29.06.2013 Aufrufe

Anhang Interviews

Anhang Interviews

Anhang Interviews

MEHR ANZEIGEN
WENIGER ANZEIGEN

Sie wollen auch ein ePaper? Erhöhen Sie die Reichweite Ihrer Titel.

YUMPU macht aus Druck-PDFs automatisch weboptimierte ePaper, die Google liebt.

treguan se janë të vendosur të vazhdojnë në traditën e burrave si Gjerazim Qiriazi, i cili jetoi

që t’i shërbejë kombit të tij me shpresën që kjo botë të bëhet një vend më i mirë.”

Ungjillorët dëshmuan se ishin me pjesën tjetër të kombit në dhimbjet e tij, duke ndarë lotët,

dashurinë e gjithçka që kishin për shkak të vlerave të besimit te tyre. Sot ungjillorët i gjen në

të gjithë Shqipërinë. Më e rëndësishme se gjithçka mbetet raporti i besimit të tyre me të

jetuarit e këtij besimi. Kjo po shfaqet ditë e më shumë.

2. Sipas mendimit tuaj, çfarë roli ka luajtur dhe luan feja si pjesë e identitetit të

shqiptarëve?

Feja si kur përdoret edhe kur anashkalohet lë gjurmën e vet në identitetin e një kombi. Në

rastin e Shqipërisë, një tërësi arsyesh përfshirë këtu edhe pozicionin gjeografik, edhe dallgët

historike, kanë ndikuar në ekzistencën e një larmie fetare si ajo katolike, ortodokse,

ungjillore, myslimane, bektashiane dhe njëkohësisht të disa sekteve respektive. Sigurisht në

çaste domethënëse historike për kombin është përdorur shprehja e famshme “Feja e

shqiptarit është shqiptaria”, që nënkupton porosinë e madhe se larmia e feve nuk duhet të

jetë shkak përçarjeje dhe urrejtje. Kështu identiteti kombëtar është bazuar më tepër në ato

elementët e tjera të kombit, siç janë p.sh. gjuha, kodi zakonor, trashëgimia shpirtërore. Në

raste të veçanta këto janë ngritur më lart për ta mbrojtur kombin në situata të ndryshme, me

të cilat ai është përballur.

3. Si ka ndikuar ateizmi në sjelljen fetare të njerëzve në Shqipëri? A vërehen këto

ndikime edhe sot e kësaj dite?

Unë kam jetuar përgjatë tri periudhave historike: në momentin kur besimi fetar në Shqipëri

ekzistonte, sepse kam lindur në vitin 1953 dhe ndalimi i fesë u bë më 1967, gjë që do të

thotë se i kam parë ritet fetare në Shqipëri. Pastaj jetova periudhën e komunizmit, më pas

ndërprerjen në mënyrë rrënjësore të besimit në Shqipëri dhe me vendosjen e pluralizmit

politik, hapja e portës së besimit në fillim vitet 90-të.

E vërteta është që ateizmi luajti një rol të rëndësishëm në sjelljen e njerëzve fetarë në

Shqipëri, për faktin se vetë komunizmi, duke e luftuar besimin fetar, ngre lart disa mite apo

kulte të tjera, të cilat synojnë t’ia zënë vendin besimit të njeriut te Perëndia. Komunizmi u

shndërrua në fe. Kështu ajo që u zhvillua më thellë gjatë periudhës së komunizmit ishte

idhujtaria politike, që nënkupton ngritjen lart të figurës së liderit Hoxha, duke e çuar atë në

nivelin e Perëndisë, të cilën njerëzit do ta adhuronin, do t’i këndonin, do t’i jepnin ditë nga

ditët e tyre, jetë nga jeta e tyre, do t’i bindeshin mësimeve të tij. Më vonë kur hedh sytë mbi

Fjalën e Perëndisë shikon që kjo filozofi shoqërore politike kishte marrë gjithë sistemin e

48

Hurra! Ihre Datei wurde hochgeladen und ist bereit für die Veröffentlichung.

Erfolgreich gespeichert!

Leider ist etwas schief gelaufen!