25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

DYZEN,∼I. E bie (e vë) në (për) je (ll)

diçka shih te FIJ/E,∼A. E pruri kokën

përçm. shih te KOK/Ë,∼A. E pruri (e

solli, e qiti) në jetë shih te JET/Ë,∼A.

E bie rrufull shih te RRUFULL. E pruri

(e nxori, e çoi) rruga (udha) shih te

RRUG/Ë,∼A. Ma pruri (fjalën) në shteg

shih te SHTEG,∼U. Ia bie (ia sjell, ia

hedh) fjalën rrotull (larg e larg) shih te

RROTULL. Ma pruri zemrën në vend

shih te ZEM/ËR,∼RA 3. Ma pruri (ma

solli) shpirtin në fyt (ndër dhëmbë) shih

te FYT,∼I.

BISBIQ I m. gjell. Kulaç që bëhet me miell

misri të situr hollë, me qumësht dhe me

gjalpë.

BISBIQ II m. 1. Bagëti (dele ose dash) që e

ka trupin të imët e të dobët dhe që zakonisht

nuk është e shtruar e ndahet nga

tufa.

2. keq. Njeri zakonisht me trup të vogël a

të hequr, por shumë i lëvizshëm; llafazan

e ngatërrestar; mistrec.

3. përd. mb. sipas kuptimeve të emrit.

Dele bisbiqe. Fëmijë bisbiq.

BISHTAK I m. 1. Mëz njëvjeçar. Hingëllin si

pela për bishtakun. mospërf.

2. g. Fëmijë i vogël, që ende nuk është

ngritur më këmbë.

BISHTAK II m. 1. Enë me bisht të gjatë që

përdoret për ujë; lugë e madhe me bisht

të gjatë, që përdoret për të ndarë gjellën,

bishtore.

2. Pjesa e fundit e dorakut të parmendës.

Bishtaku i parmendës.

BLANË I f. 1. Shenjë ose dangë që mbetet

në trup nga një plagë, nga një goditje a

nga një sëmundje. Blanë e zezë (e kuqe).

Blanë plage. Blanë shpate. Blanë në

ballë. Më mbeti blanë. La blanë (plaga).

2. Njollë; shenjë me një ngjyrë tjetër,

balë. Blanë drite. Blanë yndyre. Dele

me blana.

3. Sëmundje e disa bimëve, që shfaqet

me njolla të zeza në gjethet e në frytet.

Blana e ullirit. I ra blana.

BLANË II f. bot. Urra e drurit.

BOCË I f. shtypshkr. Fletë e shtypur me

një tekst libri, gazete etj., që shërben

për provë dhe për të bërë ndreqjet e

gabimeve të shtypit. Bocat e para (e

dyta). Bocat e librit (e gazetës, e revistës).

Boca në shtylla (në faqe).

BOCË II f. Enë prej qelqi për ujë, për verë etj.,

që zakonisht mbahet mbi tryezë; shishe

e vogël. Bocë njëlitërshe (dylitërshe).

Bocë me ujë (me verë). Bocë për bojë.

BOJALLI I mb. Që është i ngjyrosur me

ngjyra të ndryshme, ngjyra-ngjyra; që ka

ngjyrë të bukur. Basma bojallie. Gur bojalli.

BOJALLI II mb. bised. Që ka shtat të lartë

e të hedhur, shtathedhur. Djalë (burrë)

bojalli. Vajzë (grua) bojalleshë.

BOJË I f. 1. Lëndë e lëngshme ose në trajtë

pluhuri të tretshëm, që përdoret për

të ngjyer rroba, për të lyer sende të

ndryshme, për të shkruar, për të pikturuar

etj.; shtresa e kësaj lënde në sendet

e lyera me të. Bojë e kuqe (e zezë). Bojë

vaji. Bojë uji. Bojë dheu. Bojë arre.

Bojë leshi (pambuku). Bojë këpucësh.

Bojë shkrimi. Bojë okësh. Shishja e

bojës. Kuti bojërash. Lapsa me bojëra.

Njollë boje. Lyej (bëj) me bojë. I jap

bojë e bojatis. I vë bojë. Ngjyen me

bojë. S'merr bojë. I ra boja. Ruhuni

nga boja!

2. Ngjyrë. Bojë argjendi. Bojë bari.

Bojë hiri. Bojë qielli. Bojë limoni. Në

bojë të verdhë (të kuqe, të gjelbër...).

3. bised. Ngjyra e fytyrës ose pamja e

përgjithshme e njeriut, çehre; keq. fytyra.

I mirë nga boja. Iu prish boja. I iku (i

ndryshoi) boja. I erdhi boja në vend, ia

tregon boja. S'ia kam parë bojën. E ka

ruajtur (e ka mbajtur) bojën e ka ruajtur

bukurinë e njomësinë e fytyrës (thuhet zakonisht

për gratë në moshë mesatare a të

thyer). Mos iu duktë boja! mallk. Mos

ia pafsha bojën! mallk.

22

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!