25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

të barrikadës shih te BARRIKAD/Ë,∼A.

Ana e keqe euf. djalli. Ana tjetër e

medaljes shih te MEDALJ/E, ∼A. Dal

(e nxjerr) në anë (e) shpëtoj nga një e

keqe, kapërcej një vështirësi. S'ia di anën

diçkaje nuk e di ku e ka burimin, shkakun

diçka. Ia gjej anën

a) gjej mjetin, mënyrën për të zgjidhur

diçka ose për të mbaruar një punë;

b) gjej rastin për të kërkuar diçka prej një

njeriu ose për t'i bërë diçka. S'i gjendet

ana diçkaje nuk ke ku e kap, është bërë

copë-copë (për rrobat etj.). S'ia gjej dot

anën diçkaje

a) nuk di nga ta nis një punë, s'ia gjej

dot llin;

b) nuk ia dal dot mbanë, nuk e kryej

dot një punë. Më ha ana me dikë shih

te HA. Më heq ana më dikë a më diçka

prirem, anoj nga dikush a diçka. E kaloi

për anash vetëm sa e përmendi, nuk e trajtoi

gjerë a nuk e zbërtheu thellë. Marr

anë

a) çlodhem pak, rri pak mënjanë për të

marrë frymë;

b) vjet. marr pjesë. Ia ka marrë anën

(krahun, dorën)një pune shih te MARR.

Më merr ana

a) anohem padashur, përkulem anash

gati për t'u rrëzuar;

b) bie nga shëndeti, plakem, rrëgjohem.

Në atë anë (krah, brinjë) i! iron. shih te

KRAH, ∼U. Nuk ka anë e udhë nuk gjen

dot arsye për ta shpjeguar, nuk përligjet;

nuk ka kuptim, nuk ta rrok mendja.

S'pyes (s'dëgjoj, s'dua t'ia di) nga ajo anë

nuk i trembem një gjëje, nuk çaj kokën

për diçka. I hyn era në të katër anët shih

tek ER/Ë, ∼A I. I priste shpata (palla,

kordha, sëpata) nga të dyja anët (djathtas

e majtas) shih te PRES I. Nga një

anë të puth, nga tjetra të pret keq. shih

te PUTH. Të mos na presë thika vetëm

në njërën anë shih te THIK/Ë,∼A.

ANË II f. tekst. Fill mëndafshi a pambuku jo

shumë i trashë, që përdoret në endje me

tepër për pjesët anësore të pëlhurave dhe

për vijat e zbukurimeve. Anë e bardhë (e

kuqe). Anë mëndafshi (pambuku).

APOSTROFIM I m. let. Veprimi sipas kuptimit

të foljes APOSTROFOJ I.

APOSTROFIM II m. gjuh. Veprimi sipas

kuptimit të foljes APOSTROFOJ II.

APOSTROFOJ I kal. let. I drejtohem me një

apostrofë, i bëj thirrje.

APOSTROFOJ II kal. gjuh. Vë apostrof,

përdor apostron për të zëvendësuar një

zanore a një rrokje që bie.

AR I m. 1. kim. Metal i rrallë e i çmuar,

me ngjyrë të verdhë, që është i butë e

punohet mirë dhe që përdoret për të bërë

sende zbukurimi, monedha etj. ose si

masë e vlerave; ori (simboli Au). Ar

i pastër (i kulluar). Shufër ari. Monedhë

ari. Medalje (unazë, kupë... ) ari. Fill

ari. Minierë ari. Ngjyrë ari. I larë me ar.

2. Fill i praruar, që përdoret për qëndisje;

bised. veshje e qëndisur me këtë ll.

Jelek ari. Qëndis me ar. I veshur në ar.

3. përd. mb. Në ngjyrë të verdhë të

ndritshme, i artë. Flokë ari. Ngjyej në

ar.

* Ari i bardhë pambuku. Ari i gjelbër

drurët e pyllit si lëndë e vlefshme për

ndërtim e për orendi. Ari i zi nafta ose

qymyrguri. Fjalë ari fjalë të vërteta e me

vlerë, fjalë me vend; fjalë e urtë. I ra ari

në ujë u zemërua, i mbeti hatëri.

AR II m. Njësi matjeje e sipërfaqes së tokës, e

barabartë me 100 metra katrorë (shkurt.

a). Një ar tokë.

ARBËR I m. 1. hist. Emër përmbledhës për

shqiptarët në mesjetë; arbëresh, shqiptar.

Lufta e arbrit. Pushka e arbrit. Krerët e

arbrit.

2. krahin. Shqiptar, për ta dalluar nga

të ardhurit ose të huajt.

3. krahin. Banor i një pjese të Labërisë

së Vlorës.

ARBËR II m. krahin. 1. Fushë, rrafsh i hapët

(në krahasim me malësinë). Mal e arbër

malësorët dhe fusharakët, gjithë populli.

Bie në arbër zbres në fushë.

6

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!