27.01.2015 Views

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 10”

Ushtrimi 1

Shembull i një kronike.

Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të Rinj që po zhvillohet në Durrës

(14 -21 shtator 2009) e që është i 34-ti për meshkuj dhe i 11-ti për femra, marrin

pjesë gjithsej 33 shtete me 197 sportistë, ku midis tyre për herë të parë në një

Evropian merr pjesë edhe Kosova. Janë 31 ekipe, që konkurrojnë për kategorinë

e meshkujve dhe 21 ekipe në kategorinë e femrave. Gjithsej përfaqësohen 130

sportistë meshkuj dhe 67 femra. ...

Shqipëria sërish me një kampion Evrope në peshëngritje për të rinj. Dhe sërish

me shtangistin e talentuar peqinas Daniel Godelli, i cili i dhuroi shtangës shqiptare

dy medalje të arta e një argjendi në peshën 62 kg. Përvoja jo e pakët ndërkombëtare

e Godellit 17-vjeçar ka ndikuar te 5 herë medalisti i artë i Shqipërisë. Në stilin e

shkëputjes talenti më i ri i peshëngritjes shqiptare e nisi me 118 kg, e pas provës së

parë të suksesshme, ngriti shtangën në peshën 121 kg, por fatkeqësisht dështoi

në provën e tretë me 122 kg. Vetëm pesha më e madhe trupore, vetëm 43 gramë

më shumë se moldavi Aleksandër Spac (61.92 kg Godelli, 61.49 Spac) i hoqën

medaljen e artë peshëngritësit tonë, i cili është më i riu në garën e tij (vitlindja 92)

nga 17 pjesëmarrësit, Gjithsesi në krahasim me Evropianin U-17 të Francës, ku

ngriti vetëm 118 kg, rritja është e qartë: 121 kg në Durrës.

Vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë e siguroi rusi Pavël Sukhanov me 150

kg. Në dygarësh Godelli ngriti 272 kg duke fi tuar medaljen e dytë të artë. Pas tij

u renditën në dygarësh rusi Pavël Sukhanov (267 kg, medalje e argjendtë) dhe

moldavi Spac (266 kg, bronz). Godelli ishte edhe më i vogli në peshën 62 kg.

“Nuk është mosha ime, por unë gjithsesi ia dola. Është një arritje e madhe. Dua të

falënderoj familjen time në radhë të parë e trajnerin tim, të cilët më kanë ndihmuar

të ec përpara. Ia arrita qëllimit”, - tha kampioni i ri i Evropës në peshën 62 kg.

Ushtrimi 2

E dashur nënë,

Kam pak ditë që u ktheva nga Shqipëria dhe më duket sikur kam muaj të tërë.

S’do t’i harroj kurrë pushimet e kësaj vere, të cilat për mua fi lluan natyrshëm më

15 korrik, ditën e fundit të punës. Atë pasdite ndjenja të çuditshme pështjellonin

mendjen dhe zemrën time duke më bindur se isha gati për të ardhur në Shqipëri.

Teksa fi llova të përgatisja valixhet në dhomën time, copëza të vogla kujtimesh

vinin nga kohët e largëta të fëmijërisë.

104

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!