21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Procedura për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet t’i plotësojnë vendet e

punës në shërbimin shtetëror ka një rëndësi kruciale për funksionimin e sistemit të

shërbimit shtetëror.

Kjo mund të shqyrtohet dhe analizohet si nga pikëpamja thjesht formale,

ashtu edhe nga pikëpamja e pasojave praktike që më vonë arihet si nga pikëpamja

e mundësive që i krijon për një praktikë tjetërfare nga ajo e parashikuar me ligj.

Pra, nga pikëpamja formale do të mund të thonim se procedura e

përzgjedhjes së kandidatëve nga njëra anë duhet të jetë transparente, e hapur dhe

me rregulla të qarta, e nga ana tjetër fleksibile, që të mund të plotësohen kërkesat

specifike të organeve të caktuara. Duket sikur Ligji për Nëpunës Shtetërorë në

Republikën e Maqedonisë i plotëson parakushtet e sipërpërmendura, që janë në

përputhje me objektivat e zhvillimit të shërbimit shtetëror profesional, kompetent,

efektiv dhe me orientim civil.

Por, varësisht nga fakti se cilat kritere mbizotërojnë në rastin e

përzgjedhjes së kandidatëve, jo vetëm nga pikëpamja formale, por shumë më tepër

nga pikëpamja e praktikës reale, sistemet në përgjithsi ndahen në sistem spoils

(sistemi i presë, i gjahut) dhe në sistem merit (sistemi i aftësive apo siç është

përkthyer në ndonjë vend tjetër sistemi i meritave). Duhet thënë që edhe pse në

radhë të parë përmenden lidhur me përzgjedhjen e nëpunësve shtetërorë, sistemet

spoils dhe meritë vlejnë njësoj edhe për përparimin e nëpunësve shtetërorë.

Në bazën e sistemit spoils, shikuar nga pikëpamja historike 10 , qëndrojnë në

radhë të parë kriteret politike të përzgjedhjes së nëpunësve shtetërorë,

përkatësisht ndërlidhja politike e nëpunësit me partinë në pushtet. Vetë nocioni

spoils (pre, gjah) pëdoret për të treguar se partisë fitimtare që e ka marrë

pushtetin i takon preja (gjahu) e vendeve të nëpunësve dhe e funksioneve, që mund

t’ua ndajë anëtarëve të vet ose ithtarëve të vet. Në kohën më të re, pavarësisht nga

ekzistimi i rregullave formale të cilat garantojnë në njëfarë mase përzgjedhje mbi

bazën e aftësive, si sisteme spoils konsiderohen të gjitha ato sisteme në të cilat,

krahas kriterit të tutorisë politike, mbizotërojnë realisht dhe zbatohen edhe kritere

të tjera të cilat nuk janë të mbështetura në aftësitë, në cilësitë profesionale dhe në

shkathtësitë e kandidatëve, siç janë lidhjet farefisnore (nepotizmi), meritat e

llojeve të ndryshme, lidhjet miqësore dhe lidhjet e tjera personale etj. Edhe pse

këto kritere nuk kanë asgjë të përbashkët me tutorinë politike, epilogu i fundit që e

10 Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sistemi spoils për herë të parë është dokumentuar zyrtarisht në

vitin 1932.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!