13.07.2015 Views

5K - UNEP

5K - UNEP

5K - UNEP

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Konflikti i Kosov‘s Ð Pasojat p‘r Mjedisin & Vendbanimet civilejtje të përshtatshme të mjedisit dhe pa zgjedhur vendin e duhur për vendosjen e fabrikavetë mirëfillta industriale, gjë që çoi në prishjen serioze të mjedisit, me pasoja përshëndetin e popullsisë lokale. Vatra të rrezikshme të ndotjes së mjedisit në Kosovë janëMitrovica e Kosovës (minierat e plumbit dhe të zinkut dhe industria e ngjashme meto), Obiliq (tip i hapur minierash linjiti dhe të industrive energjetike, të ngjashme meto), Glogovc (minierat e hekur-nikelit dhe industria metalurgjike dhe Elez Han(gurore me gur gëlqereje dhe fabrikë çimentoje) (shih bibliografinë nr. 35).Politika e mjedisit, legjislacioni dheinstitucionetMbrojtja e mjedisit në Jugosllavi filloi seriozisht në 1970. Politika e përgjithshme,kuadri ligjor dhe institucional pati një ngjashmëri të rëndësishme me ato të katërvendeve të tjera të rajonit. Për shembull, brenda Republikës Federale të Jugosllavisë,ka një dekret të politikës së mjedisit, një njohje kushtetuese të së drejtës për një mjedistë shëndetshëm, një kuadër ligji mjedisi dhe një legjislacion për studimin e pasojavembi mjedisin (Sërbia). Ekzistojnë ministritë e mjedisit në nivelin federal dhe në Sërbidhe në Mal të Zi. Është vendosur legjislacioni sektorial për ajrin, ujin, tokën,pasurinë natyrore/kulturore, planifikimi i hapësirës/vendbanimeve, dhe mbeturinave/kimikateve,duke përfshirë një numër të madh ligjesh (më tepër se 150) dherregullore të tjera (më tepër se 100) në të gjitha nivelet.Se deri në çfarë mase zbatohen dhe janë të detyrueshme efektivisht mjete të tilla drejtimi,kjo është më pak e qartë. Në bazë të të dhënave, me rënien ekonomike dhe rritjene izolimit ndërkombëtar të vendit, u keqësuan kushtet e punës në ministritë dhenë degë të tjera të shërbimit publik.Pjesëmarrja publike në problemet e mjedisit mund të konsiderohet e dobët,madje edhe në konteksin e marrjeve të vendimeve lokale dhe në procedurat e studimittë ndikimit mbi mjedisin. Atje ka një shumëllojshmëri të madhe të organizatavejoqeveritare (NGO) që merren me mjedisin. Shumë prej tyre kanë një përvojë të konsiderueshmedhe përbëjnë një burim të rëndësishëm dhe të aftë informimi.Megjithatë, shumica janë gjithashtu përballë vështirësish ekonomike dhe pakësimit nëanëtarë.E drejta e marrjes së informatave mbi mjedisin – pavarësisht nga legjislacionii gjerë dhe mjaft progresiv – në të vërtetë nuk është aq e madhe. Në shkallë kombëtare,është e vështirë të gjenden me lehtësi rezultatet e informacionit për mjedisin,të siguruara nga burimet zyrtare. Po ashtu, në nivelin lokal, duket se individëthasin vështirësi për të gjetur informacionin që u nevojitet. RFJ nuk e ka nënshkruarakoma Konventën Aarhus për mundësinë e informimit, të pjesëmarrjespublike në vendimmarrje dhe në mundësinë e ngritjes në organet e drejtësisë përproblemet e mjedisit. Megjithatë, qeveria federale duket se është e vetëdijshme për2 6 27

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!