13.07.2015 Views

5K - UNEP

5K - UNEP

5K - UNEP

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Konflikti i Kosov‘s Ð Pasojat p‘r Mjedisin & Vendbanimet civileAneksi IIFjalorth me sh‘nimeAmoniaku (NH 3 ) – Amoniaku është kimikat që krijohet në natyrë, për shembullnga dekompozimi i plehut organik dhe nga bimët e thara dhe kafshët. Ai është ipranishëm në ujë, në tokë dhe në ajër dhe shërben si burim nitrogjeni për bimët dhekafshët. Gjithashtu amoniaku prodhohet në mënyrë industriale, kryesisht për përdoriminsi pleh kimik. Një pjesë e vogël përdoret për prodhimin e plastikës, fibravesintetike dhe eksploziveve. Nuk është i përhershëm në mjedis, por një sasi tepër emadhe në mjedis, si në një qendër mbeturinash të rrezikshme, shoqërohet me veprimtarianthropogjenike. Amoniaku është gaz dhe gjithashtu është i tretshëm në ujë, kukrijon amonin. Ekspozimi përballë gazit të amoniakut, me gradacion të lartë ështëvdekjeprurës. Vdekja mund të shkaktohet menjëherë ose nga ndërlikime anësore, pasdisa javësh. Një ekspozim i tillë mund të shkaktojë djegien e lëkurës, syve, fytit dhemushkërive, të cilat nëse janë serioze mund të shkaktojnë një verbim të përhershëm,sëmundje të mushkërive ose vdekje. Një ekspozim për një kohë të shkurtër ndaj amoniakutme gradacion më të ulët shkakton irritime të hundës dhe të grykës. Në laboratorine kafshëve, një ekspozim i gjatë në një ambient me amoniak shkakton inflamaciondhe plagë të aparatit të frymëmarrjes.Angiosarkoma e mëlçisë – Duke ndejtur vazhdimisht në një mjedis ku ka avujtë klorurit të vinilit, zakonisht pas shumë vitesh, tek disa punëtorë është shfaqur njëlloj kanceri i mëlçisë, i quajtur angiosarkoma (ASL). ASL është e rrallë tek njerëzit ezakonshëm.Arseniku (As) – Arseniku është një element që ndeshet në natyrë. Ka forma tëndryshme të arsenikut, organik dhe jo organik. Arseniku prodhohet gjatë shkrirjes sëbakrit dhe të plumbit dhe përdoret në industrinë kimike, për shembull në pesticide.Nëse lëshohet në mjedis, arseniku nuk shpërbëhet por mund të ndryshojë formë. Nërast se lëshohet në mjedisin ujor ai bashkohet me llumin dhe disa peshq dhe molusqeformojnë gradualisht arsenik në indet e tyre. Arseniku ka qënë njohur si helm përnjerëzit qysh në kohë të vjetra dhe doza të mëdha të tretura shkaktojnë vdekje.Punëtorët e ekspozuar ndaj pluhurit të arsenikut jo organik në ajër, kanë acarim tëmembranes mukoze nga hunda dhe gryka. Një ekspozim afatgjatë i punëtorëve ndajarsenikut jo organik rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundje kardiovaskulare dhe pasimarrin kancerin e mushkërisë. Arseniku klasifikohet si një kancerogjen për njerëzit.Benzena (C 6 H 6 ) – Benzena gjendet në mjedis si rezultat i veprimtarisë njerëzoredhe proceseve të natyrës. Kryesisht prodhohet nga burimet e naftës dhe përdoret nëprodhimin e shumë substancave të tjera kimike. Ekspozimi gjatë një kohe të shkurtërpërballë një sasie të madhe benzene mund të shkaktojë irritimin e membranave tëmukozës, shqetësim, tronditje dhe depression. Pengesat në frymëmarrje mund të shkak-8 8 89

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!