14.04.2015 Views

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

7 INFORMATIKA - Shtepia Botuese Uegen

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Për të mbyllur kompjuterin, lëvizni mouse-in deri sa kursori të shkojë në

fund të ekranit, mbi butonin ‘Start’. Klikoni mbi të dhe do të shfaqet një

menu. Klikoni mbi butonin ‘Turn Off Computer’ dhe kompjuteri

mbyllet vetë në mënyrë automatike, ose e mbyll kompjuterin me buton

mbasi shfaqet ‘It is now safe to turn off your computer’. Nëqoftëse nuk i

ndiqni këto hapa në mbylljen e kompjuterit, kjo mund ta dëmtojë

kompjuterin.

Shumica e kompjuterave përdorin një OS të quajtur Microsoft

Windows. Të gjithë OS dhe programet kanë të njëjtat karakteristika e

përdorin ose jo Windows-in, por të gjithë kompjuterat që kanë Windows

do të kenë këto karakteristika me këto emra , si më poshtë. Folëm më

parë për hapjen e kompjuterit dhe kutinë logging-in. Figura që del në

ekran mbasi klikojmë mbi loging-in quhet Desktop. Shumica e gjërave

në kompjuter kanë marrë emra si në jetën reale dhe përdoren në mënyrë

të ngjashme. Tamam si një desktop real (desktop do të thotë syprinë

tavoline), desktopi në kompjuter është vendi ku vendos mjetet e punës

dhe ku do të fusësh të dhënat.

Desktop: Desktopi është faqja që hapet në ekranin e monitorit menjëherë

mbas logging-in. Ai përmban ikona.

Mbi desktop shohim të vendosura disa figura të vogla, me etiketa, që

quhen ikona (icons). Ato quhen kështu sepse përfaqësojnë diçka tjetër.

Ikonat zakonisht paraqesin programe, por ndonjëherë dhe bashkësi të

dhënash. Klikimi i dyfishtë ose dyfish-klikimi (klikim dy herë me

shpejtësi) mbi një prej këtyre ikonave hap atë që ikona përfaqëson, teksti

tregon se çfarë ajo përfaqëson.

Ikonat: Figura që përfaqësojnë një program , një bashkësi

të dhënash ose një funksion programi.

Në fund të desktopit shohim një bar (shirit), i cili mund të ndodhet në një

anë tjetër të desktopit. Ky shirit fillon me butonin Start .

Nëqoftëse nuk e shikoni, çoni kursorin me mouse në pjesën e fundit të

ekranit, ku ai ndodhet dhe bar-i do të shfaqet. Quhet Start bar.

Start-bar: Start-bari është shiriti i vendosur në një anë të desktopit. Ai

përdoret për fillimin e programeve ose hapjen e dritares së një programi

të hapur.

35

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!