27.01.2015 Views

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 10”

Mësuesi/ja kontrollon punën e nxënësve dhe kërkon të lexohen disa prej tyre, duke u kërkuar

nxënësve të klasës të identifi kojnë cilësitë që kërkon ushtrimi dhe të vlerësojnë punën e

shokëve.

Në ushtrimin 6, mësuesi/ja mund t’u japë nxënësve disa të dhëna plotësuese, të cilat do t’i

ndihmojnë ata që të krahasojnë realizimin e dy përshkrimeve të dhëna.

Një model mund të ishte:

Motra Tone ka pozuar me veshje popullore shkodrane. Janë mjaft të theksuara linjat dhe ngjyrat e

kostumit verior, që harmonizohet me sfondin e pjesës së poshtme të tablosë.

Mona Liza paraqitet me veshje të zonjave fi orentinase të epokës kur jetoi.

Motra Tone pasqyron momentin kur femra shqiptare kishte nevojë të emancipohej. Vështrimi i saj

dhe duart shprehin ndrojtje, por fshehin një botë femërore që papritmas do të çlirohet.

Mona Liza të sheh drejt e në sy. Drita bie përballë saj dhe ndriçon fytyrën, sytë dhe pjesën e kraharorit.

Në sytë e saj fshihet një mister i magjishëm i botës femërore.

Të dyja portretet janë realizuar duke pozuar para piktorit. Të dy piktorët, përveç se zbulojnë botën

femërore nga këndvështrime të ndryshme, kanë të përbashkët se nxjerrin në pah njerëzoren, realen,

duke u larguar nga mistikja, që mbizotëronte në pikturat e kohës.

Në fund të orës së mësimit bëhet vlerësimi i nxënësve pjesëmarrës dhe vlerësohet ora e mësimit.

Nëse nuk mjafton koha në klasë, ushtrimi 6 jepet detyrë shtëpie, duke u kërkuar nxënësve që të

marrin nga interneti material plus.

- Informacion plus

Ky është një material i zgjeruar mbi përshkrimin. Theksi vihet në dallimet që ka midis tij dhe rrëfimit,

argumentimit etj.

62

Përshkrimi është përkufi zuar gjithnjë në kundërvënie me kategoritë e tjera dhe kryesisht me

narracionin.

Siç vë në dukje Charaudeau “Përshkrimi është ‘statik’, jashtë kohës dhe vijimësisë së ngjarjeve,

Narracioni është ‘dinamik’, i përcaktuar në kohë dhe përshkruan rrjedhën e veprimeve.”

Përshkrimi konsiston në dhënien e një ‘vizioni të fi ksuar’, i cili u jep jetë qenieve duke i emërtuar, duke i

vendosur në hapësirë dhe duke u veshur cilësi, ndërsa narracioni konsiston në paraqitjen e përvojave dhe

ngjarjeve në kohë, ku protagonistët janë qeniet njerëzore.

Një tjetër element që na ndihmon për të dalluar përshkrimin nga llojet e tjera të teksteve dhe, sidomos nga

narracioni, është elementi gjuhësor. Në një tekst përshkrues do të hasim folje vetëm të një kohe. Përdorimi

i vetëm i një kohe foljore i jep përshkrimit karakterin statik ku mungon veprimi. Megjithatë, përshkrimi

është i lidhur ngushtë me narracionin, sepse veprimet kanë kuptim vetëm në raport me identitetet dhe

cilësimet e vepruesve të tyre. Nuk është e njëjta gjë të themi “Luani shpëtoi miun e vogël” dhe “miu i vogël

shpëtoi luanin, mbretin e kafshëve.” Nga ana tjetër, fabulat që tregojnë sesi një personazh del nga një

situatë e rrezikshme duke përdorur një dredhi, kuptohen vetëm kur një nga personazhet identifi kohet dhe

cilësohet si i fortë dhe kërcënues dhe tjetri si i dobët ...

Përshkrimi afrohet dhe me argumentin, por janë të dallueshëm plotësisht. Argumentimi konsiston në

paraqitjen e veprimeve abstrakte me karakter logjik, të cilat shpjegojnë lidhjet shkak - pasojë mes ngjarjeve

dhe fakteve. Përshkrimi konsiston në identifikimin e qenieve të botës duke i klasifikuar, por pa vendosur

detyrimisht mes tyre lidhje shkakësie, Megjithatë, përshkrimi dhe argumentimi janë aktivitete të lidhura

ngushtë midis tyre, sepse përshkrimi huazon nga argumentimi një sërë operacionesh logjike për të klasifikuar

qeniet dhe, nga ana tjetër, argumentimi shfaqet vetëm kur qeniet kanë njëlloj identiteti dhe cilësimi.

Narracioni sjell një dëshmi për një ngjarje të jetuar, argumentimi tregon lidhjet e shkakësisë, përshkrimi

identifi kon dhe cilëson qeniet, personazhet.

Shkëputur nga “Gjuhësi teksti”, Klodeta Dibra dhe Nonda Varfi .

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!