07.02.2015 Views

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

Shkarko - Gjykata Kushtetuese

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fjala hyrëse nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Prof. dr. Enver Hasani

Kam nderin ta paraqes raportin vjetor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

edhe për vitin 2011. Ky raport është vazhdimësi e raporteve të mëparshme për vitet 2009 dhe

2010. Përsëri kam kënaqësinë ta njoftoj publikun që Gjykata Kushtetuese ka pasur edhe një

vit tjetër të suksesshëm dhe ia ka arritur ta ndërtojë dhe fitojë besimin e publikut. Ky sukses

është përsëri rezultat i punës së devotshme të kolegëve të mi gjyqtarë, Sekretares së

Përgjithshme dhe zyrtarëve të tjerë të Gjykatës. Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë për

mbështetjen dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme që shpunë në suksesin e vazhdueshëm të

Gjykatës.

Gjatë vitit 2011, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese vazhduan me vizita zyrtare në Gjykata të

vendeve të tjera për ta zgjeruar përvojën e Gjykatës dhe për të vendosur kontakte me

gjyqtarët dhe zyrtarët e atyre Gjykatave. Kjo, pa dyshim, do të shpjerë në zgjerimin e

mundësisë së Gjykatës për t’u marrë me sfida më të mëdha me të cilat do të përballet në të

ardhmen. Vendet që i vizituam në vitin 2011 janë: Shqipëria, Austria, Bullgaria, Estonia,

Holanda – Haga, Irlanda dhe Suedia.

Gjykata Kushtetuese nxori një sërë vendimesh të rëndësishme gjatë këtij viti. Shqyrtoi

kërkesën e parë të parashtruar nga Zyra e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe, për herë të

parë, Gjykata vendosi që pjesë të ligjeve të caktuara, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, nuk

ishin në përputhje me Kushtetutën. Kjo u bë në përputhje me mandatin e Gjykatës

Kushtetuese, sipas nenit 112, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës së

Kosovës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Numri dhe shumëllojshmëria e kërkesave të tjera të shqyrtuara nga Gjykata Kushtetuese dhe

puna e departamenteve të Gjykatës përshkruhen në pjesën përkatëse të raportit.

Ceremonia solemne e Vitit të dytë Gjyqësor u mbajt më 20 tetor 2011. Këtë vit, në këtë

ceremoni morën pjesë kryetarët apo zëvendëskryetarët e gjykatave kushtetuese të Shqipërisë,

Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Turqisë dhe Portugalisë.

Fjalimin kryesor në këtë ceremoni e mbajtën Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës

së Kroacisë, prof. dr. Jasna Omejec, dhe Zëvendëskryetari i Gjykatës Kushtetuese të

Republikës së Sllovenisë, mr. Miroslav Mozetič.

Puna e Gjykatës nuk do të mund të kryhej me një efikasitet të tillë pa ndihmën dhe

mbështetjen e një numri të madh të organeve. Për ndihmën e çmueshme që i kanë dhënë

Gjykatës dëshiroj posaçërisht t’i falënderoj: Institutin për Menaxhim Lindje-Perëndim

(EWMI), Departamentin e Mbretërisë së Bashkuar për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID),

Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Zyrën Civile Ndërkombëtare

(ICO), Projektin për Reforma Ligjore të Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim

Ndërkombëtar (GIZ), Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Fondacionin

Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor (Fondacionin IRZ).

Gjykata Kushtetuese angazhohet t’u ofrojë Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj një

forum të besueshëm dhe të menaxhuar me profesionalizëm për zgjidhjen e kërkesave që i

janë parashtruar në mënyrë të ligjshme.

Prof. dr. Enver Hasani

Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!