25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

me helmin e akrepit dhe që përdoret në

mjekësinë popullore. Fole akrepash. E

hëngri (e pickoi) akrepi.

2. keq. Njeri dorështrënguar.

3. keq. Njeri shpirtkeq, i pabesë e

tinëzar.

* M'u bë akrep m'u bë ferrë, s'e shoh dot

me sy.

AKREP II m. Secila nga shigjetëzat, që rrotullohen

në fushën e sahatit për të treguar

orën, minutat ose sekondat; shigjetëz

treguese në aparatet matëse, të ngjashme

me orën, gjilpërë. Akrepat e sahatit.

Akrepi i madh (i minutave). Akrepi i

vogël (i orëve). Akrepi i hollë (i sekondave).

Në drejtim të akrepave të sahatit.

Lëviz akrepat.

AKTIV I m. 1. Pjesa më e gjallë, më e

përparuar dhe më e dalluar e njerëzve

në veprimtarinë e një organizate ose të

një kolektivi. Aktivi i partisë (i rinisë,

i bashkimeve profesionale). Aktivi

i prindërve. Mbledhja e aktivit. Zgjeroj

aktivin.

2. Mbledhje e pjesës më aktive të një

organizate, e aktivistëve të lidhur drejtpërdrejt

me një veprimtari; formë organizative

për shqyrtimin dhe zgjidhjen e

problemeve kryesore të një dege ose të

një veprimtarie. Aktiv kombëtar. Aktiv

i zgjeruar. Aktiv i kulturës (i tregtisë...).

U thirr aktivi.

AKTIV II m. Pjesë e bilancit ekonomik të një

ndërmarrjeje, që përfshin të gjitha vlerat

e saj materiale, shumën e parave në arkë,

të ardhurat dhe detyrimet që i kanë ndërmarrjet

e tjera; kund. pasiv. Aktivi dhe

pasivi.

AKTIV I mb. 1. Që vepron me gjallëri, që

merr pjesë vetë e me zell në një punë,

veprues; që bëhet a që zhvillohet në

mënyrë të gjallë e vepruese; kund. pasiv.

Anëtar (luftëtar) aktiv. Pjesëmarrje

aktive. Mbrojtje aktive. Jetë aktive.

Pushim aktiv. Popullsia aktive popullsia

në gjendje pune. Luan rol aktiv. Tregohet

aktiv.

2. spec. Që merr pjesë dhe vepron në

një proces; që vazhdon të veprojë, që nuk

është shuar; që rrezaton ose jep një energji

të caktuar. Qymyr aktiv. Lëndë

aktive. Pus aktiv. Vullkan aktiv. Sëmundje

aktive. Shtresa aktive e tokës.

3. Që zotërohet mirë e vihet në përdorim

të gjallë. Përvetësim (zotërim) aktiv.

Fjalori aktiv. Zotëroj në mënyrë aktive

një gjuhë.

4. usht. Që është në shërbimin e rregullt

e të vijueshëm. Ocer aktiv. Shërbimi

ushtarak aktiv.

AKTIV II mb. n. Që ka më shumë të ardhura

se shpenzime, që del me të ardhura më të

mëdha se shpenzimet; që ka të bëjë me

aktivin e bilancit. Llogari aktive. Bilanc

aktiv bilanc ku të ardhurat janë më të

mëdha se shpenzimet.

* Bilanc aktiv libr. gjendje kur janë arritur

shumë suksese në punë.

AMË I f. 1. Vendi ku nis një rrjedhë uji, burim;

shtrati i një rrjedhe uji. Ama e ujit (e vijës).

Ama e lumit. Del nga ama.

2. g. Burim, gurrë.

3. Bimë ose kafshë mëmë. Ama e bletës

mbretëresha e bletëve, matka. Pulë

(patë) amë pulë (patë) që bën vezë e që

shtrohet për të çelur zogj. Bimë amë.

4. anat., bot. shih VEZOR/E,∼JA.

Ama e gruas. Ama e lules.

5. Dru i shkurtër, që shërben për të mbajtur

a për të shtrënguar. Ama e çatisë

cungali, baballëku. Ama e vegjës shuli i

vegjës.

6. Pjesa e kreut në një bllok biletash, çeqesh,

faturash etj., që ruhet si dëshmi për

pjesën e këputur. Amë e bijë.

7. spec. Kopje negative prej metali që

bëhet për një gdhendje me reliev dhe që

shërben për të nxjerrë prej saj kopje të

tjera.

* Doli nga ama i kaloi kujtë, e shkeli

rregullin e zakonshëm e të lejueshëm. E

shtie në amë e sjell përsëri brenda kujve,

e vë në udhë.

4

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!