21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

periudhën paraprake. Lartësia faktike e pikës, përkatësisht vlera e saj në denarë,

duhet të përcaktohet çdo vit me Ligjin për zbatimin e Buxhetit të Republikës së

Maqedonisë dhe me vendimet për zbatimin e buxhetit të njësive të vetëqeverisjes

vendore, përkatësisht të qytetit të Shkupit. Kjo është në lidhje me dispozitën e

Ligjit që rrogat dhe kompensimet e rrogave të nëpunësve shtetërorë harmonizohen

me mjetet e siguruara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe në buxhetet e

njësive të vetëqeverisjes vendore.

Ligji përcakton gjithashtu se edhe personat e punësuar në shërbimet

publike, në ente dhe në institucione të cilët ushtrojnë funksione nga të besuara nga

shteti si autorizime publike do të marrin rrogë në përputhje me dispozitat me të

cilat përcaktohen rrogat e nëpunësve shtetërorë.

Pjesa e dytë e rrogës bazë, ka të bëjë me vlerësimin e asaj që në mënyrë

kollokviale e quajnë “punë të kaluar”, përkatësisht përvojën paraprake të punës të

nëpunësit shtetëror. Vlera e përvojës së punës të nëpunësit në shkallë vjetore arrin

0,5 % të pjesës së rrogës bazë me të cilën vlerësohet shkalla e arsimimit të tij. Me

fjalë të tjera, po qe se nëpunësi merr 200 pikë në pjesën e rrogës bazë për shkallën

e arsimimit, një vit (i filluar) i stazhit të punës vlersohet në një shumë prej 1 pike.

Kështu, rroga bazë e nëpunësit shtetëror me arsimim të lartë i cili ka 4 vjet përvojë

pune do të jetë gjithsej 204 pikë. Mirëpo, pjesa e rrogës bazë me të cilën vlerësohet

përvoja e punës nuk mund të jetë më e madhe se 20 % e pjesës së rrogës bazë me

të cilën vlerësohet arsimimi i nëpunësit shtetëror.

Pjesa e dytë e komponentës themelore të rrogës së nëpunësit shtetëror është

shtesë e rrogës për titullin. Pas vlerësimit të elementeve objektive, siç janë

arsimimi dhe përvoja e punës në kuadër të rrogës bazë (minimumi që i takon një

nëpunësi shtetëror), shtesa e rrogës për titullin siguron vlerësimin e titullit që e ka

nëpunësi shtetëror. Me fjalë të tjera, nuk bëhet fjalë për vlerësimin e vendit

konkret të punës, por për vlerësimin identik të grupit të njëjtë të vendeve të punës

që bëjnë pjesë në një titull. Ky element në sistemin e rrogave do ta sigurojë

zbatimin e parimit të rrogës së njëjtë për të njëjtën punë, gjë që deri më tash nuk

ka qenë praktikë konsekuente në kuadër të shërbimit shtetëror, e që është bërë e

mundur edhe me unifikimin e titujve për nëpunësit shtetërorë, gjë e cila për herë

të parë është përfshirë në Ligj.

Titulli vlerësohet sipas kritereve: 1) lloji dhe vëllimi i punës; 2)

ndërlikueshmëria dhe 3) përgjegjësia për kryerjen e punës. Së këndejmi, titulli i

udhëheqësit të sektorit, për shembull, ëshë vlerësuar me numër të njëjtë pikësh

dhe kjo është vlera e pikëve që u takon udhëheqësve të sektorëve në të gjitha

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!