29.11.2014 Views

Edukata shoqërore 4 - Albas

Edukata shoqërore 4 - Albas

Edukata shoqërore 4 - Albas

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Libër mësuesi për tekstin “Edukata shoqërore 4”

Tema 1. Respektoj këdo dhe kudo

KAPITULLI I

KULTURA

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi duhet të jetë i aftë:

• Të tregojë raste të respektit ndaj të tjerëve.

• Të flasë për rëndësinë e respektit brenda grupit shoqëror.

• Të identifikojë raste të respektit në aspekte të ndryshme jetësore.

Fjalë kyç:

respekt, grup shoqëror, mirëkuptim, mendoj ndryshe.

Mjetet: teksti, pamje të mjedisit ku jetojmë, maska.

Aftësitë: të folurit, të diskutuarit.

Struktura PNP Metoda, teknika e veprimtari Koha

Parashikimi

Pyetja e ditës

Ndërtimi i njohurive

Bashkëbisedojmë së bashku

Përforcimi

Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi: Pyetja e ditës

Në një tabak të bardhë letre shkruhet pyetja:

- A duhet të flasim kur jemi duke ngrënë në tryezë?

Secili nxënës me lapostil shkruan mendimin e tij në tabakun e letrës. Lexohen me vëmendje mendimet dhe

grupohen ato.

- A menduat të gjithë njëlloj për këtë problem? Pse? (Në një grup bëhet e njëjta veprimtari, por mendimet

individuale janë të ndryshme.)

Ndërtimi i njohurive: Bashkëbisedojmë së bashku

Hapet teksti. Lexohet situata e dhënë në klasën e Altinit. Bashkëbisedohet me nxënësit për mendimet e

dhëna nga grupet e klasës së Altinit. Ata i krahasojnë mendimet e tyre me ato të tekstit. Dëgjohen me kujdes

nga mësuesi/ja, duke respektuar mendimet e çdo nxënësi.

Loja me maska:

Në klasë janë 34 nxënës. Secili vendos para fytyrës maskën e njëllojtë. Për t’u dalluar nga njëri-tjetri do të

përdoren numrat 1, 2, 3 ..... e kështu me radhë. Mësuesi/ja i thërret nxënësit me numrat përkatës.

Pyeten nxënësit:

- Si u ndjetë kur të gjithë kishit të njëjtën fytyrë?

- Si ndiheni kur ju thërrasin me numër dhe jo me emër?

- Po mendimet a janë të njëjta si maskat tuaja?

Përforcimi: Punë në grupe

Ndahet klasa në tri grupe. Secili grup krijon një poster për të dhënë mesazhin: “Të ndryshëm është më mirë,

i ndryshëm është bukur”.

P.sh.: Situata. Një fëmijë i liron vendin një të moshuari në autobus.

Jepni mendimin tuaj për situatën e çdo anëtari të grupit.

138

Ai ......... Situata

Ti............

Detyrë shtëpie. Sillni për orën tjetër foto të familjes në gëzime dhe festa të ndryshme.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!