25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

EGËRTI I f. përmb. Tërësia e kafshëve të egra,

egërsirat. Ka egërti në mal. I hëngri egërtia.

EGËRTI II f. 1. Dora e parë që i jepet një

muri kur lyhet me gëlqere. Presin sa të

thahet egërtia.

2. Muret e një ndërtese pa suva e pa shtesat

e plotësimet e brendshme, karabina.

EHULL I m. 1. Hell a qiri akulli; vesë e ngrirë.

Këput një ehull.

2. Erë e ftohtë që fryn në mëngjes herët.

Të pret ehulli.

EHULL II m. Lende lisi. Bien ehujt.

ELIPS I m. Vijë e lakuar dhe e mbyllur që ka

trajtë vezake si të vijës së përftuar nga

prerja e pjerrët e një koni ose e një cilindri

me një rrafsh. Harku i elipsës. Qendra

(vatrat, boshtet) e elipsës. Në trajtën

e elipsit.

ELIPSË II f. Heqja e një gjymtyre ose e më

shumë gjymtyrëve të nënkuptueshme në

një fjali, me qëllim që, pa e vështirësuar

kuptimin, mendimi të shprehet më

shkurt. Përdor elipsën.

EMISAR I m. Njeri që dërgohet diku nga

një shtet a nga një organizatë politike

me detyra të posaçme, sidomos të fshehta.

Emisar politik. Emisar fuqiplotë (i

posaçëm). Emisar i imperializmit.

EMISAR II m. tek. Kanal nëpër të cilin kalon

e derdhet në det a diku gjetkë uji i një

kënete, i një liqeni etj. Emisari kryesor.

Emisari i Tërbut.

END I kal. 1. Bashkoj kryq, gërshetoj jet e

perit që janë për së gjati me ato për së

gjeri duke i rrahur fort për të bërë pëlhurë,

stof, qilim etj. (në vegjë ose në

tezgjah); bëj pëlhurë, cohë etj.; punoj në

vegjë ose në tezgjah; kund. çend. End

pëlhurë. End qilimin.

End në vegjë (në tezgjah).

2. Thur (një shportë, një kurorë etj.) me

thupra, me je etj.

3. vet. veta III. Thur një pëlhurë

të veçantë me jet që nxjerr vetë, bën

pëlhurë (për merimangën e krimbin e

mëndafshit). Merimanga end pëlhurën.

4. g. Krijoj a shestoj diçka; thur, trilloj.

End vjersha (këngë). End intriga

(komplote).

END II kal. 1. Hedh pa ndërprerje diçka në

një drejtim të caktuar a në disa drejtime.

End dritën (për hënën). End shikimin.

2. Bëj që të endet, e sjell rrotull. E endi

ca ditë, pastaj i mbaroi punë.

END III jokal. Çel lule, lulëzon; lidh kokërr

(për pemët a për një bimë). Endi dardha

(molla, kumbulla, arra). Endi lulja. Endi

gruri.

END IV kal. Lëshon vezët në diçka, e pështyn

(për mizën). E ka endur miza mishin.

ENDËS I m. 1. Ai që end pëlhurë etj., ai që

punon në vegjë a në tezgjah. Endës i

shkathët. Endës pëlhurash.

2. tekst. Boshti ku vendosen kallamat

me jen e perit për të endur majën.

ENDËS II m. bot. Mugull, syth i bimëve.

ENDËS I mb. 1. Që shërben për të endur pëlhurë.

Makinë endëse.

2. Që end pëlhurë etj., që punon në vegjë

ose në tezgjah. Punëtor endës.

ENDËS II mb. Endacak. Fiset endëse.

ENDËZ I f. Pëlhurë merimange, cergë.

ENDËZ II f. 1. Endë.

2. zool. Vezët që lëshon miza në mish,

në peshk etj.

3. zool. Lloj uture e vogël, si

mushkonja, që zakonisht uturon në tufë

bashkë me të tjera e që ushqehet kryesisht

me nektarin e luleve. Endëza e

pishës.

ENDËZ III f. vjet. Masë gjatësie, e barabartë

me perimetrin e kokës së njeriut, që përdorej

për të matur pëlhurën, basmën etj.

Një endëz. Dy endëza pëlhurë.

ENDJE I f. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve

END I, ENDET. Endja e pëlhurës

(e stot). Punëtor i endjes. Reparti i

endjes.

44

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!