29.06.2013 Aufrufe

Anhang Interviews

Anhang Interviews

Anhang Interviews

MEHR ANZEIGEN
WENIGER ANZEIGEN

Sie wollen auch ein ePaper? Erhöhen Sie die Reichweite Ihrer Titel.

YUMPU macht aus Druck-PDFs automatisch weboptimierte ePaper, die Google liebt.

4. Si ka ndikuar ateizmi në sjelljen fetare të njerëzve në Shqipëri? A vërehen këto

ndikime edhe sot e kësaj dite?

Po, siç edhe e përmenda më lart, ateizmi i imponuar fuqishëm gjatë viteve të diktaturës, për

mendimin tim ka ende një ndikim të konsiderueshëm në Shqipëri veçanërisht në dy brezat

më të rritur, të cilët janë ende aktivë në shoqërinë shqiptare.

Ateizmi ka prodhuar shumë mosbesim dhe skepticizëm, të cilat e bëjnë të vështirë të përcillet

besimi.

5. Pas viteve ’90 në Shqipëri fetë fituan sërish lirinë e praktikimit të tyre. Në këtë

periudhë kemi jo vetëm rizgjimin e feve ekzistuese, por edhe ardhjen e praninë e

shumë misioneve të feve ekzistuese dhe të feve jo shumë të njohura në Shqipëri. Si do

t’i përshkruanit ju marrëdhënien e feve midis njëra-tjetrës?

Pas periudhës së diktaturës, shqiptarët ishin të etur për çdo gjë të ndaluar më parë dhe edhe

fetë e ndryshme qofshin me traditë të hershme apo relativisht të reja në Shqipëri, apo që nuk

kishin qenë më parë, gjetën një tokë vërtet të papunuar, por dhe tepër të gatshme për të

pranuar.

Sidoqoftë, marrëdhënia mes tyre ka qenë dhe është e admirueshme.

6. Sipas mendimit tuaj, si pranohen në përgjithësi nga shoqëria dhe politika

shqiptare fetë e ndryshme në Shqipëri dhe çfarë roli luajnë ato?

Shqipëria është një vend i lirë i besimit. Jam shumë mirënjohës për kuadrin ligjor dhe

sidomos kushtetutën shqiptare, për nivelin e lartë të lirisë që garanton. Shoqëria shqiptare

vazhdon të mbetet e hapur dhe tolerante për besimet e ndryshme që ka përqafuar.

Megjithëse mund të thuhet se ka ndryshuar interesimi dhe është rritur indiferentizmi për

besimin në krahasim me vitet e para pas kthesës politike.

Politika, për mendimin tim, duhet të jetë më mbështetëse dhe më e hapur. Mund të them se

marrëveshja që shteti ynë duhet të lidhë me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë është prej

një kohe të konsiderueshme ende mbi tavolina për t’u firmosur.

7. Në shumë shtete, jo vetëm të Bashkimit Evropian, ekziston një lidhje e ngushtë

midis shtetit dhe fesë. Në pikëpamjen tuaj, a është e nevojshme një ndarje e shtetit

dhe fesë? Pse është / nuk është e nevojshme?

Po, mendoj se është e nevojshme një ndarje e shtetit nga feja. Së pari, shteti e besimi

shpesh nuk shkojnë në shina paralele, dhe nëse do të duan të ecin bashkë, njëra do t’i

nënshtrohet tjetrës apo do të duhet të bëjë kompromise me tjetrën. Kjo nuk është e mirë për

asnjë prej tyre.

28

Hurra! Ihre Datei wurde hochgeladen und ist bereit für die Veröffentlichung.

Erfolgreich gespeichert!

Leider ist etwas schief gelaufen!