25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

drejtë. Ra në betejë (në luftë, në fushën

e nderit, në krye të detyrës). Ra dëshmor

(si hero, heroikisht). Ra për liri (për atdhe).

Ra i (theror). Një bie, mijëra

ngrihen.

6. vet. veta III. Rrjedh teposhtë, kullon,

del e shkon poshtë; bised. derdhet

(për lumin, përruan etj.). Bie ujëvara

(rrëkeja, çurka). Më bien lot. Më bie

gjak nga hundët. I bien jargë. Më bien

djersë. Bie pikë-pikë. Lumi bie në det.

7. vet. veta III. Rrëzohet mbi tokë

nga lart (për reshjet); përhapet mbi tokë

e mbi sendet, mbulon tokën e sendet.

Bie shi (borë, breshër, llohë, vesë). Bie

brymë.

Bie mjegull. Bie pluhuri (tymi). Bie me

shtamba (me rrëshekë). Fryn e bie.

8. vet. veta III. Varet lirshëm teposhtë;

ulet e mbështetet lirshëm mbi diçka

tjetër, shtrihet mbi diçka. Bie perdja. I

ranë krahët poshtë. I kanë rënë supet. I

ranë pantallonat. I ra koka në gjoks. I

bien okët mbi supe (mbi ballë). I bie

kapela mbi sy.

I ka rënë gusha. I kanë rënë faqet.

9. Heq dorë nga qëndresa, pushoj qëndresën,

dorëzohem (për kala, për qytete,

për shtete). Ra qyteti. Ra kështjella

(kalaja). Ra perandoria. Ra pa luftë.

10. Zbres nga fuqia, humbas pushtetin,

vendin, detyrën etj.; caktohem në një detyrë

më të ulët; vet. veta III humbet

fuqinë vepruese, nuk vepron më, shfuqizohet

(për ligjet. etj.). Ra qeveria (kabineti).

Ra nga fuqia (nga froni). Bie një

ligj nga fuqia.

Ra ky mendim.

11. vet. veta III. Zbret pjerrtas ose pingul,

shkon drejt një vendi më të ulët.

Shkëmbi bie thikë. Shpati bie pingul

(pjerrtas). Kodra bie butë. Bie shkallëshkallë.

12. Shikoj në një drejtim, përshkoj; i

dal; vet. veta III kalon, del. I bie fushës

(bregut të lumit). Bjeri vaut! I bie nga

kjo rrugë. I bie shkurt (drejt, rrotull,

qark, anash, nga e majta, nga qendra).

I ra kryq e tërthor (pash më pash). I ra

lumit tej për tej. I ra me not. I bie përpara

i dal përpara. I ra prapa (pas) e

ndoqi riga pas. I ka rënë botës mbarë.

13. Zbres, lëviz tatëpjetë; shpërngulem

e zbres nga një krahinë më e lartë dhe

vendosem në një më të ulët; vij a shpërngulem

nga malësia në fushë ose nga fshati

në qytet. Ra në fushë. Ranë në Shkodër.

14. bised. Vete për të bujtur, shkoj për

të kaluar natën. Ranë te një mik. Ra në

hotel.

I ra në shtëpi.

15. vet. veta III. Ulet, pakësohet (si

numër, si sasi, si vëllim etj.); edhe veta I

më ulet vlera, humbas cilësinë, zbres në

një shkallë më poshtë. Bie numri. Ra

çmimi.

Ranë aksionet. Ra kursi. Ra shpejtësia.

Ra prodhimi. Ra lumi. Ra niveli. Ra

në kategorinë e dytë. Ra goma u shfry

goma. I ra barku. I ra vlera (ndikimi,

autoriteti).

16. vet. veta III. Pakëson a humbet forcën

e vet, i ulet vrulli, dobësohet, zbutet.

Ra era (deti). Ra të nxehtët (të ftohtët).

Flakët po binin. Bie fashë qetësohet,

pushon.

I ranë ethet. I ra temperatura. Ra trysnia.

Ra vrulli (ritmi). I ra gëzimi (entuziazmi).

I ra inati (zemërimi). Biseda ra. Ra

kureshtja (interesimi). Puna nuk binte.

17. g. Humb vlerat a cilësitë e mira; më

keqësohet gjendja; ulem nga ana morale,

marr të tatëpjetën. Ra nga mjeshtëria

(nga zanati). Ka rënë në mësime. Bie

nga shëndeti. Ra nga gjendja. Ra në sytë

e të tjerëve. Ra moralisht (shpirtërisht).

Ka rënë, s'është më i pari. Sa poshtë ka

rënë.

18. vet. veta III. Ndodh, vjen rastësisht;

qëllon. rastis; e merr, e prek, e

përfshin (kryes. me një trajtë të shkurtër

të përemrit vetor në r. dhanore). Më ra

udha (rruga). Më ra rasti. Më ra puna.

16

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!