeichert!

Leider ist etwas schief gelaufen!