27.01.2015 Views

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

zhvillimi i mësimit - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Udhëzues për tekstin “Gjuha shqipe dhe Letërsia 10”

Tema

Llojet e

ndryshme të

komunikimit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë:

• të identifi kojë llojet e ndryshme të komunikimit;

• të dallojë komunikimin verbal (gjuhësor) nga ai joverbal (jogjuhësor);

• të zbulojë rastet e përdorimit të të dyja llojeve të komunikimit;

• të nxjerrë përparësitë e secilit lloj të komunikimit;

• të përshtatë llojin e komunikimit me situatën e komunikimit;

• të shkruajë mesazhet e fi gurave dhe shenjave të komunikimit joverbal.

Materiale dhe mjetet mësimore:

Libri “Gjuha shqipe dhe letërsia 10”, tabela me shenja të ndryshme, shkumësa me

ngjyra, foto të situatave të ndryshme komunikative.

Teknika dhe metoda mësimore:

Stuhi mendimesh, lexim i drejtuar, diskutim, grafi k organizues, diagram i Venit, punë

në grupe e në çift.

Teknika “lexim (dëgjim) i drejtuar” mbështetet në leximin a dëgjimin e një pjese të tekstit

me ndërprerje. Fillon leximi dhe, pasi lexohet një fjali a një paragraf, bëhet ndalesa e parë.

(Ndalesat janë në vartësi të tekstit a informacionit që jepet.)

Pasi ndërpritet leximi, u kërkohet nxënësve të mendojnë, të analizojnë dhe të parashikojnë

rreth asaj që dëgjuan a lexuan.

Pas çdo ndalese, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të parashikojnë zhvillimin e informacionit

dhe u drejton pyetje të tilla:

• Ç’mendoni se do të ndodhë më pas

• Çfarë provash keni për ta vërtetuar këtë

• Pse mendoni kështu

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Hapi I (stuhi mendimesh)

Mësuesi/ja e nis mësimin me një stuhi mendimesh. Shkruan në tabelë fjalën komunikim dhe kërkon

prej nxënësve të mendojnë dhe të tregojnë gjithçka dinë rreth këtij koncepti, duke u inkurajuar që të mos

shqetësohen nëse idetë që shprehin janë të drejta ose të gabuara.

marrës

dhënës

e folur

kod

komunikim

gjuhë

e shkruar

me shenja

mesazh

referent

sinjale

Hapi II (lexim i drejtuar, diskutim, grafi k organizues)

Mësuesi/ja ka zgjedhur një fi gurë ku paraqitet një situatë komunikimi dhe u kërkon dy nxënësve t’ua

komunikojnë shokëve të tyre përmbajtjen e saj në mënyrë origjinale. Njëri prej nxënësve zgjedh gjuhën

e shkruar për të komunikuar situatën e dhënë, duke shkruar në tabelë 2-3 fjali, kurse tjetri ua transmeton

shokëve përmbajtjen nëpërmjet gjesteve, mimikës, zhurmave etj.

Mësuesi/ja drejton pyetjen:

- A është realizuar si duhet komunikimi në të dyja mënyrat Pse

Mësuesi/ja, së bashku me nxënësit, arrijnë në përfundimin se në të dyja rastet kemi komunikim, sepse

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!