07.02.2015 Views

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Vizioni dhe misioni

1. Vizioni

Republika e Kosovës është shtet demokratik i bazuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e

të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor, të garantuara me Kushtetutë. Në Kosovë, ku

qytetarët vendosin përmes përfaqësuesve të tyre, të cilët janë përgjegjës para tyre, Gjykata

Kushtetuese do të jetë një institucion të cilin qytetarët e Kosovës e shohin si autoritet

përfundimtar dhe garantues të Kushtetutës dhe respektimit të ligjit.

E drejtuar nga Kushtetuta, Gjykata do t’i kontribuojë: (1) ndërtimit të një shteti të lirë,

demokratik dhe paqedashës, (2) garantimit të të drejtave të secilit qytetar, lirive qytetare dhe

barazisë së të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve para ligjit dhe, (3) eliminimit të gjurmëve

të së kaluarës duke krijuar tradita të reja juridike të bazuara në sundimin e ligjit dhe

kushtetutshmërisë.

2. Misioni

Si institucion i ri në demokraci të re, Gjykata Kushtetuese ka një rol të rëndësishëm në

përmbushjen e vizionit të lartpërmendur. Sidoqoftë, Gjykata do të ballafaqohet me sfida të

konsiderueshme ndaj përmbushjes së këtij roli, sepse ndryshimi i brendshëm nuk është i

mjaftueshëm. Gjykata po ashtu, duhet të inkurajojë ndryshimet e jashtme. Këto dy aspekte

janë të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën. Vizioni nuk mund të arrihet pa një zhvillim të

arsyeshëm të brendshëm të Gjykatës dhe ndikimit të ndërsjellë në mes të Gjykatës

Kushtetuese dhe forcave të jashtme shoqërore, ekonomike dhe teknologjike.

Si rrjedhojë e kësaj, në pajtim me vizionin e lartpërmendur, Gjykata Kushtetuese e Kosovës i

ka parashtruar vetes mision që të jetë:

Institucion profesional, kompetent dhe i pavarur që është duke krijuar një traditë të re të

paanshmërisë gjyqësore dhe llogaridhënies së plotë në shërbim të qytetarëve të Kosovës;

Institucion transparent që mbron me sukses të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve dhe

komuniteteve të Kosovës, duke gjykuar në mënyrë të drejtë dhe transparente, brenda

juridiksionit të saj dhe, duke mbikëqyrur drejtësinë në ushtrimin dhe përdorimin e

kompetencave të përcaktuara nga Kushtetuta; dhe

Autoriteti përfundimtar i rendit kushtetues të vendit, duke siguruar dhe mbështetur

tranzicionin e Kosovës drejt prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

2

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!