21.01.2015 Views

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

sistemi i vendeve të punës

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

drejtë, por e ka edhe për detyrë që ta paralajmërojë mospërputhjen e urdhrit me

Kushtetutën, me ligjin dhe me dispozitat e tjera. Po qe se nëpunësi shtetëror nuk e

paralajmëron nëpunësin shtetëror sipëror të drejtpërdrejtë se urdhri është

jokushtetues, përkatësisht i paligjshëm dhe e zbaton atë, ai do të përgjigjet për

zbatimin e tij njësoj sikurse edhe nëpunësi shtetëror sipëror i drejtpërdrejtë i cili e

ka dhënë urdhrin.

Nga ana tjetër, duke qenë se bëhet fjalë për vlerësimin vetjak të nëpunësit

shtetëror të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë së urdhrit, nuk përjashtohet

mundësia që vlerësimi të jetë i gabuar. Në atë rast, nëpunësi shtetëror është i

detyruar të veprojë në bazë të urdhrit të përsëritur nga eprori, që jepet në formën

me shkrim. Por, situata mund të jetë edhe e anasjelltë: urdhri të jetë vërtet

kundërkushtetues ose i paligjshëm dhe për zbatimin e tij të ngulë këmbë eprori që

e ka dhënë atë. Në rast të tillë, nëpunësi shtetëror do ta zbatojë urdhrin e

përsëritur që është marrë në formën me shkrim, por përsëri, për zbatimin

konsekuent dhe për të garantuar parimin e ligjshmërisë, ligjdhënësi përcakton se

nëpunësi shtetëror nuk është i detyruar të veprojë në bazë të tij në raste të veçanta

kur do të vlerësojë se zbatimi i tij parqet vepër penale. Por, atëherë këtë, në bazë

të kësaj të drejte të tij, përsëri gjenerohet detyrimi i tij që për këtë ta njoftojë

menjëherë nëpunësin shtetëror të drejtpërdrejtë më të lartë se ai i cili e ka dhënë

urdhrin.

Për nëpunësin shtetëror është caktuar detyrimi ligjor që ta ruajë sekretin

shtetëror dhe sekretin zyrtar, sipas mënyrës dhe me kushtet e përcaktuara me ligj

dhe me ndonjë dispozitë tjetër. Detyrimi i ruajtjes së sekretit zyrtar zgjat tre vjet

pas pushimit të shërbimit.

Duhet të theksohen në mënyrë të veçantë edhe detyrimet e nëpunësve

shtetërorë të përcaktuara me Ligjin të cilat shkojnë në drejtim të tillë që shërbimi

shtetëror të orientohet për t’u bërë servis i qytetarëve dhe të transformohet në

servis publik të qytetarëve dhe të subjekteve juridike.

Një prej këtyre detyrimeve ka të bëjë me përforcimin e karakterit

transparent të punës së administratës shtetërore dhe ka të bëjë me faktin se

nëpunësi shtetëror ka për detyrë që, në përputhje me ligjin, në bazë të kërkesave të

qytetarëve, të japë informata për realizimin e të drejtave dhe të interesave të tyre,

kuptohet, përveç informatave që janë të klasifikuara si sekret shtetëror ose zyrtar.

Përcaktimi i këtij detyrimi ka të bëjë me shmangien e konceptit byrokratik

tradicional të mbyllur, i cili pas perdes së sekretit zyrtar dhe shtetëror fshihte

mbrojtjen e byrokracisë nga përgjegjësia për veprimet dhe vendimet e saj. Hapja e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!