25.11.2014 Views

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

Homonimet në FGJSSH - Shkenca.org

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2. Rre, glistër. Bar bubash. Ka buba.

Ngjyrë bube ngjyrë e verdheme.

3. Rrëshqanor që të ha (gjarpër, zhapi

etj.).

4. Morr i vogël.

5. krahin. Pushi i një rrobe të leshtë.

Buba e shajakut (e velenxës).

BUBË II f. mit. 1. Qenie fantastike,

që, sipas paragjykimeve, përfytyrohej si

përbindësh a si gjarpër i madh, me të

cilin trembnin zakonisht fëmijët e vegjël;

gogol, vovë. E fryftë buba! mallk.

2. Dordolec.

* U bë bubë u bë tmerri i të tjerëve, u

bë gogol për dikë. Ia bëri bubë një punë

ia bëri të tmerrshme, ia bëri gogol.

BUBURIZË I f. 1. Kokrrizë gjalpi që del përsipër,

kur rrahim qumështin në tundës.

2. Buburiskë.

BUBURIZË II f. zool. 1. Mollëkuqe.

2. Morr i vogël bimësh e pemësh, zakonisht

i gjelbër a me pika.

BUÇ I m. krahin. Xhungë, bullungë. Buçi i

lisit. Buçi i gishtit. Iu bë një buç.

* Vë buç nxjerr bark, fryhet më një anë.

BUÇ II m. zool. krahin. Gjarpër, nepërkë.

* Bar buçi bot. shih te BAR,∼I I.

BUKATOR I m. Punëtori që fut duajt e grurit

në makinën

BUKATOR II m. Pjatë a enë e thellë, që nxë

miell sa për të bërë një bukë.

BUKËL I f. zool. Kafshë e vogël mishngrënëse

e familjes së kunadhes, me trup të hollë

e të shkathët, me qime të murrme pak si

të kuqërreme sipër e të bardha në bark;

nuselalë, bishtafurkë. Lëkurë bukle.

* U ka hyrë bukla u ka ardhur njeriu që

duhej dhe i ka kapur një e nga një në faj,

ua ka zbuluar fajet.

BUKËL II f. Tufë e trashë okësh, e dredhur

si kaçurrel.

BULMETORE I f. 1. Dyqan bulmeti. Bulmetorja

e lagjes.

2. vjet. Punishte për përpunimin e

qumështit, punishte bulmeti.

BULMETORE II f. Fem. e BULMETOR,∼I.

BUNGË II f. 1. shih XHUNG/Ë,∼A. Bungë

druri (ulliri). Bungat e qafës. Dru me

bunga.

2. g. Lëmsh, komb, nyje që të bëhet në

fyt a në zemër nga hidhërimi, nga vuajtjet

etj. Ka (iu bë) një bungë. M'u

mblodh bungë.

BUQICË I f. Dry. I vuri buqicën. Mbyll me

buqicë.

BUQICË II f. zool. Zog i vogël sa një trumcak,

me ngjyrë të blertë si në të hirtë,

që e ndërton çerdhen si të dallëndyshes

nëpër guva e shpella.

BURI I f. shih BORI,∼A.

BURI II f. Sasi e madhe, shumicë, mori,

mbushullim. Buri pemësh. Buri kafshësh.

Ka me buri.

BURI III f. Bucelë uji. Buri druri.

BURMË I f. 1. Vidhë e vogël. Koka e burmës.

Mbërthej me burmë.

2. shih BURGJI,∼A 2. Burma e sahatit.

* I janë liruar (i kanë luajtur) burmat

(vidhat, burgjitë) dikujt shih te

VIDH/Ë,∼A. Ia di (ia njoh) burmat (vidhat)

dikujt ia gjej pikën ku mund të

kapem, ia gjej vendin dikujt ku duhet

të kapem për të zbërthyer diçka etj. Ia

gjeti burmat (vidhat, burgjitë) shih te

VIDH/Ë,∼A.

BURMË II f. Fik i rreshkur, rrekë. Një varg

me burma. Është bërë burmë.

BURMË III f. 1. Gropëz në mjekër a në

faqe, qukë. Burmat e faqeve. Burma e

mjekrës. Burmat e fëmijërisë. I bëhen

burma kur qesh.

2. Gropëz a vrimë e vogël, që mban diçka

(si bubëza e pushkës, kupëza e lules etj.).

Burma e pushkës.

26

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!