25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

BARKËS II m. Një lloj jeleku prej leshi,

pa mëngë, që e veshin zakonisht gratë;

xhamadan pa mëngë.

BATHORE I f. 1. Tokë e mbjellë me bathe.

2. Kërcelli i thatë i bimës së bathës, i

bimës së pambukut etj. Bathore pambuku.

Shkul (djeg) bathoret.

3. krahin. Fasule kokërrmadhe.

BATHORE II f. bot. Presh i egër, badër.

Kokat e bathoreve.

BAXHË I f. 1. Dritare e vogël në çati për të

hyrë drita nga lart ose për të dalë mbi

çati; kapak në tavan për t'u futur nën

çati, kapanxhe. Kapaku i baxhës. Dal

nga baxha. Hap një baxhë.

2. Dhomë nën kulmin e shtëpisë, mbi tavan,

me dritare në çati, që shërben për

të banuar ose për të mbajtur sende të

ndryshme në të. Dritaret e baxhës. Hyj

(ngjitem) në baxhë. Fshiheshin në baxhë.

Vë në baxhë.

3. Vrimë në çati për të dalë tymi ose

vrimë në mur për të hyrë drita; frëngji.

Baxha e oxhakut.

BAXHË II f. hist. Taksë bashkiake që paguhej

në kohën e sundimit osman dhe në vitet

para Çlirimit për shitjen e bagëtive e të

sendeve të tjera në treg. Paguanin baxhën.

Merrej baxhë.

BEBE I f. Foshnjë. Këmishë bebeje. Pudër

për bebe. Lindi një bebe. Lidh (mbaj)

beben. Bën si bebe sillet si foshnjë.

Është bebe nga mendja.

BEBE II f. Vrimë e vogël dhe e rrumbullakët

në të zezën e syrit, nëpër të cilën

hyjnë rrezet e dritës brenda në sy; bebëz,

ninëz. Iu zgjeruan bebet. I shkëlqejnë (i

ndritin) bebet.

E ruaj si beben e syrit.

* E shikoj (e vështroj) në bebe të syrit

a) nuk trembem nga diçka, i qëndroj përballë

me guxim;

b) kujdesem shumë për dikë, e rrit me

pekule dhe shqetësohem shumë për të, e

shoh në dritë të syrit (zakonisht për një

fëmijë të vetëm). Ia njoh beben e syrit

dikujt e di se sa trim është, e di se sa

vlen. Nuk i dridhet bebja e syrit (syri,

qerpiku) shih te SY,∼RI.

BEJLEG I m. vjet. Dyluftim. E thirri (doli)

në bejleg. U mat (luftoi) në bejleg. Ndau

bejlegun bëri dyluftim.

BEJLEG II m. krahin. 1. Tufa e luleve në

majë të bimës së misrit, lulja e misrit.

Lëshon (nxjerr) bejleg.

Ka ardhur misri në bejleg po lëshon lule

misri.

2. ∼GË, ∼GËT. Tufë okësh; balluke.

Grua me bejlegë. La bejleg. Preu bejlegët.

3. Kec a qengj trupvogël ose që është

pjellë para kohe.

4. g. Njeri që dallohet nga një shenjë a

nga një cen; njeri trupvogël e i fortë.

BEL I m. Pjesa më e ngushtë e trupit të njeriut

midis kraharorit dhe kërdhokullave; ijët

dhe pjesa mbi kryqet, mesi; pjesa më e

ngushtë e rrobave, që mbështjellin trupin

në këtë vend. Bel i ngushtë (i hollë, i

gjerë, i trashë). Me bel të këputur me

bel shumë të hollë. Rrethi i belit. Rripi

i belit. Gjerësia e belit. Fustan (pallto)

me bel. E kapi për beli.

Vuri duart në bel. Më dhemb beli.

* M'u këput beli shih te KËPUTEM 1.

Rri me duar në bel (në ijë, në brez, në

mes) keq. shih tek IJ/Ë,∼A.

BEL II m. Vegël bujqësore si lopatë, me teh

trekëndësh, zakonisht me një këmbëz, që

përdoret për të punuar thellë tokën ose

për të hapur hendek. Bel çatall bel me

tehun të trashë e të ndarë si bigë. Bel ulluk

bel me teh të kthyer si lug që përdoret

për të hapur gropa. Bishti i belit. Punoj

(kthej) me bel. Thellë një bel thellë sa

gjatësia e tehut të belit. Bëj belin e parë

gërmoj (hendekun etj.) një radhë me bel.

* Beli ka (edhe) bisht fj. u. çdo veprim ka

edhe pasojat, dardha e ka bishtin prapa.

14

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!