14.04.2015 Views

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

1 pixel

Çdo pixel paraqitet me një bit: 0 neqoftëse ngjyra është e bardhë

dhe 1 nëqoftëse ngjyra është e zezë. Në këtë mënyrë formohet një

bitmap, d.m.th. një hartë bitesh që paraqet çdo pixel të figurës.

Duke përdorur një bit për pixel mund të paraqiten vetëm dy ngjyra; për

të shtuar numrin e ngjyrave duhen më shumë bit . Për shembull për 16

ngjyra duhen 4 bit sepse 2 4 = 16, për 256 ngjyra duhen 8 bit sepse 2 8 =

256.

Edhe informacioni zanor është koduar me një teknikë analoge si kjo e

përdorur për figurën.

Një grup prej 1000 byte-sh quhet një kilobyte por bazuar në mënyrën se

si kompjuteri kalkulon bit-et, grupi prej 1024 byte-sh quhet një kilobyte

ose KB. Grupi prej 1 000 000 byte-sh quhet një megabyte ose MG, por në

fakt 1 MB quhet grupi prej 1 024 000 byte-sh. Grupi prej 1 000 000 000

byte-sh, ose më mirë, grupi prej 1073 741 024 byte-sh quhet një gigabyte

ose GB.

Logjika e sistemeve të operimit. Algjebra e Boole-it

Jo vetëm arithmetika por edhe logjika e sistemeve të operimit është

binare. Kjo logjikë determinohet nga qarqet elektrikë që përcaktojnë

mënyrën e shfrytëzimit të tyre për progamim.

Logjika e përdorur njihet si algjebra e Boole-it sipas emrit të

matematikanit anglez që e formalizoi në vitin 1800.

Algjebra e Boole-it ka si objekt përcaktimin e vërtetësisë ose jovërtetësisë

së çdo lloj pohimi. Çdo pohim i nënshtrohet një veprimi

llogjik që bën vlerësimin e vërtetësisë së tij. Më poshtë do shohim disa

nga këto veprime.

P

G

V

P

not p

V

G

0 1

1 0

not p

Veprimi llogjik më i thjeshtë është ai i mohimit not,

që konsiston në mohimin e pohimit të dhënë;

nëqoftëse pohimi është jo i vërtetë, mohimi i tij do të

jetë i vërtetë dhe anasjelltas. P. sh. Pohimi “ky libër

flet për Shqipërinë” nuk është i vërtetë, rrjedhimisht

mohimi i tij “ky libër nuk flet për Shqipërinë” është i

vërtetë.

Vlerat e vërtetësisë të veprimeve logjike paraqiten

në tabelën e vërtetësisë, për mohimin kemi, në

figurën majtas, ku p është një pohim i gjeneruar

29

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!