25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

CIPULL I m. etnogr. Vel i hollë që i hidhej

nuses në kokë; nape.

CIPULL II m. Fik që bën kokrra të mëdha e në

ngjyrë të kuqërreme, të cilave, kur piqen,

u pëlcet lëkura.

CITOS I kal. Mbërthej me gjilpërë, zë, kap;

ngul (një gjilpërë).

CITOS II kal. 1. Mbush me të rrasur, e zë

mirë me të ngjeshur; fut e ngjesh; mbush

plot sa nuk nxë më. Citos thesin. Citos

vrimat. Citos gardhin.

2. Mbështjell mirë me rroba, ia ngjesh

mirë anash rrobat e shtratit.

CITOSEM I vetv. 1. Mbërthehem me gjilpërë,

kap diçka në trupin tim me gjilpërë.

2. Pës. e CITOS I.

CITOSEM II vetv. 1. Mbushem plot sa nuk

nxë më.

2. Mbështillem mirë e mirë, mbulohem

mirë me rrobat e shtratit.

CJAP I EGËR zool. Kafshë përtypëse e ngjashme

me cjapin, me brirë të gjatë që

rron në male të larta e të thepisura.

CULE I f. kryes. 1. Shtresat e mbulesat për të

fjetur. Culet e foshnjës shpërgënjtë. Bie

(futet) në cule. Shtroj (ngre) culet. Marr

culet në krahë.

2. Rroba të vjetra, zhele. Vishej me cule.

CULE II f. shih CYL/E, ∼JA.

CULLOHEM I vetv. krahin. Bëhem si fëmijë.

CULLOHEM II vetv. krahin. Më fryhet

barku.

CUMËR I m. 1. Copë e shkurtër trungu,

që shërben për t'u ulur në të ose për të

mbështetur diçka mbi të. Pres një cumër.

Rri në cumër.

2. krahin. Bucelë.

CUMËR II m. zool. Lloj qefulli me trup boshtor

e të zhdërvjellët, qefulli i verës, gushtak.

CUMRAK I m. 1. Cung i vogël, cumër i vogël.

Ulem në një cumrak. Pres mishin në cumrak.

2. shih CUNG,∼U 3. I mbetën krahët

cumrakë.

3. g. Njeri shumë i shkurtër; burrac;

fëmijë i vogël me shtat të parritur ende.

CUMRAK II m. zool. Cumër i vogël

ÇAFËR I m. 1. zool. Peshk pendëkuq i

ujërave të ëmbla, i gjatë një pëllëmbë, me

bark të gjerë e me shumë hala.

2. g. Fëmijë i shkathët e i mprehtë. E

ka djalin çafër.

ÇAFËR II m. bot. Lloj gruri me kokrra të

mëdha e të rrumbullakëta.

ÇAFKË I f. 1. zool. Shpend uji, që ka qafë

të gjatë e këmbë të gjata, sqep të hollë

dhe një tufë puplash të zeza në krye; gatë.

Çafka e bardhë. Çafka e kuqe. Çafka e

përhime. Çafkë deti.

2. g. Grua e dobët dhe e hollë.

ÇAFKË II f. 1. Filxhan ose gotë me vegjë

për të pirë. Çafkë uji. Çafkë me raki

(me qumësht). Mbush një çafkë. Pi një

çafkë.

2. Maja e kokës, buti i kresë. Çafka e

kokës. I ra në çafkë. I çau çafkën. Po me

luan çafka e kokës po më luan mendja.

Mblidhe çafkën! mblidhe mendjen!

3. Tufë pendësh në majë të kokës së

pulave ose të disa zogjve; kaçul. Çafka e

këndesit lafsha e këndesit. Pulë me çafkë.

Ka një çafkë në kokë. Mban çafkën përpjetë.

4. Lëvozhgë, gujavë. Çafka e vezës.

Çafka e lajthisë.

ÇAKË I f. Vendi ku ndahet uji i një vije që të

kalojë në arë për ta ujitur; presë. Çakat

e arës. Hap (mbyll) çakën. I vë një plis

çakës. Kthej ujin te çaka.

ÇAKË II f. Këmborë e vogël që u varet lopëve

e qeve. Tingëllima e çakave. I vuri një

çakë. I ra çaka.

30

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!