13.07.2015 Views

5K - UNEP

5K - UNEP

5K - UNEP

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Misionet u organizuan në një mënyrë të tillë që përveç personelit të <strong>UNEP</strong> dheUNCHS, të merrte pjesë dhe një grup përfaqësues dhe ekspertësh të pavarurndërkombëtarë, nga vende të ndryshme. Si rrjedhim, ky raport përfundimtar i BTFpërfaqëson rezultatin e përbashkët të konkluzioneve të misionit dhe punës kërkimoretë hollësishme të ekspertëve. Vendet që do të vizitoheshin nga misione të ndryshme uzgjodhën në bazë të të dhënave të shqyrtuara në mënyrë sistematike, mbledhur nganjë sërë burimesh, si dhe studimit paraprak në terren, nga 17 deri më 21 qershor.Ndërsa këto vende u konsideruan nga BTF si më të prekurat, përsa i përket pasojavetë konfliktit mbi mjedisin, duhet të theksojmë se nuk është e mundur të merret përsipërhulumtimi i plotë i çdo lokaliteti të bombarduar.Misioni i parë teknik vizitoi rajonet kryesore të mëposhtme (shih hartën nr.4 dhe5) : Pançevë, Novi Sad, Kragujevac, Bor, Prishtinë, Nish, Novi Beograd, Obrenovaç,Kraljevë dhe Prahovë. Misioni përbëhej nga 16 ekspertë dhe dy laboratorë tëlëvizshëm nga Danimarka dhe Gjermania, të specializuar në ndotjet e mjedisit. Umorën mostra nga toka, ajri dhe nga ujrat nëntokësore dhe u analizuan çdonjëri nëvend, duke përdorur laboratoret e lëvizshëm, ose duke i dërguar mostrat në laboratorenë Danimarkë dhe Gjermani. Kërkime u bënë edhe në qendrat e bombarduara industrialedhe në zonat rreth tyre. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndotjes së mundshmetë tokave agrare që ndodheshin pranë objekteve të bombarduara.Në misionin në terren, në zonën e Danubit, i cili u organizua në bashkëpunimtë plotë me Komisionin Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Lumit Danub (ICPDR),morën pjesë nëntë studjues. Vendet kryesore që u vizituan ishin Novi Sad, Pançevë,rezervuari “Porta e Hekurt„ dhe lumenjtë e Lepenicës dhe Moravës, degë të lumitDanub, pranë Kragujevaçit. Puna shkencore u përqëndrua kryesisht në mostrat e ujittë lumit, shtratit të tij dhe llumit të brigjeve, midhjeve dhe jokurrizorëve të tjerë tëmëdhenj. Si krahasim, u morën mostra mbi dhe poshtë zonave industriale. Mostrat uanalizuan në një laborator të specializuar në Hungari.Misioni për biodiversitetin, i përbërë nga pesë shkencëtarë, vizitoi ParkunKombëtar të Fruska Gorës, Parkun Kombëtar të Kopaonikut dhe Zlatibor në Serbidhe Liqenin e Shkodrës në Mal të Zi (shih hartën nr. 3).Gjatë misioneve në terren, Task Force për Ballkanin organizoi mbledhje me personate interesuar, në Beograd, Pançevë, Novi Sad dhe Nish, me përfaqësues tëOrganizatave Joqeveritare (NGO) lokale, me ekspertët e mjedisit dhe me autoritetetlokale (shpesh në opozitë politike me Beogradin).Ekipi i UNCHS (Habitat) filloi punën e tij në Kosovë, në korrik. Tani ai ka hyrënë fazën e parë vendimtare të zbatimit të projektit, në sferat e qeverisjes bashkiake,zgjidhjes së çështjes së strehimit dhe të të drejtave të pronës, si dhe të zhvillimit të sistemittë informimit kadastror. Gjithashtu, u bënë analiza mbi fushën e mjedisit dhembi kuadrin insititucional në krahinën e Kosovës.2Parath‘nie

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!