dhe ekonomike. Është ridimensionuar për mundësitë e mëdha që ekzistojnë për zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro–kineze, prandaj njohja e Kinës tani ka hyrë në një proces të pandalshëm edhe në Shqipëri. Tani shqiptarët duan të dinë për botën kineze në të gjitha dimensionet e saj, kontributet dhe misteret e saj.” Një prej dimensioneve është mekanizmi i bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore e Lindore “16+1”. “Shqipëria është e përfshirë dhe përmes bashkëpunimeve ekonomike dhe investimeve kineze do të krijohen ura të fuqishme bashkëpunimi midis nesh. Në Shqipëri, padyshim që Kina ka gjetur dhe do të gjejë një mjedis mikpritës për bashkëpunimin ekonomik, por edhe për fusha të tjera. Unë besoj se shqiptarët janë mjaft të interesuar për ta rinjohur Kinën, për ta rizbuluar Kinën, në kuptimin e traditës së marrëdhënieve që kanë ekzistuar midis dy vendeve tona dhe ky fakt dukshëm manifestohet edhe tek brezi i ri ku shumë të rinj janë duke e përvetësuar gjuhën kineze përmes kurseve të rregullta që zhvillohen këtu nga Instituti Konfuci dhe kjo ka një rritje shumë të madhe duke e krahasuar nga një vit në tjetrin. Pra, interesimi për Kinën, vjen gjithnjë në rritje në Shqipëri, jo vetëm për gjuhën dhe kulturën, por për Kinën në tërësi si një vend i madh me një zhvillim të jashtëzakonshëm.” shpjegon z. Milo Radios së Jashtme të Kinës. Zoti Milo ka besim të plotë në perspektivën e mirë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës: “Dua ta nënvizoj këtë, për shumë arsye. Jo vetëm për shkak të traditës shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro–kineze, por edhe për shkak të faktit që kinezët dhe shqiptarët janë popuj që i respektojnë popujt e tjerë dhe kanë një ndjesi respekti të natyrshëm ndaj njëri tjetrit pavarësisht se janë larg. Kjo miqësi nuk është e nxitur vetëm nga politika as edhe nga interesi i veçantë ekonomik që mund të kenë dhe që shpresoj se mund të vijë në rritje, por është në mes kultura, interesi i tyre për të njohur botën. Janë komunikimet e vazhdueshme njerëzore që sa vijnë e po rriten. Ne i kemi mirëpritur dhe shqiptarët janë shumë të familjarizuar me komunitetin kinez që jeton në Shqipëri dhe që i shohin me simpati pasi ata janë njerëz shumë të mirë, njerëz të qetë, njerëz punëtorë dhe një urë që shpresoj se do të vijë duke u rritur. Prandaj politika e të dy vendeve, duke pasur parasysh gjithë këtë kompleks interesash, në radhë të parë këtë komunikim të ndërsjellë midis popujve, duke pasur parasysh kulturën e tyre si kombe që duan të zhvillojnë marrëdhënie me kombe të tjerë, duke pasur parasysh marrëdhëniet politike midis dy vendeve tona, por edhe bashkëpunimin ekonomik për të cilin jam i bindur që do të vijë në rritje, unë besoj se perspektiva e marrëdhënieve do të jetë shumë premtuese. Ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekje, secili në frontin e vet, për më shumë mirëkuptim, për më shumë bashkëpunim për ta parë Kinën dhe popullin kinez si një vend e popull mik që ka ende shumë për të thënë e për të bërë në Shqipëri e për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar. Shqiptarët janë dhe do të jenë miq të sinqertë të popullit kinez dhe të Kinës.” 16
Takim me presidentin e atëhershëm të Kinës Jiang Zemin (Pekin, dhjetor 1999) Takim me nënpresidentin e atëhershëm të Kinës Hu Jintao (Pekin, dhjetor 1999) 17