06.07.2013 Views

sociologji 11 liber mesuesi 16 maj - Media Print

sociologji 11 liber mesuesi 16 maj - Media Print

sociologji 11 liber mesuesi 16 maj - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shkruhen në tabelë përgjigjet e nxënësve.

Realizimi i kuptimit (Përpunimi i përmbajtjes)

Metoda: Marrëdhënie pyetje –përgjigje

Nxënësit kanë informacione paraprake për treguesit e kulturës si: gjuhën, gjestet,

vlerat etj. Ky informacion shërben si moment kyç për trajtimin e informacionit të ri.

Këtu është e rëndësishme të theksohet se:

Normat shoqërore nuk janë të gjitha të sanksionuara në formën e ligjeve.

Ekzistojnë një numër rregullash shoqërore që nuk janë ligjërisht të detyrueshme për

t’u zbatuar. Ato konkretizohen me shembuj nga realiteti ynë. P.sh: Rregullat kur

takojmë dikë, si të vishemi kur shkojmë në zyrë etj.

- Këto rregulla kanë të bëjnë me vlerat kulturore të një shoqërie të caktuar dhe

njëkohësisht përcaktohen prej saj.

Çdo grup njerëzish dhe çdo individ si pjesë të tij ka pritshmërinë e tij lidhur me

mënyrën e jetesës dhe veprimet që u përshtaten vlerave të tyre. Këtë pritshmëri

sociologët e përshkruajnë me konceptin: normë.

Normat

Nënkuptojnë rregullat e sjelljes që rrjedhin prej vlerave të një grupi shoqëror.

Jepen shembuj që nxënësit të kuptojnë më mirë këtë koncept të ri. P.sh: kur i japim

dorën dikujt ne presim të na japin dorën dhe jo të na godasin, kur bëjmë një urim

presim të na falënderojnë dhe jo të na shohin me inat etj.

Respektimi i normave shoqërore në mënyrë të përsëritur bëhet një sjellje rutinë.

Rutinizimi i normave shoqërore të sjelljes çon në krijimin e shprehive të sjelljes.

Në sociologji quhen: zakone.

Zakonet

Janë rregulla të sjelljes së individëve dhe respektohen për shkak të traditës, jo

si detyrim ligjor.

Pyetje: A ka norma rreptësisht të detyruara për tu zbatuar?

Nxënësit japin përgjigjet e tyre të cilët tashmë kanë informacione për normat dhe

zakonet dhe dinë të bëjnë dallimin midis tyre. Këtu është e rëndësishme të

theksohet se:

Respektimi i këtyre normave është esencial për ekzistencën e shoqërisë, shkelja e

tyre shkakton kundërshtim dhe neveri tek të gjithë anëtarët e shoqërisë.

Këto norma rreptësisht të detyruara quhen: tabu.

Jepen shembuj për të konkretizuar kuptimin e konceptit tabu. P.sh: ngrënia e mishit

të njeriut (kanibalizmi) ose fenomeni i incestit etj.

46

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!