07.02.2015 Views

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

II Departamenti i Përkrahjes Profesionale (DPP)

Departamenti i Përkrahjes Profesionale është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve

profesionale të përkthimit, redaktimit, lekturës dhe terminologjisë. Në vitin 2011, DPP

organizoi dhe procedoi përkthimin e rreth 23.000 faqeve të shkresave dhe dokumenteve të

ndryshme në shqip, serbisht, anglisht dhe turqisht. DPP po ashtu ofroi rreth 295 orë

përkthime të atypëratyshme në takimet e rregullta, në seancat e Gjykatës, në seancat

administrative, në intervistat e kandidatëve dhe në takimet e tjera.

Në bashkërenditje me DRLSA-në, DPP përgatiti dokumentacionin për mbledhjet e

gjyqtarëve dhe seancat dëgjimore. DPP bëri të mundshëm procedimin e lëndëve në gjuhën

shqipe, serbe dhe angleze. Në të njëjtën kohë, DPP kontribuoi në publikimin e vendimeve në

gjuhën shqipe, serbe, angleze dhe turke.

Me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve lokale të përkthimit, DPP zbatoi metodat e përkrahjes

së drejtpërdrejtë dhe të bashkëpunimit të baraspeshuar me gjyqtarë, Njësinë Ligjore dhe

departamentet e tjera; DPP u përpoq ta përmirësonte dhe të ngrinte cilësinë e përkthimit

dhe të shërbimeve të tjera të përkrahjes profesionale me operatorë të jashtëm.

DPP kontribuoi në përmbylljen me sukses të dizajnimit dhe jetësimit të Librit të Identitetit të

Gjykatës Kushtetuese dhe në ridizajnimin e uebfaqes. Në përputhshmëri me Librin e

Identitetit të Gjykatës Kushtetuese, DPP ka përgatitur specifikimet teknike të produkteve për

punën e Gjykatës. DPP ka përgatitur udhëzimet për hartimin profesional të shkresave

zyrtare. DPP ka përgatitur testet profesionale dhe ka ndihmuar në rekrutimin e stafit

profesional të Njësisë së TIK-ut dhe Multimedieve.

DPP ka arritur këto rezultate:

• Standardizimin e shkresave zyrtare dhe të vendimeve;

• Shpërhapjen e ideve rreth hartimit të dokumenteve, me qëllim të zhdukjes së

gabimeve gjuhësore dhe terminologjike-juridike në dobi të sigurimit të

qëndrueshmërisë profesionale;

• Përafrimin e plotë terminologjik të teksteve të hartuara dhe të përkthyera me gjuhën

e ligjit.

Sfidat kryesore me të cilat DPP ballafaqohej ishin:

• Zhvillimi i vazhdueshëm drejt ngritjes dhe përparimit të kapaciteteve profesionale me

këmbim përvojash, që ka për qëllim përmirësimin dhe standardizimin e mëtejmë të

shërbimeve të shpejta, profesionale dhe cilësore;

• Mbështetja e plotë në softuerët automatikë për mospërsëritje të përkthimit;

• Rritja e efektshmërisë dhe vëllimit të punës cilësore; dhe

• Zvogëlimi i harxhimeve për përkthim.

17

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!