25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë.

Bar i dendur. Bar helmues (i kripur).

Bar mali (kënete). Bar vjeshte.

Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë

bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin)

bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie

(i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh

(lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar.

Shkel (shtrihem) mbi bar.

2. g. Gjë pa shije, ushqim si kashtë;

gjellë që s'ka fare kripë.

* Bar helmues shfaqje e mbeturinave ose

e ndikimeve të një ideologjie të huaj e

reaksionare; mbartësi i një ideologjie të

huaj e reaksionare. Bar i keq të meta,

vese e koncepte të dëmshme që pengojnë

mbarëvajtjen e punës; ai që ka këto

të meta, vese e koncepte. Me bar e me

gjethe me të gjitha ç'kam; kokë e këmbë.

E bëri bar e rrënoi, e shkretoi, e la pa

gjë prej gjëje. E hëngri barin (livadhin,

çairin) shih te HA. Nuk ha bar (kashtë)

shih te HA. E ka mbuluar bari (ia ka mbuluar

varrin bari) ka vdekur prej kohësh,

prej kohësh nuk është më. I ka dalë (i

ka mbirë) bari (në faqe, në sy) ka vdekur

prej kohësh; është tepër vonë tashti. I

mbiu bari në faqe ka shumë kohë që po

pret. Ç'i shtie bar! përb. ç'ia var, mos u

merr me të! E bëri të hante bar përb. e

vuri poshtë, e mposhti. Fluturon me një

je bar përçm. i rritet mendja shpejt;

rrëmbehet lehtë. E ha barin pa shkop

keq. shih te SHKOP,∼I. I dha barin

e ballkotit dikujt shih te BALLKOT,∼I.

Mbledh me bar blete mbledh në shtëpi

një shumicë njerëzish të ndryshëm, duke

i joshur me diçka. Kërkon gjilpërën (qimen)

në bar (në kashtë, në mullar) shih

te GJILPËR/Ë,∼A. E la tokën bar e la

tokën djerr, pa punuar. Zë peshk në bar

është shumë i shkathët, është shumë i

zoti, bën të pamundurën. Më zuri goja

bar (erë) jam fare vetëm, s'kam me kë të

ndërroj dy fjalë. I vajti bari sa hanxhari

shih te HANXHAR,∼I. I zëntë shtëpia

(oborri) bar! mallk. i vdekshin njerëzit

e shtëpisë, u shoftë me gjithsej, iu shoftë

pragu. S'di gomari ç'është bari mospërf.

shih te GOMAR,∼I. Prit gomar të mbijë

bar! shih te GOMAR,∼I. S'e lë hunda

të hajë (të kullotë) bar tall. shih te

HUND/Ë,∼A. Zog bari zool. shih te

ZOG,∼U.

BAR II m. 1. Lëndë e përgatitur posaçërisht

për mjekimin a parandalimin e një

sëmundjeje ose për shërimin e një plage,

ilaç; bimë ose pjesë e një bime, e përgatitur

në një mënyrë të caktuar, që

përdoret për mjekime. Bar qetësues

(mjekues, nxitës). Bar i hidhur. Bar

pluhur (me kokrra). Bar kundër gripit

(kundër helmimit). Bar plakash. Recetë

barnash. Shishe me bar. Pi barin. I jap

një bar.

2. Lëndë kimike, zakonisht helmuese ose

me erë të keqe, që përdoret për të zhdukur

a për të larguar insektet e kafshët

e dëmshme. Bar mole (lëkurësh) naftalinë.

Bar pleshtash. Bar tartabiqesh. Bar

morri. Bar miu (minjsh).

3. g. Mjet a mënyrë që ndihmon për të

kapërcyer një fatkeqësi, për të dalë nga

një e keqe a vështirësi ose për të harruar

një hidhërim etj. Kërkon barin. Ia gjeti

barin. S'ka bar për këtë.

* Bar djathi farë djathi që bëhet nga mullëza

e qengjit; farë djathi. Bar dhëmbësh

pastë dhëmbësh. Bar kulaçi sodë buke.

BAR III m. sh Lokal i vogël, ku pinë zakonisht

më këmbë. Bar veror.

BAR IV m. z. Njësi e matjes së shtypjes atmosferike.

Shtypje një bar.

BAR I HIDHËT bot. shih RRUSHKULL,∼I.

BAR I IMËT bot. Bimë barishtore njëvjeçare,

me kërcell të shkurtër e me nyja, me

gjethe të holla, që nxjerr lule të imëta, të

bardheme e të mbledhura tufë dhe bën

fara të zeza e shumë të vogla.

BAR I KEQ kryes. bot. Bimë barishtore që

mbijnë vetvetiu nëpër ara, nëpër kopshte

etj. dhe që dëmtojnë a pengojnë rritjen

e bimëve të dobishme.

BAR I MADH bot. shih SHPEND/ËR.∼RA.

12

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!