14.04.2015 Views

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndër ta Alan Turing, por nuk mundën teknikisht. Turing propozoi një

“Universal Machine” – Makinë Universale- e aftë për të “kompjutuar”

çdo algoritëm në 1937.

George Steblitz (1940), i Laboratorëve të Bell-it, përdori makinën teletajp

në Dartmouth College në New Hampshire për të transmetuar një

problem te Kalkulatori i tij i Numrave Kompleksë, në New York, dhe

mori rezultatet. Ishte shembulli i parë i një network (rrjetë pune).

Në fillim në Poloni dhe pastaj në Britaninë e Madhe dhe ShBA, u

zbërthye kodi ENIGMA. Informacioni i marrë nga kjo shkurtoi kohën e

luftës. Për të zbërthyer kodin britanikët, të drejtuar nga Turing, ndërtuan

kompjuterin Colossus Mark I. Ekzistenca e kësaj makine u konsiderua

sekret nga qeveria britanike deri në 1970. Flota e ShBA-së, e ndihmuar

deri në një farë mase nga britanikët, ndërtoi një makinë të aftë për të

zbërthyer jo vetëm kodin gjerman por edhe kodin japonez.

Në 1943 me ndërtimin e makinës ENIAC (Electronic Numerical

Integrator And Computer) u morrën John Mauchly dhe J. Presper Eckert

nga Moore School of Engineering të Universitetit të Pensilvanisë, të cilët

u ndihmuan nga John von Neumann e të tjerë.

Në 1944 u paraqit Harvard Mark I, i cili “kompjutonte” tabela

komplekse për Flotën e ShBA. Ai përdorte një shirit letre për të ruajtur

instruksionet.

Në vitin 1945, Von Neumann propozon konceptin e « programit të

ruajtur » në një artikull që nuk u botua kurrë zyrtarisht.

Këto makina u përdorën megjithë difektet që paraqitën, ndërsa

njëkohësisht punohej për një makinë më moderne, EDVAC. Kjo u njoh

më vonë nga zyra e patentave e ShBA si kompjuteri i parë.

Një vit më vonë shkencëtarët e Bell Labs përfunduan punën mbi

tranzistorët ( John Bardeen, Walter Brattain dhe William Shockley morën

çmimin NOBEL në Fizikë në 1956). Nga viti 1948 shumë ekipe në botë

punonin për makinën me “program të ruajtur”. E para, e quajtura

“Baby”, është prototipi e një makine shumë më të madhe në ndërtim në

Britani, u paraqit në 1948.

UNIVAC, kompjuter i paraqitur në 1951, i cili u krijua me mbështetjen e

qeverisë dhe ushtrisë së SHBA, rezultoi një humbje e madhe financiare.

Një vit më vonë Grace Hopper, një informaticiene e shquar e kësaj

kompanie, propozoi “software-in e ripërdorshëm”, segmente të koduar

që mund të hiqeshin dhe të shtoheshin sipas instruksioneve në një “

gjuhë të nivelit më të lartë”. Hopper e rishikoi këtë koncept në mbi 20

vitet pasues dhe idetë e saj u bënë pjesë integrale e të gjithë

kompjuterave modernë. 46 kompjutera UNIVAC u prodhuan për të

parashikuar rezultatet e Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 1952.

9

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!