27.01.2015 Views

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 10”

Pjesë ditari

E diel, 14 qershor 1942

Të premten u zgjova që në orën gjashtë. U zgjova herët, pse atë ditë ishte ditëlindja ime. Nuk

qe nevoja të ngrihesha aq shpejt dhe duhej ta përmbaja kureshtjen time gjer në shtatë pa një

çerek. Por nuk u përmbajta më gjatë. Vrapova në dhomën e bukës, ku Morheni, maçoku

ynë i vogël, më përshëndeti me përkëdhelje. Nga ora shtatë vrapova te prindërit dhe

pastaj, së bashku me ata, shkova në sallon që të shihja dhuratat e mia dhe t’i nxirrja nga

paketat. Në radhë të parë të pashë ty, o ditari im, dhe për mua ti ishe dhurata më e bukur.

Më kishin dhuruar dhe një tufë trëndafi lash, një kaktus, disa gema peonie. Këto qenë lulet

e para, por më vonë erdhën edhe të tjera. Babai më ka sjellë shumë herë dhurata, por

edhe miqtë e mi më kanë mësuar me këto. Kështu më dhuruan, ndër të tjera një “Camera

obscura”, shumë gjëra për të ngrënë, “një lodër durimi”, një varëse të bukur, “Legjendat dhe

përrallat holandeze” prej Jozef Kohenit, edhe një libër tjetër tërheqës “Udhëtimi i Deisit ndër

male”, e disa të holla. Me këto bleva edhe “Legjendat heroike të grekëve dhe romakëve”, që

janë shumë të bukura!

Pastaj erdhi Liza, më mori dhe shkuam në shkollë. Së pari, bleva bonbone për mësuesin

dhe për bashkënxënësit e mi dhe pastaj fi lluam mësimin.

Tani e mbyllim. Sa e gëzuar jam që të kam ty!

(Marrë nga “Ditari i Ana Frankut”, f. 9)

Letër

Torino, 7. VII. 1938

E dashur Jovanka

Ti ende nuk më ke përgjegjë për letrën teme, por unë njësoj po të shkruej.

Me shëndet jam mirë, por duhet edhe mjaft kohë, për me ndejt këtu, me u shëndoshë mirë.

Unë nuk mërzitem, mjaft që kam me dalë njëherë.

Si kanë dalë me nota gjelifanat Si e kalojnë me fmitë e mëhallës, se aty janë mjaft edhe

gjithfarësh

Më vjen keq se aty s’kanë aspak shoqni të mirë, prej të cilëve me mujtë me xanë gja të mirë,

por nejse.

Unë ka do ditë që matem me shkue në bjeshkë, por ende nuk u nisa, por tash nuk asht tue

bamë gjithaq xetë as këtu.

Mirë që e paske tash Ujnën pak më afër, për me mujtë me shkue. Si po e kalojnë ata, si i kanë

fëmijët Biserka dhe Tasi a kanë kalue në klasë – Bani të fala.

Jovoja ku punon tash

A ju habitnë ato prej Tivarit

Të puth me fëmijë

Milloshi

(Marrë nga “Migjeni”, Vepra, f. 315)

Teknika dhe metoda mësimore:

• Bashkëbisedim, lexim i drejtuar, praktikë e drejtuar, dora e pyetjeve.

99

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!