13.07.2015 Views

5K - UNEP

5K - UNEP

5K - UNEP

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4Gjendja e mjedisit dhe vendbanimeve civile n‘ RFJ, para konfliktit t‘ Kosov‘ZanafillaPara Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia ishte një vend i pazhvilluar dhe kryesishtbujqësor. Nga 1950 deri në 1970, vendi pati një zhvillim shumë të madh dhe rritjeekonomike, me një normë industrializimi dhe urbanizlmi midis më të lartave në botë.Kjo rritje bazohej kryesisht në modelin e industrializimit tradicional, me përdorimin elartë të energjisë dhe të lëndëve të papërpunuara, që ndikonin në mënyrë të rëndësishmembi burimet natyrore dhe mjedisin. Kjo solli si rezultat pakësimin e sipërfaqesme pyje, keqësimin e cilësisë së ujit në lumenj dhe liqene dhe një rritje të ndotjes së ajritnë zonat urbane dhe industriale. Gjithashtu, një rritje e shpejtë dhe pjesërisht e pakontrolluarurbane, çoi në një numër problemesh për mjedisin. Gjatë viteve 80-të,Jugosllavia përballoi një amulli ekonomike që solli më së fundi reformat rrënjësoreinstitucionale në 1989, që u pasuan nga pavarësia e disa Republikave jugosllave në 1991dhe 1992. Shpërbërja e tregut të përbashkët të ish Republikës Socialiste Federative tëJugosllavisë (RFSJ) dhe sanksionet e imponuara nga Kombet e Bashkuara gjatë 1990-tës, çuan në një ulje dramatike të veprimtarive ekonomike, të cilat u përtërinë pakvetëm pas programit stabilizues të 1994-tës. Rënia ekonomike dhe sanksionet eKombeve të Bashkuara ndaj RFJ çuan në përgjithësi në një ndotje të pakët të ajrit dhetë ujit. Megjithatë, u vërejtën pasoja negative për mjedisin, veçanërisht si rezultat i rritjessë përdorimit të karburanteve me cilësi të ulët dhe investimeve të pakta të industrisënë mbrojtjen e mjedisit. (shih bibliografinë, nr. 33&36). Ndërprerja ebashkëpunimit ndërkombëtar pati një ndikim të padiskutueshëm negativ në drejtimine mjedisit dhe në zhvillimin institucional në RFJ.Probleme te mjedisit■ AjriNdotja e ajrit në RFJ është mjaft e madhe, por përqëndrohet sidomos në qytete dhenë zonat industriale. Burimet kryesore të ndotjes së ajrit janë uzinat e energjisë termikedhe të ngrohjes, ngrohja e banesave, mjetet e motorizuara dhe proceset industriale.Përdorimi jo i mirë i energjisë, sistemi i pakualifikuar i drejtimit dhe efektshmëriae ulët teknike e pajisjeve, e acaron gjendjen. Cilësia e ajrit përcaktohet dukematur përhapjen e dyoksidit të squfurit dhe oksideve të nitrogjenit. Rregullisht janëshpallur masa për vendin në tërësi dhe për zonat ubane.■ UjiBurimet kryesore të ndotjes së ujit janë vendbanimet civile, industria dhe bujqësia.Një masë e rëndësishme e ndotjes hyn në vend nëpërmjet lumenjve; kështu, RFJ ka

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!